Fondacioni Zekat në SHBA ndihmon të pastrehët në Chicago

Fondacioni Zekat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndihmon të pastrehët në qytetin Chicago të shtetit federal Illinois ku temperaturat e motit kanë rënë 30 gradë celsius nën zero, raporton Anadolu Agency

Kryetari i fondacionit, Halil Demir dhe punonjësit kanë shpërndarë ushqime dhe veshje për të pastrehët që janë prekur nga vala e të ftohtit i cili është efektiv që nga ditë e mërkurë.

Demir tha se kanë zhvilluar aktivitete të ndihmës në qendrat ku qëndrojnë shumë të pastrehë dhe në 10 stacione policore në Chicago e cila po përpjeton ditët më të ftohta në historinë e saj.

“Qëllimi ynë i vetëm është të fitojmë kënaqësinë e krijuesit tonë. Nuk kemi asnjë pritshmëri materiale të kësaj bote. Muslimani e ka detyrë të ndihmojë njerëzit e uritur dhe të pastrehë pa dallim se çfarë mendimi apo feje i përkasin. Edhe si fondacion i ndihmave humanitare është detyrë e jona themelore të ndihmojmë të pastrehët, të vetmuarit. Punime të tilla po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në këtë vend ku ne si muslimanë jemi një pakicë dhe ku anti-islamizmi po rritet gjithnjë e më shumë”, tha Demir.

Ai shtoi se kanë ngjallur interes punimet për shpërndarjen e ndihmave humanitare duke injoruar të ftohtin dhe ndërkohë që shumë institucione në rajon janë të mbyllura.

Demir ka ka shpejguar një ngjarje të përjetuar gjatë shpërndarjes së ndihmave, ku pasi kanë hyrë në një bibliotekë në anë të rrugës kanë vërejtur punonjësen që po telefononte disa numra që kishte në një listë përpara saj.

“Kur i treguam se vijmë nga një institucion për ndihma dhe nëse ka nevojë për ndonjë gjë, punonjësja nën britma gëzimi na tha që po kërkonin një institucion për 12 të pastrehë që kishin brenda. Ajo na tha se nuk kishte çfarë t’u ofronte. Është një ndjenjë e papërshkrueshme të dëgjoje britmat e gëzimit që ‘Ju dërgoi Allahu, e di, Allahu ju dërgoi”, u shpreh Demir.

Më tej ai tha se fondacioni 12 të pastrehët e strehuar në bibliotekë i ka dërguar në qendrën e saj në Chicago duke mundësuar strehimin deri në kalimin e valës së ftohtë si dhe furnizimin me të gjitha nevojat.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.