Muslimanët në jug të Filipineve në pritje të referendumit historik për autonomi

Popullata muslimane More ndodhet në prag të kthesës historike, ku në referendumin e të hënës do të votojë marrëveshjen me të cilën themelohet rajoni Autonom Bangsamoro, i cili në kuadër të Filipineve do të gëzojë autonomi të madhe, raporton AA, transmeton KosovaPost.

Qeveria filipine dhe Lëvizja e Rezistencës Muslimane arritën marrëveshje paqësore, kurse parlamenti i Filipineve në bazë të saj miratoi një Ligj për të ardhmen e rajonit Bangsamoro.

Hapi i fundit në procesin e formimit të autonomisë dominante muslimane në këtë rajon, është referendumi që do të mbahet më 21 janar.

Bangsamoro përfshin ishullin Mindanao dhe arqipelagun fqinjë Sulu. Autonomia e ardhshme e rajonit Bangsamoro do të përbëhet nga 6 provinca Basilan, Lanao del Sur, Maguindanao, Shariff Kabunsuan, Sulu dhe Tawi-Tawi. Me themelimin e Bangsamoros do të ndalojë së ekzistuari rajoni i deritashëm Autonom, Mindanao Muslimane (ARMM).



Komuniteti lokal musliman në jug të Filipineve humbi autonominë pas pushtimit amerikan në vitin 1898, kurse që nga viti 1946 kjo zonë është nën Filipinet.

Muslimanët Moro në referendumin e së hënës do të votojnë për themelimin e Autonomisë të rajonit Bangsamoro, ku pas 121 viteve do të kenë rastin përsëri të vendosin pushtetin e tyre.

Kjo zonë nga shekulli i 16-të ishte nën pushtimin spanjoll, kurse populli Moro lirinë dhe të drejtën e vendosjes në masë të madhe e humbi gjatë pushtimit amerikan. Komuniteti musliman përjetoi padrejtësi të mëdha gjatë 7 dekadave kur autoritetet filipine zbatonin politika të vendosjes të popullatës krishtere.

Udhëheqësit e muslimanëve të atjeshëm Nur Misuari dhe Selamet Hashim në vitin 1972 themeluan Lëvizjen Kombëtare të Rezistencës Moro (MNFL). Lëvizja kishte për qëllim luftën për liri të muslimanëve dhe rikthimin e pavarsisë.

Pas negociatave në Tripoli të Libisë dhe arritjes së marrëveshjes së Tripolit, erdhi deri te një përçarje brenda MNLF-së. Hashim u nda nga Misuari dhe në vitin 1976 themeloi Frontin Islamik të Rezistencës Moro (MILF). Hashim mbështeste luftën për rezistencë, kurse Misuari ishte për një autonomi të shkallës së ulët.

Qeveria filipine nuk implementoi atë që ishin dakorduar sipas marrëveshjes në Tripoli dhe kështu bisedimet dështuan.

Bisedimet vazhduan edhe në dekadat e ardhshme, kurse muslimanët Moro fituan disa nga liritë e kërkuara, përfshirë edhe shënimin e festave fetare, futjen e bankave islame dhe një ministri të posaçme e cila do të trajtonte çështjet muslimane.

Bisedimet e paqës u përtrinë në vitin 1997, kurse në vitin 2012 Qeveria filipine dhe lëvizja MILF arritën marrëveshje për armëpushim.

Bisedimet për zgjidhje të përhershme të krizës në jug të Filipineve u përshpejtuan në vitin 2016, pas ardhjes në pushtet të presidentit filipinas Rodrigo Duterte, i cili më parë për 22 vite ishte kryebashkiak i qytetit Davao.

Duterte edhe gjatë fushatës parazgjedhore premtoi se do t'i jepte fund konfliktit dhe do të zgjidhte problemin në Bangsamoro.

Qeveria e Filipneve dhe Lëvizja MILF dy vite e gjysëm më parë në Mindanao arritën marrëveshjen kryesore për themlimin e rajonit autonom Bangsamoro, kurse parlamenti i Filipineve në bazë të saj miratoi një Ligj për të ardhmen e rajonit Bangsamoro dhe në fund të korrikut të vitit të kaluar Duterte ratifikoi dokumentin i cili përcakton kufijtë dhe sistemin e qeverisës të rajonit të ardhshëm.

Duterte në pallatin Presidencial në Manila aso kohe priti liderin e MILF-së Al Haj Murad Ibrahim, ku u konstatua se i jepet fund konfliktit disa dekadësh.

Në rast se kalon referendumi, pushtetin në Bangsamoro do të marrë qeveria tranzitore në tre vite e gjysëm të ardhshme. Në këtë periudhë do të impementohet në tërësi Ligji, dhe më pas do të organizohen zgjedhjet.

Bangsamoro do të jet një rajon brenda Filipineve i cili do të ketë kompetenca të gjera autonome, duke përfshirë dhe hapjen e gjykatave të sheriatit, menaxhimit me burimet natyrore dhe të ardhurave nga taksat e mbledhura.

Luftëtarët e MNLF-së dhe MILF-së armët do t'ia dorëzojnë një Komisioni Ndërkombëtarë, dhe do të kenë të drejtën për të qenë pjestarë të forcave të sigurisë.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.