Kur rrjeta e merimangës mbijeton

Dimrat e ashpër dhe verat me vapë shpesh bëjnë që rrjeta të mbijetojë merimangën. E lodh dimri apo vapa, ndërsa rrjeta mbet duke lodhur ata për vdekjen e të cilëve është thurrur. Vdekja e insekteve të pafuqishme pas vdekjes së merimangës është e kotë, sepse ajo asnjëherë nuk do të ushqehet me atë që ka zënë rrjeta e saj e boshatisur.

Ngjashëm ndodh edhe me njeriun dhe jetën e tij. Sa ka të tillë që pas veti lënë rrjetën e të këqijave, në kurthat e të cilëve njerëzit vazhdojnë të bien pas vdekjes së tyre.
Autori i humbjes vdes, por pas tij mbet rrjeta e hapur e humbjes së tij, që njerëzit i sjell në dëm dhe largon nga rruga e vërtetë.
Kështu autorët e humbjes shkojnë nga kjo botë duke mos parë triumfin e fatkeqësisë personale tek njerëzit. Lënë pas vetit veprat e këqija që mbijetojnë vepërbërësin, dhe përderisa njerëzit bëjnë keq, rrjeta e tyre korr frutat e të keqes.
Në fenë tonë, në hadithin fisnik të Pejgamberit tonë të dashur, Muhammedit s.a.v.s. kemi mësuar që për besimtarin ekzistojnë shanset që veprat e tij të mbijetojnë. Nga këto vepra janë:
- Lëmosha rrjedhëse;
- Dituria me të cilën shërbehen njerëzit pas vdekjes së tij;
- Fëmija i edukuar mirë i cili lutet për prindin e tij.
Kur lë lëmoshën e përhershme, përderisa njerëzit shërbehen me të mirën që ke lënë, të rrjedh shpërblim dhe vepra jote ka mbijetuar për të mirë.
Kur lë dituri që është dritë për njerëzit, e cila i udhëheq në mirësi dhe prosperitet, kjo dituri për ty realizon shpërblim edhe atëherë kur kalon nga kjo botë.
Fëmija i edukuar mirë është lutja jote e gjallë. Nëse e ke udhëzuar në rrugë të drejtë për ta njohur Allahun e madhërishëm, dhe që të lutet pas vdekjes sate për ty, lutja jote ka mbijetuar. Nëse dëshiron që pasardhësit e tu të luten për ty, duhet të lutesh për prindërit e tu.
Në anën tjetër, ekzistojnë edhe ata që pas vetit lënë farën e keqe në trashëgim. Këta janë ata që pas vetit lënë mëkatin rrjedhës. Mu sikur që rrjeta mbyt insektet pas vdekjes së merimangës, kështu edhe mëkatet e lëna trashëgim njerëzve, mbysin ata që u ka lënë. Për këtë disa dijetarë islam kanë thënë:
“I lumi ai që kur vdes, vdesin edhe mëkatet e tij.”
Ai që pas vetit ka lënë mëkat që e pasojnë njerëzit, atij i shtohet mëkati i gjithë atyre që i ka sjellë në mëkat, e atyre nuk u zvogëlohet asgjë nga kjo. Dhe sikur që rrjeta e merimangës mbijeton, mos lejo që të mbijetojnë mëkatet tua.
Proverbi afrikan thotë që edhe pse rrjeta e merimangës është e dobët, nëse janë shumë sosh të thurrura, mundet edhe luanin ta pengojë.
Nëse një fije tënde të keqes e thurrin fijet e këqija të gjithë atyre që të kanë pasuar ty në të keqen, të mjafton e keqja jote që t’i pengojë të tjerët.


Enis ef.Burxhoviq
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.