Vedat Sahiti merr pjesë në punimet e Këshillit të Lartë për Fetva pranë organizatës së Këshillit Islamik të Euro-Azisë

Në Stamboll të Turqisë, sot filloi punimet Këshilli i Lartë për Fetva pranë organizatës së Këshillit Islamik të Euro-Azisë. Në këtë forum nga Kosova po merr pjesë këshilltari i Myftiut të Kosovës z. Vedat Sahiti

Në hapje të punimeve të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare në Republikën e Turqisë, prof. dr. Ali Erbash, i cili shprehu mirënjohje të lartë për përfaqësuesit e shteteve anëtare të këshillit të Euro-Azisë, si dhe për kontributin e tyre në avancimin e studimeve të çështjeve fetare në kohët moderne dhe gjetjen e zgjidhjeve të duhura nën dritën e burimeve të pastra të së drejtës islame.

Ky takim do të trajtoj tema me interes të veçantë për besimtarët myslimanë të shteteve të organizatës së Euro-Azisë, siç është fusha e metodologjisë së nxjerrjes së fetvave nga institucionet bartëse të çështjeve islame si dhe trajtimi i disa çështjeve konkrete nga fusha socio-ekonomike në kohët moderne.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.