Myftiu Tërnava ndanë mirënjohje për ish sekretarin e Kryesisë Resul ef. Rexhepi

Me rastin e pensionimit të sekretarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul ef. Rexhepi, Kryesia e BIRK-ut organizoi një manifestim rasti ku nderua kontributi jetësor i tij për katër dekada në ngritjen dhe zhvillimin dhe avancimin e jetës fetare dhe arsimore dhe për drejtimin e udhëheqjen e institucioneve e të organeve të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në këtë eveniment morën pjesë myftiu Naim ef. Tërnava me stafin e tij, përfaqësues nga Fakulteti i Studimeve Islame, Medreseja Alaudin, Këshilli i BI i Prishtinës, dhe pjesëmarrës tjerë.

Me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava cili çmoi kontributin dhe punën 41 vjeçare të ish sekretarit Rexhepi duke filluar si drejtor në Medrese, pedagog në FSI, këshilltarët i Kryesisë dhe së fundi ka mbajtur pozitën e sekretarit të përgjithshëm të Kryesisë së BIRK-ut. Sikurse dihet, Resul efendiu për më shumë se 4 dekada është pjesë aktive e Bashkësisë Islame të Kosovës. Për më tepër, nëse kësaj ia shtojmë edhe periudhën e shkollimit të tij, mund të themi se Resul efendiu në Bashkësinë Islame është që nga fëmijëria, respektivisht që pas përfundimit të shkollës fillore, që do të thotë se ai u rrit dhe u formua si intelektual dhe se tërë jetën e tij aktive e vuri në shërbim të BIK-së, ku pati detyra me përgjegjësi dhe të cilat i ushtroi me kompetencë profesionale, përkushtim, autoritet, korrektësi e devotshmëri. “Unë kam pas fatin e mirë që me Resul efendiun të jemi së bashku për 15 vite në krye të BIK, dhe së bashku kemi tejkaluar sfidat me të cilat jemi përballuar dhe të cilat fare nuk kanë qenë të lehta, po ashtu së bashku kemi arritur edhe rezultatet që nuk janë të pakta, janë të prekshme e konkrete. Kryesisë së BIK, e mua si Myfti tash e tutje do të na mungojë qetësia e urtësia e Resul efendiut, afiniteti e mënyra e shtjellimit dhe argumentimit të çështjeve gjatë diskutimit si dhe trajtimi i tyre pa emocione, duke pasus gjithherë në rënd të parë Bashkësinë Islame, interesin e besimtarëve si dhe interesin e vendit.Zoti e shpërbleftë, kurse ne do t’i jemi mirënjohës për gjithë atë që ka bërë për BIK”- theksoi myftiu Tërnava./bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Hallo Admin Site ?s No Safe ! e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.