Promovohet libri “Përsiatje shpirtërore për një jetë të begatë” i autorit Qani Sulku

Në vlerësim të punës disa vjeçare të autorit Qani Sulku, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, organizoi në ambientet e “Tirana International Hotel”, promovimin e librit të tij me titull: “Përsiatje shpirtërore për një jetë të begatë”.

Në aktivitet ishin të pranishëm një sërë personalitetesh të fushës akademike, asaj kulturore dhe besimtar e besimtare të shumta.

Në fjalën hapëse të aktivitetit, moderatori i panelit të referuesve njëkohësisht edhe Drejtori i Kulturës në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, z. Dorian Demetja, pasi falënderoi pjesëmarrësit e pranishëm, u ndal në brendinë e librit të parë të autorit, duke shprehur konsideratë për temat e trajtuara dhe rëndësinë që ka ky botim në aktualitetin e përditshëm të besimtarëve myslimanë.

Pas tij mbajtën fjalën përshëndetëse edhe panelistët e tjerë, si profesor Xhemal Balla, z. Sali Tafçiu, ish-Myfti i Bulqizës dhe znj. Entela Hidri, redaktore gjuhësore, të cilët e vlerësuan autorin jo vetëm për botimin e tij të parë por edhe për kontributin e tij të vazhdueshëm në shkrime dhe botime përgjatë gjithë viteve që ai ka qenë aktiv në fushën e letrave. Përmendim këtu revistat Drita Islame, Zani i Naltë, Drita e Kuranit etj.

Më tej ishte radha e autorit të këtij libri, z. Qani Sulku, i cili falënderoi përzemërsisht të gjithë ata që kontribuuan në mënyra indirekte në botimin e këtij libri. Më tej ai bëri një analizë të mirëfilltë të asaj çka do të gjejnë lexuesit në çdo kapitull të këtij botimi.

“Në këtë libër mendoj që çdokush do të gjejë veten e tij në raport me temat e parashtruara. Libri synon të ndikojë në përmirësimin e jetës së çdo lexuesi, duke shfaqur si shembull dhe model, më të mirin e njerëzimit, Muhamedin (Paqja e Zotit qoftë mbi të). Libri mendoj se do t’i përshtatet çdo kohe dhe kujtdo që do të shprehë interesin ta shfletoj e prej tij të përfitoj”- tha ai.

Programi u shoqëria gjithashtu me këndimin e disa ajeteve kuranore si dhe ilahi mbi jetën dhe shembullin e Profetit Muhamed a.s.

Ky libër, me karakter fetar islam, social dhe edukativ, përveç prezantimit të fesë islame, shfaq edhe botën shpirtërore të një myslimani praktikant, se si i përjeton ritet dhe adhurimet fetare, si dhe dashurinë e zjarrtë ndaj profetit Muhamed a.s./kmsh/





Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Hallo Admin Site ?s No Safe ! e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.