Vidhen kishë e xhami në fshatin Babimofc

Kishë e xhami janë thyer, e kjo e fundit edhe është vjedhur në fshatin Babimofc të Obiliqit, transmeton Gazeta Metro.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, persona të panjohur kanë hyrë brenda xhamisë në këtë fshat dhe kanë thyer kasafortën prej druri, në të cilën kishte para në shumë prej 100 eurosh.

‘Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se persona të panjohur brenda xhamisë kanë vjedhur kasafortën prej druri, në të cilin kishte para në shumë totale prej 100 €’, thuhet në raportin e Policisë.

Vetëm dy orë më vonë, ka ndodhur edhe një vjedhje në tentativë, pikërisht në kishën e këtij fshati.

Por, siç njofton Policia, përveç dëmit material, në kishë nuk është kryer ndonjë vjedhje.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kumtesa e Dr. Valon Myrta në Dëgjesën - Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim