Bisedë me lapsin!

Punuesi i lapsave ndanë njërin laps në një anë dhe para se ta fusë në kuti, i thotë:

- Para se të shes dua që t’i mbash në mend pesë gjëra shumë të vlefshme. Pra, nëse dëshiron të jesh laps i mirë këto pesë gjëra nuk duhet t’i harrosh kurrë.

- E para: Nëse lejon të mbahesh në dorë, ti mund të bësh shumë gjëra të mira.

- E dyta: Kohë pas kohe ti do të përjetosh mprehje të dhimbshme, mirëpo për këtë ti ke nevojë që të bëhesh laps i mirë.

- E treta: Ti duhet të jesh në gjendje t'i korrigjosh të gjitha gabimet që mund t'i kesh bërë.

- E katërta: Pjesa e brendshme duhet të jetë gjithmonë pjesa jote më e rëndësishme.

- E pesta: Në cilëndo sipërfaqe që përdoresh ti duhet të lësh gjurmën tënde dhe në çfarëdo rrethana ti duhet të vazhdosh të shkruash.

Lapsi i kuptoi këto fjalë dhe premtoi se do t'i mban në mend dhe kurrë nuk do t’i harron.



Pasi ta keni lexuar pjesën e sipërme të tregimit, tani ju duhet ta ndërroni vendin e lapsit me veten tuaj.

- Nëse dëshironi të jeni njerëz të mirë, mbani në mend këto fjalë dhe kurrë mos i harroni.

- E para: Nëse lejoni të mbaheni në dorën e Zotit, dhe nëse lejoni t’ju afrohen njerëzit tjerë për aftësitë tuaja që i keni, ju mund të bëni shumë gjëra të mëdha e të bukura.

- E dyta: Kohë pas kohe, duke ecur përtej problemeve në jetë, ju mund të përjetoni dhimbje të ndryshme, mirëpo ju për to keni nevojë për t'u bërë të fuqishëm.

E treta: Ju duhet të gjeni mundësinë t'i korrigjoni të gjitha gabimet që mund t'i bëni në jetë.

E katërta: Gjëja më e rëndësishme e juaja gjithmonë duhet të jetë zemra dhe shpirti juaj.

E pesta: Mbi cilëndo sipërfaqe të tokës që të ecni, duhet t’i lëni gjurmët tuaja. Çfarëdo që të jenë kushtet e rrethanat, ju duhet t'i kryeni detyrat tuaja dhe t’i bëni gjithmonë punët që nuk do të harrohen.

Ky tregim duhet t’ju lë të kuptoni se secili prej jush është i veçantë dhe se vetëm ju mund ta përmbushni qëllimin për çka jeni krijuar.

Asnjëherë mos e humbni shpresën në vetveten tuaj. Kurrë mos mendoni se jeta juaj është e pavlerë dhe se nuk mund të bëni ndryshime në shoqëri.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.