Kurbanët e Pavarësisë së Kosovës, Mulla Idris Gjilani e Adem Jashari

"Nëse Adem Jashari është vula e Pavarësisë, Mulla Idris Gjilani është themeli i shtetit të Republikës së Kosovës"

Në pragun e këtij përvjetori të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, aroma e paqes së përgjakur mbulon gjitha trevat shqiptare dhe shqiptarin në përgjithësi. Si një kandil i cili thërret akoma për përgjegjësi, vizion e drejtësi për popullin shqiptar. Sakrificë pa cilën Kosova dhe populli i saj sot nuk do të ishte këtu e as që mund të imagjinohet në këtë pozicion. E gjithë kjo, pa asnjë mëdyshje u realizua fal sakrificës e kontributit të qindra mijëra luftëtarëve, burra, gra, djem, vajza, të moshuar e intelektual, përgjatë gjitha periudhave me qëllimin e vetëm mbrojtjen dhe ruajtjen e trojeve shqiptare nga fqinjët e saj gjakatar.

Siç thoshte Mulla Idris Gjilani, "Ne shqiptarët kemi tri fe, por kemi vetëm një Atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot...!".

Kontributi i Mulla Idris Gjilanit në formësimin e ideve politike e ushtarake për liri, pavarësi, drejtësi ndaj shqiptarëve mbeti frymëzimi dhe themeli i çdo dëshmori të Kosovë që nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore e deri tek shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Kjo për faktin se vizioni, guximi e mbi gjitha largpamësia e Mulla Idris Gjilanit tejkaloj çdo kokë shqiptare me prirje ideologjike komuniste që përçau shqiptarët për 100 vjet me radhë nën moton e mashtrimit të madh "Vllaznim Bashkimit". Ai (M. I. Gjilani) ishte i pashoq, i pakrahasueshëm në vizionin e tij për 100 vjet me radhë. Ai sakrifikoj vetveten dhe familjen e tij, njësoj sikurse Adem Jashari, për të vetmen arsye, që shqiptaria të rroj e lirë në hapësirat e saja gjeografike përgjithmonë.

Figura emblematike e Mulla Idris Gjilanit mbeti e pa krahasuar deri në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në cilën lindi figura, vula e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, komandat Adem Jashari. Kosova tashmë po kalonte nga një komandant tek tjetri, nga një sakrificë tek tjetra, për t'i dëshmuar botës së shqiptarët nuk heqin dorë deri në realizimin e të drejtës së tyre për Liri, Çlirim e Pavarësi të Republikës së Kosovës dhe gjitha trojeve të tyre etnike.

Sot, Republika e Kosovës po mbush përvjetorin e saj të radhës, njësoj sikurse çlirimtarët, dëshmorët, që zënin radhën e njëri-tjetrit përmes sakrificës së tyre për liri, pavarësi atdhedashuri.

Urime gjithë shqiptarëve, gëzuar Pavarësia e Republikës së Kosovës.

Me respekt: Fidan Mustafa

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Hallo Admin Site ?s No Safe ! e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.