Psikoanaliza e kaptinës Jusuf

Jakubi a.s. është njeri principiel. Udhëhiqet sipas principeve të fuqishme hyjnore, e jo sipas interesit. Është i paluhatshëm dhe stabil.

Imani i tij është mbështetja tek Allahu është mu sikur graniti. Të gjitha këto karakteristika të tiparit të tij vijnë në shprehje në situata të ndryshme tejet të vështira. Kur mbeti pa djalin që aq shumë e donte, Jusufin, tha:
"Halli im është durimi i bukur. Allahu është nga i cili kërkohet ndihmë për këtë që përshkruani ju."(1)
E kur e morri lajmin për paraqitjen dhe kthimin e Jusufit, ai me mallëngjim thotë:
“A nuk ju thashë se unë di nga Allahu çka ju nuk dini?"(2)
Jakubi a.s. është baba emotiv i cili dashuron, ka vëmendje, simpatik, i cili me mendjemprehtësi vëren cilësitë e vlefshme te fëmija. Ai gjithnjë pret kthjellje pas reve më të errësuara. Jakubi a.s. mbi të gjitha ka një atribut të veçantë - durimin. Mbështetet fuqishëm tek Allahu dhe mëshira e Tij e pafund.
Ai në momentet më të vështira me përulësi dhe sinqeritet i drejtohet Allahut të madhërishëm:
"Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim, ia parashtroj Allahut..."(3)
E diç e veçantë është që ai e ndien aromën e Jusufit a.s. thekson verseti kuranor:
"Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur..."(4)
Ajo që duhet analizuar nga kjo është:
Përse Jakubi tha: "Kam frikë se do ta hajë ujku kur mungon kujdesi juaj për të?"
Përse ai mediton haptas? Kush është ujku? A ka të bëjë kjo me xhelozinë e hapët si sëmundje e rëndë e zemrës?
A thua kjo është: "Kujdes biri im mos të përpijë errësira?!"
Çfarë mesazhi mund të nxjerrim nga personazhet e tregimit mbi Jusufin a.s.?


Karakteristikat psikologjike të vëllezërve të Jusufit a.s.


Tregimi për vëllezërit e Jusufit ka mësime për ata që kanë arsye dhe intelekt.
Ata janë labil, ziliqarë, të kompleksuar, pa ndjenja, pa dashuri dhe nuk njohin vlerat.
Gënjejnë dhe janë të përgatitur për dredhi të llojit më të rëndë. Përveç kësaj ata janë kryelartë, të ekspozuar ndikimit të mjedisit dhe pasues të verbër të rrethit ku jetojnë.
Ata janë egoistë, dhe nuk kursejnë ta mbysin vëllain për të jetuar vetëm. Nuk mendojnë poteze të mëparshme. Nuk shohin çfarë ka pas kodrës, apo pas reve të dendura.
Më jep mua sot! Qëllimi arsyeton mjetet.
Një dijetar duke i përshkruar këta thotë se ishin paraardhës të sionizmit!
Dhe ja çfarë po ndodhë sot në Palestinë?!
Pra, të përmbledhim përshkrimin dhe profilin e tyre psikologjik sipas tregimit kuranor:
-Zilia vrasëse e tyre dhe xhelozia ndaj dashurisë së babait dhe të birit.
-Kryelartësia me fuqitë e errëta dhe dredhitë e shpirtrave të ulët. Ata i karakterizon fuqia dhe tradhtia.
- Marrëdhënia e brishtë ndaj babait, duke e quajtur të humbur.
- Ata dhjetë të fuqishëm e të rritur përgatisin kurthin ndaj një fëmije të pambrojtur.
- Mendimi i tyre është i marrë dhe pakuptim i errësuar nga zilia.
- Mendojnë në vendosjen e "mirëqenies" në vrasjen e fëmijës së pafajshëm.
- Në mesin e tyre nuk ka person i cili ka aromë humaniteti.
- Nuk zgjedhin mënyrën e krimit.
- Kamuflimi dhe mashtrimi si mburojë e pastërtisë dhe pafajësisë së rrejshme.
- Shfrytëzimi i terminologjisë së veçantë në demagogji.
- Babai më shumë i beson ujkut se atyre.
- Të përgatitur për gënjeshtrën në vetvete.
- Arti dhe profesionalizmi në krim.
Mos të harrojmë se kaptina Jusuf zbrit para hixhretit të Pejgamberit a.s. në Medine, ndërsa në Medinë jetonin hebrenjtë me këto viza karakteristike. Andaj, Allahu i madhërishëm e përgatit për këtë Muhammedin a.s.



Faktorët e zhvillimit të këtyre vizave karakteristike


1. Qëllimi i gabuar: Vrasja e vëllait për të arritur dashurinë e babait! A thua a e arritën dashurinë e babait?!
2. Faktori kohë: Jakubi a.s. asnjë moment nuk ndryshoi ndaj Jusufit, por as ndaj tyre. Koha dhe rrethanat bënë që ata të ndryshohen. Koha e topitë mprehtësinë e rinisë, zilisë, zvogëlon instinktin dhe epshin. Koha sjell kushte të reja, raste dhe gjendje. Dikush prej tyre do të martohet dhe do të dojë fëmijët e tij.
3. Kushtet materiale të jetës: Uria,varfëria, skamja dhe varësia rrënon kryelartësinë dhe krenarinë e rrejshme. Skamja rrënon egoizmin, e lëshon njeriun në Tokë. Bëhet i nënçmuar dhe kërkon, lutet, lyp, për të kuptuar në fund se çdo gjë që i ka ndodhur vepër e duarve të tij!

1. Jusuf, 18
2. Jusuf, 96
3. Jusuf, 86
4. Jusuf, 94



Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.