Druri i citrusit, Citrus maxima (fryt tropikal i ngjashëm me grejfrutin)

Në hadithe të sakta (sahih) është shënuar që i Dërguari i All-llahut ka thënë: "Besimtari që lexon Kur'anin rregullisht është sikurse druri i citrusit (familja e limonit), i cili ka shije dhe aromë të mirë". (1)

Citrusi është frut i drurit gjysmëtropikal (lat. Citrus medica cedrata), i cili i përngjan frutit të verdhë të madh të limonit, i njohur në Indinë Perëndimore si centrale (2) (frut tropikal i ngjashëm me grejfrutin). Nga ky frut njeriu ka dobi të shumta. Ai ka katër pjesë: lëvoren, palcën që hahet, lëngun e thartë citrik dhe farat. Secila nga këto katër pjesë ka temperamentin e vet të veçantë. Lëvorja është e nxehtë dhe e thatë në shkallë të parë. Palca që hahet është e nxehtë dhe e lagësht në shkallë të parë; lëngu është i ftohtë dhe freskues, ndërsa fara është e nxehtë dhe e thatë.

Lëvorja zbut epideminë dhe pastron ajrin e ndotur, mbyt bacilet e gojës, eleminon kundërmimin e keq, freskon shijen, stimulon oreksin, eleminon gazrat dhe, kur u shtohet mëlmesave, ndihmon tretjen, rrit dëshirën për seks. Kur vendoset në dollap, citrusi zhduk edhe molën (tenjën). Ibn Sina ka përshkruar që të përdoren si ilaçe dy miska (3) ekstrakt vaji, që nxirret nga lëvorja e citrusit dhe bëhet një masë e përzier me një lëng special, që shërben për shërimin fillestar të kafshimit të gjarprit. Lëvorja mund të përdoret gjithashtu si melhem në rastet e djegieve. Me këtë rast ajo i ftoh shqetësimet e djegies dhe nxjerr jashtë temperaturën dhe helmin. Vënia e lëvores së citrusit në lëkurë është e dobishme për shërimin e shumë anomalive të lëkurës. Kur përdoret si elektuari (përzierje e pluhurit shërues me mjaltë ose me shurup për pastrimin e organeve), lëvorja është e dobishme në shërimin e djegieve të lehta nga dielli, flluskave të lëkurës dhe klavusëve, ndërsa vaji i saj mund të përdoret në prodhimin e parfumeve dhe sapunëve.

Palca e lëngshme, që hahet: fryti i citrusit është i dobishëm kundër ngërçeve të forta dhe të shoqëruara me dhembje, stimulon oreksin, qetëson etjen dhe ndihmon personat që vuajën nga fshikëza e tëmblit. Imam el-Hafiki ka pohuar që fruti i citrusit mund të përdoret në shërimin e hemorroideve.

Lëngu citrik: Lëngu citrik është i mirë për "lukth të nxehtë". Ai përdoret për të parandaluar diarrenë (barkqitjen), e cila është pasojë e sëmundjes së fshikëzës së tëmblit; eleminon të gjitha diarretë biliare, zbut shqetësimet e papritura të zemrës dhe është i dobishëm për të sëmurët nga verdhëza (lat. Icterus) dhe nga dridhjet e papritura. Pirja rregullisht e lëngut ndihmon forcimin e të parit dhe mund të parandalojë shumë sëmundje të syrit. Ai rregullon gjithashtu tajitjen e vrerit, ekuilibron rrjedhën e vrerit, nxit oreksin, ndihmon digjestionin, dobëson epshin seksual femëror, shëron sëmundjen e qimeve të flokëve dhe të mjekrës (lat. Sycosis), ndihmon shërimin e puçrrave në lëkurë dhe qelbëzimeve (lat. Impetigo), rregullon pigmentet abnormale të lëkurës dhe ndihmon në shërimin e njollave në fytyrë. Kështu heq njollat e ngjyrave nga rrobat.

Lëngu i citrusit çliron nga kapsllëku, vepron si mjet për forcimin e tretjes, ekuilibron vrerin e mëlçisë, forcon barkun, kontrollon vrerin e verdhë dhe është i dobishëm për personat që kanë dhembje në grykë, dhe si mjet facial për tëkurrje. Ai heq gjithashtu stresin, freskon zemrën, shuan etjen dhe urinë.

Farat: Përgjithësisht, farat janë mjet për shfarosjen e insekteve. Pra, ato i mbysin dhe i nxjerrin jashtë parazitët intestinal (nga zorrët), lehtësojnë temperaturën dhe rregullojnë baraspeshën e tonusit të muskujve. Fara ka gjithashtu veti zbërthyese (tretëse) dhe tharëse. Juhanna ibn Misavej (lat. Messue, 777-857) përshkruan farat e citrusit si serum i cili mund të përdoret si ndihmë e shpejtë. Ai e çmon njësoj të fortë si kundërhelm (i fituar nga gjaku). Receta e tij përbëhet nga një miskal fara të qëruara dhe të futura në ujë të nxehtë, që pihet. Ato gjithashtu mund të zihen ose të kthehen në pastë, e cila mund të ndihmojë kur i lyejmë së jashtmi plagët që janë shkaktuar nga kafshimi i gjarprit. Mjekët e tjerë i përdorin dy miskalë fara dhe i vendosin si tretësirë (4) mbi plagën e kafshuar nga gjarpri apo akrepi. Në mënyrë të përgjithshme, melasa (tretësirë) mund të përdoret si kundërhelm i përgjithshëm.

Lëngu i nxjerr nga farat e frutit të citrusit mbyt gjithashtu bakteret në gojë, mënjanon kundërmimin e keq të gojës, e freskon shijen dhe shërben për evitimin e kariesit të dhëmbëve. Përdorimi i tij së jashtmi lehtëson inflamacionin dhe të njëjtat veti vlejnë gjithashtu edhe për lëkurën. Këtë e kemi shpjeguar edhe më sipër.

Lëvorja. Sa i përket lëvores së bardhë, ajo nuk duhet ngrënë, sepse është e rëndë për tretje dhe mund të shkaktojë dhembje (të zorrëve).




1. Buhariu, 8/59; Muslimi, 797.
2. Kapiteni Shadok është njeriu i parë që e njohu këtë frut që nga indianët e Lindjes deri tek ata të Perëndimit në shekullin 17.
3. Miskal: masë e peshave në Lindje. 1 miskal = 4.68 g.
4. Melasa (përzierje): pasta që bëhet me 60-70 lloje të ndryshme ilaçesh, që janë të pulverizuar, kurse më parë është përdorur si antidot.




MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Përktheu nga boshnjakishtja
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.