Në Kosovë Kurani edhe për të verbrit, rrëfen djaloshi që tanimë mund të lexojë edhe fjalët e Librit të Shenjtë

“Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve”. Kështu e fillon leximin e tij Albert Bardhi nga Drenasi, derisa rrëfen për të arriturat dhe vështirësitë e tij dhe të tjerëve që janë të verbër në Kosovë.

Ndonëse në mungesë, tanimë ka një zgjidhje edhe për të verbrit në Kosovë, për të lexuar librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin.

Një Kuran i tillë, siç shkruan REL, Kurani i shkruar në alfabetin Braj i ka ndihmuar Albertit që të kuptojë fjalët e Allahut.

Ai, siç thuhet tutje, ka tri vjet që ai ka filluar të falet dhe të lexojë Kuran.

Alberti, i cili ka përfunduar Fizioterapinë në shkollën profesionale në Pejë, thotë se për Kuranin, nuk ka fjalë me të cilën do të mund ta përshkruante.

“I kam lexuar 28 apo 29 sure, nuk jam i sigurt. Përafërsisht i kam lexuar tri kopje të plota. Normal që për mua është një sukses, nëse mund të them edhe elhamdulilah prej Allahut që më ka udhëzuar në rrugën e Tij dhe besoj që nuk zhgënjehet, pavarësisht prej mundësive që kam”, rrëfen Alberti.

Megjithatë, ai thotë se ka mungesë të literaturës për personat e verbër, jo vetëm për fenë.

Alberti thotë se në qytezën e Drenasit ku ai jeton, personat si ai e kanë të vështirë, sidomos në trotuare.

Siç shkruan tutje REL, Kurani në alfabetin Braj për herë të parë në Kosovë u botua në vitin 2007, ku fillimisht u printuan vetëm dhjetë kopje.

Ndryshe, në Kosovë janë rreth 4 mijë persona të verbër.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.