Islami dhe ruajtja e identitetit

Intelekti është një dhuratë hyjnore, të cilën Allahu xh. sh. ua ka dhuruar qenieve njerëzore dhe i ka favorizuar mbi të gjitha krijesat e tjera. Myslimanët në themel të ndërtimit të jetës udhëhiqen nga besimi në ''Zotin Një", që i shoqëron ata në të gjithë aktivitetin e tyre jetësor, nga lindja deri në vdekje.

Ky besim ka kultivuar në ndërgjegjen e besimtarëve shumë elemente pozitive të normave etike - morale, që praktikohen në jetën familjare e shoqërore. Ai e ka shoqëruar njeriun gjatë gjithë epokave, nga fillimi i jetës njerëzore e deri më sot dhe ka shërbyer si një element i rëndësishëm në strukturimin shpirtëror të besimtarëve.
Bota shpirtërore, e ushqyer me udhëzimet hyjnore, pasuron tiparet e karakterit të njeriut si besimtar, vetëdijen e vullnetin e mirë për çdo gjë, si dhe ndjenjën e miqësisë e të dashurisë për të tjerët. Për këtë arsye, është domosdoshmëri ushqimi shpirtëror i brezit të ri me mësimet e Islamit.
Vlerat islame janë të amshueshme dhe për këtë shkak formojnë tek individi një personalitet të fuqishëm në këtë botë dhe në botën tjetër. Për rrjedhojë, personaliteti i myslimanit është pasqyrë e vlerave të mëdha, të cilat i përshkruan edhe vetë Kurani famëlartë e për të cilat flasin edhe hadithet e Pejgamberit a. s.
Personaliteti i formuar me vlera të tilla nuk mund të mposhtet në asnjë mënyrë, sepse ngritja e tillë është mbështetur mbi parimet hyjnore, të cilat janë në favor të njeriut. Çdo dispozitë islame është në të mirë të njeriut, sepse buron nga Ai që e ka krijuar njeriun dhe që përkujdeset për mirëqenien e tij.
Në të njëjtën kohë, përmes Kuranit famëlartë njeriu largohet nga besimet e kota dhe të deformuara.
Ai i tregon njeriut se është krijuar për të besuar dhe për të respektuar vetëm Allahun xh.sh.
Islami u ka dhënë vend të posaçëm diturisë, mësimit, logjikës e angazhimit mendor, dhe jo rastësisht Allahu xh. sh. zgjodhi që mesazhi i fundit, dërguar Pejgamberit të fundit, të fillojë pikërisht me kërkesën për lexim (ilere), e cila madje i parapriu edhe kërkesës për adhurim.
Asnjë person, pa marrë parasysh sa të lartë ka statusin, sa të gjera njohuritë dhe sa të kompletuar intelektin, nuk është i vetëmjaftueshëm.
Kur njeriu humb identitetin, humb ndjenjën e përkatësisë. Ndërkaq, Islami për njeriun është identitet dhe përkatësi. Ai i tregon atij rrugën e qartë, shtegun e adhurimit që ofron siguri dhe stabilitet, dhe i jep atij ndjenjën e përkatësisë në një komunitet me një civilizim dhe kulturë të përplotësuar.
Të gjitha mësimet dhe etika islame synojnë ndërtimin e njeriut të civilizuar, me sjellje të pastër, ndjenja të sofistikuara, duke respektuar specifikat dhe të drejtat e të tjerëve, për të bashkëpunuar me ta në një frymë pozitive.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.