Xhamia në ndërtim e Strasburgut: ç’përfaqson kompleksi islam jo larg Parlamentit Europian

Xhamia “Eyup Sultan” në Strasburg, gurthemeli i së cilës u hodh në tetor të këtij viti, do të përfundojë brenda tre vjetësh dhe të jetë xhamia më e madhe në Evropë.

Presidenti i Islamic Community Milli Gorus (IGMG), Kemal Ergun në një konferencë shtypi në qytetin gjerman të Këlnit ka folur në lidhje me këtë projekt.

“Gurthemeli u hodh në tetor të këtij viti, dhe ndërtimi i saj do të përfundojë brenda tre vjetësh. Ajo do të jetë xhamia më e madhe në Evropë, duke përfshirë edhe Ballkanin. Xhamia do të ndërtohet në stilin e arkitekturës osmane. Haëpsira e faljes do të ketë një kapacitet për 3.500 njerëz, ndërsa 5.000 të tjerë do të jenë në gjendje të kryejnë faljen hapësirat e tjera të kompleksit në të njëjtën kohë”, tha Ergun.

Ergun theksoi se kompleksi përfshin veç xhamisë edhe një qendër kulturore e arsimore islame, kopshte, shkollë, institut, bibliotekë, restorant, etj.

“Një nga objektivat e qendrës do të jetë prezantimi i Islamit në gjithë dimensionet në zemër të Europës”, tha Ergun.

Ai shtoi se kompleksi do të shtrihet në 14.5 mijë metra katror dhe se xhamia po ndërtohet në një vend që është vetëm pak kilometra larg nga Parlamenti Evropian.

“Ne duam të falënderojmë administratën e qytetit, përfaqësuesit e komuniteteve të tjera fetare për mbështetje dhe tolerancën që kanë treguar, e po ashtu banorët e Strasburgut”, tha Ergun. /tesheshi.com/





Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.