Senad Halitoviç zgjidhet myfti i ri i Sanxhakut

Senad ef.Halitoviçi u votua unanimisht myfti i ri i Sanxhakut në zgjedhjet e mbajtura në Xhaminë e Sulltan Fatihut, në qytetin Tutin.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Serbisë, Sead Nasufoviç, deklaroi gjatë fjalës së rastit se votimi u realizua si rezultat i një pune të gjatë.
“Myftiu i porsazgjedhur është perlë e institucionit tonë. Ai u zgjodh si përfaqësues i imamëve të Sanxhakut. I uroj Halitoviçit suksese në misionin e tij të ri”, tha kryetari Nasufoviç.
Ndërsa myftiu i porsazgjedhur theksoi se qëllimi i tij në detyrën e re është të realizojë projekte afatgjata dhe të dobishme për Bashkësinë Islame.
"Dua të punoj bashkë me ju vëllezër të respektueshëm, për të arritur kënaqësinë e Allahut xh.sh.. Është një përgjegjësi e madhe për mua, sepse e di se para nesh është një periudhë e punës dhe prosperiteti për bashkësinë tonë. Besimi që më është dhënë është një amanet i madhe dhe një garanci që tek secili prej jush do të gjej miq dhe bashkëpunëtorë", tha Muftiu i porsazgjedhur Senad ef. Halitoviç.
Halitoviç përfundoi medresenë "Gazi Isa-beg" dhe shkencat islame, studimet master i kreu në filozofinë dhe ideologjinë islame në vitin 2006 në Jemen. Për shumë vite ishte imam i arab xhamisë në Novi Pazar, në atë qytet ai punoi edhe si profesor. Ka qenë në krye të Organizatës Humanitare “Hasene” për Serbinë me të cilën ka zbatuar projekte të shumta humanitare dhe arsimore në atë vend.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.