Le të ofrojmë alternativë familjare

Institucioni i familjes përbën bërthamën e një shoqërie të shëndoshë. Një vend pa familje i takon një shteti të shthurur i pa identitet.

Evoluimet e shpejta teknologjike e shoqërore në prapaskenën e saj po ndikojnë në ndryshimin e natyrshëm të sjelljes dhe qasjes sonë në përgjithësi si një familje përplot vlera kombëtare e fetare. Ballafaqimi ndaj sfidave bashkëkohore dhe ruajtja identitare familjare apo fetare, domosdoshmërish po transformon shoqërinë tonë nga një institucion familjar me alternativë në një institucion virtual pa alternativën e ruajtjes së vlerave, përmes së cilave është formuar e ruajtur vetë shoqëria jonë.
Institucionet aktuale relevante shoqërore, qofshin ato arsimore, sociale, kulturore apo fetare, ende nuk po arrijnë të ndjekin hapin e transformimit të mirëfilltë shoqëror të natyrshëm si një realitet global i transformimeve, për të ofruar njëkohësisht alternativat e nevojshme shoqërore përballë sfidave e nevojave të saj në familje.
Në njërën anë, institucionet sociale e arsimore po ndjekin një politikë të verbër, në kundërshtim të pjesshëm me vlerat dhe identitetin shoqëror e familjar, duke pasuar më shumë forma organizative e programet arsimore të një vendi tjetër apo kulture sesa politika të hartuara e të mirëfillta programore konform vlerave dhe nevojave shoqërore. Ndërsa në anën tjetër, institucionet fetare me mekanizmat e saj, gjithashtu nuk po arrijnë të ndërtojnë mekanizma të rinj alternativë ndaj sfidave bashkëkohore familjare.
Në raste fare të pjesshme, ndoshta ofrohen alternativa të një dimensioni tjetër zonal e shoqëror apo edhe kontinental si një imitues i verbër zëvendësues, gjithsesi kjo nuk ofron alternativën e duhur për sfidat e familjes në përgjithësi brenda parametrave kombëtarë e fetarë ndaj popullit tonë drejt rrugës së transformimit brenda trendeve globale.
Një shoqëri e hapur e moderne brenda dimensionit të saj të shekullit XXI nënkupton nevojat e reja të lirisë së veprimit, organizimit apo edhe dëfrimit duke ruajtur njëkohësisht vitalitetin e saj fetar, kombëtar e tradicional. Risitë globale familjes i ofrojnë një sërë mundësisht organizative, familjare e institucionale si një mekanizëm i relaksimit dhe alternativës bashkëkohore familjare, përmes së cilës alternativë vetë nocioni dhe pikëpamja e saj po transformohet në heshtje, mundësi të cilën institucionet kompetente në vendin tonë nuk po arrijnë të ndjekin për të ofruar alternativën konkrete brenda nevojave të zëvendësimit brendapërbrenda kulturës dhe vlerave shoqërore.
Festat kombëtare në vendin tonë janë të shumta në numër. Ato kalojnë shifrat e mbi tridhjetë sosh brenda vitit, por të pakta brenda dimensionit të vlerave dhe identitetit tonë tradicional, kulturor e fetar apo edhe organizativ. Ky element festiv i huaj për nga natyra brenda institucionit të familjes e shoqërisë është i pranishëm për një arsye fare të thjeshtë për mungesën e alternativës konform nevojave të shoqërisë.
Shoqëria jonë i takon një kulture të hapur, të re e mjaft progresive karshi ndryshimit. Orientimi konkret brenda vlerave dhe identitetit të saj shekullor kërkon domosdoshmërinë e ofrimit të alternativës brenda nevojave dhe trendeve bashkëkohore e shoqërore duke plotësuar çdo boshllëk brenda nevojave të familjes dhe shoqërisë në përgjithësi.
Institucioni i familjes përbën bërthamën e një shoqërie të shëndoshë. Një vend pa familje i takon një shteti të shthurur i pa identitet. Anëtarësimi brenda trendeve globale në vetvete nuk nënkupton transformimin dhe përqafimin e një identiteti apo kulture tjetër.
Institucionet relevante, veçanërisht ato fetare, gjatë gjithë historisë së kombit tonë kanë ofruar alternativën e duhur, falë së cilës sot populli ynë gëzon institucionet e lira e demokratike brenda shtetit tonë të Kosovës. Por, gjithsesi nevoja kërkon gjithashtu rritjen e vigjilencës së këtyre institucioneve të që ngrenë mekanizma të ri konform nevojave dhe sfidave shoqërore, përmes së cilave të ofrohet alternativë konkrete. Në të kundërtën, alternativën që nuk e ofrojnë institucionet e vlerave tona për çfarëdo arsye, e ofrojnë pikërisht ata të cilët nuk përkojnë me asnjë nga vlerat, kulturat apo identitetin tonë fetar, kombëtar dhe tradicional.



Mr. Haxhere Kurtolli Mustafa
DituriaIslame 331

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.