Aspekti religjioz dhe psikologjik i mallkimit

Muhammedi s.a.v.s. në një hadith ka thënë: "Gra, jepni lëmoshën dhe kërkoni shumë falje (istigfar) sepse kam parë më së shumti nga ju në zjarr!" "E përse nga ne ka më së shumti në zjarr?" - pyeti një grua. "Për arsye se shumë mallkoni dhe jeni pafalënderuese ndaj burrave . . ." (Muslimi)

Njeriu veten më së miri e njeh nëpërmes fjalës së tij të shkruar ose të folur. Sikur secilit banor të Tokës t'ia jepnim një fletë dhe një laps me kërkesë që të përshkruajë aspektin konkret të jetës, nuk do t'i gjenim dy përshkrime identike.
Është fascinuese kombinimi i llojllojshëm i tridhjetë e gjashtë shkronjave (shenjave) që reflektojnë forma të shumta të ndryshme të folurit dhe karakterit. Individët ose kolektivitetet, të folurit e të cilëve është i përbërë nga çuditjet, mallkimet, përgojimet, transmetimet të thashethemeve, ankesave, hipotezimit për të kaluarën, sharjeve, grindjeve, ofendimeve të shpeshta, janë përfaqësues eminent i të folurit të prapambetur i cili asnjëherë nuk reflekton persona të përparuar dhe afirmuar mentalisht.
Ibn el-Kajjimi (1292 - 1350) gjeniu analizues i Kur'anit nga një të folur të shkurtër të një milingone: "O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur." (En - Neml, 18)
derivon dhjetë forma të folurit: thirrjes (nida'), tërheqje e vëmendjes (tenbi'ih), emërtim (tesmijeh), urdhër (emr), tekst (nass), vërejtje (tehzi'ir), specifikim (taksi'is), kuptim (tefhi'im), gjeneralizim (t'ami'im) dhe arsyetim (i'atidha'ar).
Nëse analizojmë përmbajtjen e lutjes e cila na zbulon kuptimin e prioriteteve, kuptimit të vendit dhe kohës si dhe jovetëdijën për dobësitë personale, kontekstin e betimit dhe mjetet e betimit, do të zbulojmë esencën e hapësirës mentale dhe emocionale brenda njerëzve së bashku me mekanizmat e jashtëm që e definojnë këtë hapësirë.
Gjatë betimit, secili person numëron ato gjëra që janë të vlefshme në jetën e tij (p.sh. Pasha Zotin, pasha fëmijët, për nder, pasha sytë e mi, etj.) dhe këtë ofron si garanci për t'i besuar.
Krijuesi i Lartëmadhëruar shërbehet me betim si formë e apostrofimit të rëndësisë së fenomeneve të caktuar (p.sh. "Pasha qiellin", "Pasha kohën", "Pasha agimin", etj.). Pejgamberi s.a.v.s. shërbehet me betim si formë e tërheqjes së vëmendjes në rëndësinë e poentës së caktuar gjatë të folurit (p.sh. "Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im.") dhe kjo është formë funksionale e shfrytëzimit të këtij lloji të folurit, për ndryshim të betimit në vlerat që zhduken në emër në qëllime të gabuara.
Duke përcjell linjën asociative të të folurit të caktuar le të hyjmë së bashku në mendje dhe zemër të personit i cili përshkruan hadithin e cituar më lartë: "Gra, jepni lëmoshën dhe kërkoni shumë falje (istigfar) sepse kam parë më së shumti nga ju në zjarr!" "E përse nga ne ka më së shumti në zjarr?" - pyeti një grua. "Për arsye se shumë mallkoni dhe jeni pafalënderuese ndaj burrave ..." (Muslimi)


Të folurit që shpie në mallkim

Pra, hadithi i përmendur flet për reaksionet verbale joedukate të personave të caktuar në situata të ndryshme të jetës.
Edhepse në shikim të parë të reaksioneve të pa parashikuara në ndodhitë e përditshme, pasojat e këtyre reaksioneve mund të jenë lehtë rrënuese për dy palët në komunikim.
Do të shohim përse lloji i parë i të folurit në hadithin e përmendur i cili udhëheq në shkatërrim është mallkimi. Ky lloj i të folurit është reaksion në situata të pakëndshme dhe të ndryshme të jetës të cilat i quajmë padrejtësi, dhembje, dëm, fatkeqësi, dëshpërim, etj., dhe bazohen në idenë sipas së cilës besohet që nëse shkaktarët e këtyre pakënaqësive e ndiejnë të njëjtën gjë, bota do të jetë vend më i bukur për jetesë.
Është e pamundur të paramendohet personi i cili ecë nëpër këtë planet e që jeta nuk i ka përgatitur forma të ndryshme të dhembjes, padrejtësisë, dëmit dhe dëshpërimit. Por, secili person në të njëjtat ka reaguar në mënyrë të veçantë. Dhe mu për shkak të folurit që njerëzit nuk definojnë dhe veprojnë atë që i ndodhë, por reaksioni i tyre në këto ndodhi, sikurse mallkimi si përgjigje në gjendje të ndryshme të jetës ose joveprave njerëzore, i bën autodestruktiv dhe të pa parashikuar. Padyshim asnjë person nuk mallkon nga asgjëja, por për këtë akt rreth vetit gjen shkas të mjaftueshëm i cili pas përpunimit të caktuar mental, lëvizin erupsionin emocional të ndjenjave negative (p.sh. pakënaqësia, pafuqia, dhembja, etj.), i cili kulmon në formulacione të ndryshme mallkimi.
Formulacionet e mallkimit janë dëshira ndjellakeqe që nuk thuhen gjithmonë me intonacion të njëjtë. Ekzistojnë ngjyra të rëndësishme në mes mallkimeve klasike (p.sh. qofsh i mallkuar!) të cilat përdoren zakonisht gjatë reaksionit në të keqen e cila ka cenuar shumë shenjtëri njerëzore njëkohësisht (nderi, liria, pasuria, feja, jeta) dhe mallkime kreative (p.sh. dhashtë Zoti t'i shpenzosh paratë në ilaçe!) për të cilat zakonisht drejtohen ndaj personave për të cilët mendojnë që na kanë dëmtuar financiarisht.
Mallkimi i përsëritur është shprehje e sigurt e dobësisë së potencuar mentale dhe dobësisë fizike e cila paraqitet si rezultat i përpunimit të gabuar mental të pakënaqësive të ndryshme të jetës. Këtë dobësi intelektuale më mirë e kuptojmë nëse hulumtojmë kuptimin e anës së pakëndshme të jetës së atyre që mallkojnë shpesh.
Është interesant që në Kur'anin fisnik përmenden dy gra që janë të përshkruara si të përsosura moralisht dhe intelektualisht, dhe që të dyja kanë jetuar në kushte ekstreme të rënda. Çfarë i ndërtoi si persona të kompletuar përveç se reaksioni i drejtë në ngjarjet e mjedisit ku jetuan dhe vepruan.
1. Merjemja, e bija e Imranit ka qenë e ekspozuar presionit shoqëror të pa parashikuar për shkak të shtatzënisë mbinatyrore dhe lindjes për çfarë mjedisi e gjykon dhe e përshkruan si person të pandershëm:
"Oj Merjeme, ke bërë një punë shumë të keqe! Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme!" (Merjem, 27-28)
Çfarë ishte reaksioni i saj në këtë situatë të vështirë në këto akuza dhe emërtime nënçmuese?
Mund të paramendojmë shumë zgjidhje të mundshme për situatën e saj. Por, a thua ajo:
a.) Morri avokat për ta "fshirë turpin" e saj duke shpenzuar sasi të madhe të kohës dhe të hollave për të argumentuar pafajësinë e saj?
b.) Ka shkuar prej shtëpisë në shtëpi në mënyrë emotive duke bindur njerëzit për pastërtinë e saj?
c.) Ka mallkuar shpifësit duke kërkuar vdekjen e tyre?
d.) Ka demonstruar grevë urie duke dëshiruar në këtë mënyrë dhembshurinë e shoqërisë ndaj saj duke zbutur zemrat dhe gjuhët e shpifësve?
Reaksioni i saj nuk ishte asnjëri nga të përmendurit por sipas këshillës së Krijuesit vendosi të mos humbë kohë të vlefshme në gjëra më pak të rëndësishme duke ndërprerë komunikimin me shpifësit, dhe vazhduar përsosjen e saj shpirtërore nëpërmes agjërimit dhe lutjes:
"Unë kam vendosur heshtje për hir të Gjithëmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i flas!" (Merjem, 26)
A thua e ka pasur vështirë në këtë situatë? Jashtëzakonisht! A ka qenë në përparësi në krahasim me pjesëtarët e tjerë të shoqërisë? Gjithsesi! Ata shpenzonin kohën dhe energjinë e tyre duke u marrë me te nëpërmes fjalëve të prapambetura të shpifjes dhe përgojimi përderisa ajo merrej me përsosjen e shpirtit të saj, duke zgjedhur fjalët e lutjes, lartëmadhërimit të Krijuesit dhe sigurimit të ardhjes së djalit të saj.
Kur'ani famëmadh ilustron edhe një rast të shpifjes në nderin e një gruaje të pastër, Aishës r.a.:
"S'ka dyshim se ata që trilluan shpifjen, janë një grup prej jush. Ju mos e merrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj. Secilit prej tyre do t'i takojë dënimi sipas pjesëmarrjes në mëkat, e atij prej tyre që e barti pjesën e madhe (të shpifjes), i takon dënimi i madh." (En - Nurë, 11)
duke na mësuar nga ky shembull modusin strategjik të meditimit në situata të ngjashme të cilat reflektohen nëpërmes reaksionit emocional inteligjent dhe shpenzimin e drejtë të kohës dhe energjisë personale.
2. Asia, gruaja e faraonit (bija e Muzahimit) ishte bashkëshortja e zullumqarit më të madh të njohur në histori. Si ishte reaksioni i saj në kontekstin e përmendur shoqëror?
Lexojmë duke medituar thellë versetin kuranor:
"E atyre që besuan, All-llahu ua solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: "Zoti im, më bën një vend pranë mëshirës sate në xhennet dhe më shpëto prej faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor!" (Et - Tahrim, 11)
Vërejmë qartë fokusimin në ardhmëri, shikimi i drejtë i personit negativ të kohës së saj, vetëdija nga rreziku i pjesëmarrjes në veprat e këqija dhe kërkim-mbrojtja nga efekti i veprave të këqija të kryerësve të tyre.
Nuk vërejmë asnjë formë të të folurit të prapambetur (p.sh. mallkim, përgojim, ankim, hipoteza në të kaluarën, etj.) pa marrë parasysh situatën ekstreme të rëndë.
Personat me cilësi heroike asnjëherë nuk janë produkt i situatave të këndshme të jetës, por gjithmonë të katastrofave dhe kataklizmave të ndryshme. Gjeneratat që jetojnë në këto kohë mund të ndihen të lumtura sepse kanë të gjitha kushtet për t'u bërë heronj.


Mosfalënderimi ndaj bashkëshortit

Mosfalënderimi ndaj bashkëshortit ose mohimi i begative të bashkëshortit është reaksion tjetër jofatlum i cili shpesh bën që një numër i caktuar i grave në situata të caktuar të mos kenë aftësi të shikojnë tërësinë. Gratë kanë zakonisht mundësinë e dobët të meditimit tredimensional dhe aftësia e orientimit në hapësirë është më e vogël se aftësia e shumë meshkujve. Meta-analizat kanë treguar që meshkujt qartë tejkalojnë gratë në aftësinë hapësinore e cila quhet rotacion mental.
Ndryshimi në mes mashkullit dhe femrës kur hyjnë në një hapësirë qëndron në atë që mashkulli së pari i vëren shtyllat e objektit, materialin e mureve, gjatësinë dhe sipërfaqen, ndërsa femra së pari e sheh motivin e mozaikut në dritare, ngjyrën e mureve, llojin e aromës në ajër, etj.
Kjo ndjenjë subtile për detale e kualifikon femrën për rolin e dekoratorit të hapësirës së kësaj bote, ndërsa mashkulli është i kualifikuar për rolin e ndërtimtarit kryesor (ose rrënuesit) në hapësirën e kësaj bote. Ky fokus primar i femrës në detale dhe fokusi primar i mashkullit në imazhin më të madh të gjërave e jo të detaleve, shpesh rezulton në moskuptim dhe konflikt. Kështu shumica e grave do të mohojë një mijë mirësi të bashkëshortit për një gjë krejtësisht të parëndësishme ose gabim, do të harrojë deceniet e jetës në begati për një krizë financiare, etj. Këto reaksione të grave janë rezultat efektit emocional i cili rrjedhë nga vendosja e gabuar e prioriteteve. Nëse dikush e ka qëllim më të madh të jetës me mirëmbajtur shtëpinë të pastër për çdo ditë duke anashkaluar ndonjë mision të gjerë shoqëror të dobishëm, dhe vizion jetësor madhor dekorimin e objektit të banimit, në kurriz të kohës për arsimim dhe riarsimim, është e qartë që do të ngarkojë me imtësi personin me të cilin jeton dhe i cili është i fokusuar në qëllime më të larta. Një prej shkaseve kryesore të pakënaqësisë të femrës në segmente përkatëse është edhe mungesa e diplomacisë së përditshme.
Femra, mesatarisht ose jep gjithçka ose merr gjithçka. Kur e do mashkullin ia jep edhe shpirtin edhe trupin, sakrifikon për te edhe kohën edhe ambiciet personale. Pajtohet në rolin e gjellëbërëses dhe shtëpiakes vetëm për të parë buzëqeshjen në fytyrën e tij. Bën kompromis, dhe është në gjendje ta mbyt edhe fëmijën e saj (abort) nëse ai me fjalë të ëmbla kërkon nga ajo. Por në momentin kur ai e lëndon suitën e saj, me më dëshirë e dëshiron kokën e tij. Për shkak të kësaj jodiplomacije, për të cilën mashkulli është i vetëdijshëm, dhe e cila thotë "jep çdo gjë ose moho çdo gjë", meshkujt kryesisht nuk shohin te gratë partnerë as aleatë të fortë tek të cilët mund të mbështeten, andaj me zemër të dashur i shfrytëzojnë.


Konkluzion

Në hadithin e cituar në fillim Pejgamberi s.a.v.s. paraprakisht tërheq vëmendjen në rënien emocionale destruktive të femrave, d.m.th. në mallkim dhe mohim të mirësive të bashkëshortit, për shkak të natyrës specifike të gruas e cila ka afinitet ndaj situatave të ndryshme emocionale, por edhe sëmundjeve emocionale (p.sh. fobitë e ndryshme depresionet, etj.) në krahasim me mashkullin i cili ka afinitet ndaj sëmundjeve kognitive (p.sh. skizofrenia, mania, asocializimi, etj).
Njeriun nuk e ndërtojnë apo rrënojnë ngjarjet dhe ndodhitë, por reaksioni i tyre në të njëjtat.
Andaj keni kujdes si reagoni me vetëdije konstante që njeriu në fund të jetës më së shumti pendohet për shkak të atyre veprave të cilat i kanë provokuar njerëzit të cilët më së paku i vlerëson.



Përgatiti:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.