Rëndësia e zemrës dhe llojet e saj

Kontakti me njeriun me zemër të vdekur, me këtë lloj zemre, sjell sëmundje. Jetesa me të është helm dhe qëndrimi me të është shkatërrim.

Meqë zemra në krahasim me organet tjera të trupit është si sundimtari-komandanti ne mesin e ushtareve, të gjitha ato marrin urdhra prej saj dhe ajo i angazhon të veprojnë, si dhe ku do ajo. Të gjithë ato dëshirojnë t’i shërbejnë dhe t’i binden asaj-varësisht çfarë është ajo-vepron me drejtësi ose me padrejtësi.
Në këtë kuptim Pejgamberi a.s. ka thënë: “A s’është ashtu? Në trup, me të vërtetë ekziston një pjesë e mishit (dhe e gjakut) që nëse është e shëndoshë, do të jetë i shëndoshë mbarë trupi; po qe e prishur, e prish tërë trupin”.
Prandaj, zemra është komandues i organeve tjera, të cilat zbatojnë atë që urdhëron ajo dhe pranojnë atë që ofron ajo. Siç është çdo bari përgjegjës për kopenë e vet, ashtu edhe zemra është përgjegjës për organet e tjera. Andaj, që të kalosh një jetë të qetë dhe pa probleme, duhet të kesh një zemër të qetë dhe pa probleme. Që gjuha jote të flasë fjalë të mira dhe të pranueshme, duhet që zemrën ta kesh të pastër. Që këmbët tua të mos ecin veçse gjërave hallall, duhet që zemrën ta kesh të pastër. Ai njeri që nuk e ul shikimin ndaj haramit, problemin nuk e ka te sytë, por te zemra, e cila është e sëmurë. Ai që nuk e ndalon dot veten nga të folurit haram, nga përgojimi, nga fjalët e pista etj..., problemin nuk e ka te gjuha, por te zemra. Gjuha gjithmonë e thotë atë që ka zemra. Çdo ves i keq e ka burimin te zemra e sëmurë e njeriut. O njeri, ti kujdesesh për rrobat tua dhe i mban të pastra duke u hequr çdo njollë, kurse zemrën e ke harruar dhe e ke mbushur me papastërti.
Pejgamberi a.s. thotë: “Allahu nuk shikon pamjen dhe trupin tuaj, por shikon zemrën dhe punët tuaja”. Njerëzit sot i kushtojnë rëndësi veshjes,që ajo te jetë sipas modës së fundit,i kushtojnë kujdes mënyrës së prerjes së flokëve dhe qëllimi është që të mbajnë ne formë ato pjesë të cilat bien në sy nga njerëzit, e nuk e kanë fare dert atë që shikon Allahu, e që është zemra. Pra, kij kujdes të mos e gjejë atë të mbushur me gjëra jo të mira. Rëndësia e zemrës është aty, pasi ajo është vendstrehimi i besimit. Edhe pozita që zë një njeri tek Allahu varet nga zemra, se sa është e lidhur me Zotin.
Thotë Pejgamberi a.s. në lidhje me besimin e shokut të tij të ngushtë, Ebu Bekrit r.a. “Sikur të vendosej besimi i Ebu Bekrit me një anë të peshores dhe besimi i gjithë ummetit në anën tjetër, besimi i Ebu Bekrit do të rëndonte më shumë”. Po përse vallë, mos ngaqë Ebu Bekri falej, agjëronte, jepte sadaka, më shumë se të tjerët? Këtë e tregon Pejgamberi a. s. në një hadith tjetër ku thotë:
“Ebu Bekri nuk dallohet prej jush me namaz dhe agjërim të shumtë, por me zemrën e tij”. Magjistarët e faraonit, të cilët kur e panë mrekullinë e Musait a.s., besuan në atë që ftonte Musai a.s.; ata kanë pozitë të lartë te Zoti. Pejgamberi a.s thotë: “Njerëzit me besim më të palëkundshëm janë Ebu Bekri dhe magjistarët e faraonit”. Vetëm për një moment ata fituan këtë pozitë të lartë te Zoti, pozitë të cilën shumë të tjerë e kishin arritur për vite të tëra.
Kur armiku i Allahut, Iblisi, e kishte vërejtur që çdo gjë rrotullohet rreth zemrës dhe mbështetet në të, së pari iu qas asaj me pëshpëritjet e tij, duke i ndezur kërkesa më të ndryshme, duke i zbukuruar gjithçka që e largon nga e drejta, duke i nxitur me motive për mëkate dhe duke e lënë pa motiv për sukses dhe duke i vendosur kurthet e veta. Kjo do të thotë se nuk ka shpëtim nga kurthet dhe dinakëritë e shejtanit pa orientim të përhershëm kah Allahu i Madhërishëm për ndihmë, pa hulumtimin e sëmundjes së zemrës dhe pa shërimin e saj, ashtu që për gjithçka do t’i drejtohemi Allahut dhe prej Tij do të kërkojmë qetësim, ngase nën shtrimi i robërimit është gjëja e parë me të cilën njeriu duhet të vishet për t’u radhitur në mesin e atyre që iu është garantuar: “Se ti ndaj robëve të mi (të sinqertë) nuk ke kurrfarë force (as fizike as mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje’. (El Hixhr:42)


Llojet e zemrës

Pasi që zemra është përkrahur me cilësi të jetës dhe vdekjes,ajo në bazë të saj ndahet në tri lloje:e shëndoshë, e vdekur dhe e sëmurë.


Zemra e shëndoshë

Në ditën e Gjykimit do të shpëtojnë vetëm ata që para Allahut dalin me zemër të shëndoshë, siç thotë Allahu i Madhërishëm: “Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë”. (Esh-Shuara:89)
Zemra e pastër është zemra e cila është ruajtur dhe ka shpëtuar prej çdo lloj forme të shirkut (të idhujtarisë). Ajo tërë adhurimin ia ka kushtuar vetëm Allahut, në vullnet, dëshirë,dashuri, mbështetje, kthim, përkushtim, frikë, shpresë e tjerë. Të gjitha punët e saj ia ka dedikuar Allahut. Nëse do diçka, e do për Allahun; nëse urren diçka, e urren për Allahun; nëse jep diçka, e jep për Allahun; nëse nuk e jep diçka, nuk e jep për Allahun. E tërë kjo mjafton që zemra të jetë e pastër vetëm atëherë kur të ketë shpëtuar në këto punë prej nënshtrimit, dorëzimit dhe ndjekjes së dikujt tjetri përveç të Dërguarit të Allahut - paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të.


Zemra e vdekur

Lloji i dytë i zemrës, në kundërshtim me të parin, është zemra e vdekur dhe e pajetë, e cila nuk e njeh Zotin, nuk e adhuron Atë, nuk e do, nuk e kënaq, nuk i bindet Atij e tjerë.
Ajo i nënshtrohet dhe shkon pas epsheve e kënaqësive, edhe pse Zoti i saj zemërohet nga një gjë e tillë. Kësaj zemre gjatë përftimit apo arritjes së epsheve dhe dëshirave nuk do t’ia dijë nëse zemërohet Zoti prej rënies pas tyre apo kënaqet. Njeriu i kësaj zemre në dashuri, frikë, shpresë, në gëzim, në zemërim, në hidhërim, madhërim e në nënshtrim në vend që të adhurojë me to Allahun, adhuron dikë tjetër. Ky njeri nëse do diçka, e do sipas dëshirës së vet; nëse urren diçka, e urren sipas dëshirës së vet; nëse jep diçka, e jep sipas dëshirës së vet; dhe nëse nuk e jep diçka, nuk e jep sepse kështu e udhëheq dëshira e vet. Për këtë zemër epshi është zot; trilli është komandues; padituria është udhërrëfyes; ndërsa pakujdesia, mjet udhëtimi. Është i pikëlluar kur kjo botë i ik, ndërsa i kënaqur kur i përshtatet. Kontaktimi me këtë njeri, me këtë lloj zemre, sjell së- mundje. Jetesa me të është helm dhe qëndrimi me të është shkatërrim.


Zemra e sëmurë

Lloji i tretë i zemrës është zemra e sëmurë, e cila ka jetë, por të cilën e ka prekur diçka. Kjo zemër është me dy anë, ku herë tërhiqet nga njëra anë, e herë nga ana tjetër. Ajo i përket, në fund të fundit, anës që fiton. Ajo tërhiqet nga ana e jetës kur anon nga dashuria për Allahun, besimi në Të, sinqeriteti ndaj Tij dhe mbështetja në Të. Ndërsa kur zgjedh dhe i jep përparësi epsheve, duke u preokupuar me shtimin dhe arritjen e tyre, kur zgjedh zilinë, mendje- madhësinë, vetëpëlqimin, dëshirën për t’u dukur më lart se të tjerët, dëshirën për të bërë shkatërrime në tokë, do të thotë se kjo zemër po anon drejt shkatërrimit të saj. Kjo zemër është midis dy ftuesve. Një ftues i cili e thërret për tek Allahu, i Dërguari i Tij dhe për te jeta e pafund dhe një ftues, i cili e thërret për tek çasti. Në këtë rast ajo i përgjigjet anës që ka më afër. Do të thotë, zemra e parë është e gjallë, e qetë, e butë dhe e vëmendshme. E dyta është e thatë dhe e vdekur. Ndërsa e treta e sëmurë, e cila do të shpëtojë nëse më pranë ka shpëtimin ose, përndryshe, do të shkatërrohet nëse ka pranë shkatërrimin.



Nesim Bajrami
Hëna e Re

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Hallo Admin Site ?s No Safe ! e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.