Dispozita e Sheriatit ndaj materieve narkotike dhe narkomanisë

Pasuri më të madhe që kemi trashëguar nga Pejgamberi a.s., është rruga gjurmët apo syneti i tij. Sepse syneti i Pejgamberit a.s. është model i jetës për njerëzit.

Syneti i Pejgamberit a.s. për neve paraqet një model në sjellje apo një sistem të jetës për çdo gjë që njerëzit janë të nevojshëm gjatë jetës së tyre; si për ta falënderuar Allahun, për moralin njerëzorë, për marrëdhëniet shoqërore apo jetës familjare. Synetet e Pejgamberit a.s. janë përcaktuar në librat e fikhut nën temën muamelat me nëntituj si; adhurim, shitblerje, martesa etj. Dijetarët islam në fillim janë përqendruar në nxjerrjen e normave nga hadithet e Pejgamberit a.s., ku gjatë nxjerrjes së këtyre normave të sheriatit nga hadithet e Pejgamberit a.s. dijetarët po ashtu i theksuan edhe qëllimet themelor dhe kryesore të këtyre dispozitave, që do të thotë se kanë punuar në drejtim për ti përcaktuar qëllime themelore të fesë. Për këtë shkak pra dispozitat të caktuara ose problemet që u paraqitën më vonë që nuk posedojnë norma të caktuara janë bazuar mbi këto parime apo qëllime themelore. Për ta rregulluar (sistemuar) shoqërinë njerëzore janë përcaktuar dispozitat në Kur’an dhe Hadith (Synet), ku në thelbin e këtyre dispozitave qëndron qëllimi kryesor i fesë. Themelet apo parimet për të cilët Pejgamberi a.s. ka insistuar dhe ka këmbëngulur janë të përmbledhur në pesë kapituj:
1) Mbrojtja e Fesë,
2) Mbrojtja e Mendjes,
3) Mbrojtja e Shpirtit,
4) Mbrojtja e Pasurisë,
5) Mbrojtja e Nderit/Familjes.
Shoqëria e sodit më shumë insiston në mbrojtjen e shpirtit dhe pasurisë, duke mos u interesuar apo edhe duke i lënë pas dore të tjerët. Sa kohë që këto janë të drejtat themelore që janë të lidhura ngushtë në mes veti, nëse njëra prej tyre anashkalohet atëherë edhe tjerët do te jenë po ashtu të anashkaluar.

Jemi të mendimit se edhe problemin e materieve narkotike dhe narkomanisë duhet të shqyrtohen sipas këto pesë parimeve themelore të lartpërmendur. Sidomos kur është në pyetje përpjekja apo lufta kundër këtyre materieve që krijojnë lidhje përdorimi, dehjes dhe materiet narkotike. Për fat të keq sot këto materiet janë duke u shqyrtua vetëm në dy parime kryesore; në mbrojtjen e shpirtit dhe pasurisë. Po thuajse edhe sot disa shtete nuk e shohin pengesë përdorimin e alkoolit dhe të drogës në një masë të caktuar. Mund të themi se sot alkooli dhe droga më së shumti është e përhapur në vendet e zhvilluara ekonomike dhe të ndikuar në materializëm dhe kulturë. Po ashtu këto vende kanë dështuar kundër përpjekjeve ndaj këtyre dy problemeve. Me një fjalë, dështimi i luftës kundër materieve narkotike të drogës dhe alkoolit, nuk është mungesa e edukimit apo njohuria për përbërjen e tyre. Edhe pse janë të mobilizuar konsumuesit e këtyre materieve, shkaku kryesor i mos heqjes dorë nga këto zakone është sepse këto materiet pikërisht nuk paraqitën si materiet dëmtuese, por sipas përfundimit paraqitën si materiet kritikuese apo qortuese. Ndërsa në ditët e sodit nëpër rrethanat shoqërore dhe ato edukative materiet të lart përmendur janë në nxitje përdorimi. Si shkak tjetër i mos shpëtimit dhe të parandalimit të pjesëmarrësve ndaj këtyre materive është mos ekzistimi i personave, autoriteteve, institucione efektive ndëshkuese ndaj konsumuesit të këtyre materieve.
Pejgamberi a.s. është shembull dhe udhërrëfyes për njeriun në çdo çështje. Ai urdhëron dhe nxit në të mirat dhe ndaloi nga punët e këqija. Qëllimi i bazave themelore të fesë Islame është të eliminojë të gjithat zakonet e këqija që janë shfaqur gjatë periudhave të ndryshme të historisë së njeriut. Çdo gjë që e dëmton fenë, mendjen, shpirtin, pasurin, apo identitetin e njeriut është ndaluar fetarisht. Kur’ani tregon qëndrimin e Pejgamberin a.s. të përpiktë ndaj punëve të e këqija ku thotë se Ai (Pejgamberi a.s.) i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet. (A’raf, 7/157)
Atëherë si droga apo materiet tjera dehëse dhe çdo materie tjetër duke i përfshirë edhe ato që dalin në ditët e sodit të cilat posedojnë substanca narkotike dhe narkomanisë që krijon lidhje përdorim, edhe pse në Kur’an nuk janë të cekur veçanërisht dhe haptas të gjitha këto janë të ndaluar fetarisht. Në këtë aspekt, edhe duhani mund të konsiderohet i ndaluar, sepse dëmton pasurinë, dëmton shëndetin personal dhe shoqëror po edhe për shkak se krijon lidhje përdorimi. Së pari ti studiojmë dhe analizojmë materiet që krijojnë lidhje përdorimi dhe drogën sipas renditjes dhe bazat themelore e të drejtave.

1. Mbrojtja e Fesë

Feja, mendja, trupi, fëmijët, pasuria - janë mirësitë dhe amanete që njeriut i është dhënë nga Allahu xh.sh. Feja Islame tregon se si duhet të përdorën këto amanete, se cilët janë të drejtat personale ndaj trupit dhe pasurisë. Droga, alkooli dhe materiet narkotike, janë të rrezikshëm për mbrojtjen e ndjenjave fetare.
Pejgamberi a.s. në një hadith thotë: “Qëndroni larg nga alkooli sepse është nëna e të gjitha punëve të këqija” (Nesai, Eshribe, 44.)
Në një hadith tjetër po ashtu thotë se “Çdo pije dehëse është haram” (Buhari, Eshribe, 4.)
Nëse studiohen këto hadithe të Pejgamberit a.s. e shohim sa ai vuri një dispozitë ndaj pijeve dehëse. Nuk është kusht që të jetë vetëm pije, por çdo materie që përmban substancat dehëse është haram e ndaluar. Sepse Pejgamberi a.s., në një hadith tjetër, na tregon se“Çdo gjë dehëse është haram.” (Tirmidhi, Eshribe, 2)
Dijetarët islam pajtohen se është i ndaluar, haram edhe përdorimin i pakt i materieve dehëse, edhe i atyre që nuk janë dehëse, por që krijojnë lidhje përdorimi, përdorimi i të cilëve obligon (e lidh) individin që të vazhdojë përdorimin e tyre. (Abdülfettah Mahmud, Hükmü't-tedavi bi'l-muharremat, s. 124)
Hadithet që flasin drejtpërdrejt për drogën, janë të paktë. Sepse në kohën e Pejgamberit a.s. droga dhe materiet narkotike, nuk ishin të njohur në çdo vend dhe dëmi i tyre nuk ishte me saktësi. Mirëpo dispozita që është e caktuar nga Pejgamberi a.s. është kolektive, dhe aty thuhet se çdo gjë që e dehë njeriun dhe mpin trupin e tij është e ndaluar. (Ahmed b. Hanbel, 6/309) Në hadith aludohet për materiet narkotike, materiet që i japin njeriut emocione tej mase dhe dobësojnë trupin e tij. Dijetarët islamë, duke u mbështetur në hadithin (Çdo gjë dehëse është haram), janë të pajtimit se llojet e hashashit, materie dehëse apo edhe çdo materi tjetër, të cilat janë të ngjashme me to, janë haram. Ibn Haxheri thotë se hashashi, edhe pse nuk bën pjesë në grupin e materieve dehëse, për shkak se bën pjesë në grupin e materive narkotike - ai është i ndaluar së bashku me materiet të ngjashme me të. (Fethu'l-Bari, 21/142)
Pijet dehëse dhe materiet narkotike janë faktor kryesor që e largojnë njeriun për ti kryer obligimet fetare. Shumë nga njerëzit, edhe pse kanë dëshirë për t’i kryejnë adhurimet, mirëpo për shkak se nuk i largojnë këto veti negative, nuk mund ti kryejnë edhe adhurimet. Këto materiet e pengojnë njeriun që të jetë falënderues ndaj Krijuesit të tyre.
Gjërat të cilët e largojnë apo e pengojnë njeriun që ti kryej obligimet fetare apo punët të dobishme të gjitha këto janë të ndaluar nga dispozitat e sheriatit. Ekzistojnë shumë shembuj se këto materiet pa dallim moshe i larguan njerëzit nga punët obligative dhe ato vullnetare. P.sh. njëri me emrin A’sha poeti i periudhë së injorancës, në vitin e Marrëveshjes së Hudejbis erdhi në Hixhaz dhe deshi ta pranoi Islamin. Kurejshët ishin të brengosur se do pranon Islamin, prandaj i than atij se “Islami e ka ndaluar imoralitetin, bixhozin dhe alkoolin”. Poeti që nga mosha e re ishte marrë me tregtinë e alkoolit, ai tha se nga imoraliteti dhe nga bixhozi mund të heq dorë sepse ishte edhe i moshuar nuk kishte kurrfarë dëshirë ndaj këtyre dyjave, po nga alkooli nuk mund ta heq dorë duke kërkuar leje një vjet për ta menduar këtë dhe në atë moment largohet nga Mekke. Gjatë rrugës për në fshatin e tij rrëzohet nga deveja dhe vdes, për shkak të alkoolit nuk e pranon as Islamin.

2. Mbrojtja e Mendjes

Allahu xh.sh., pas krijimit i dha njeriut aftësi që të dalloj të mirën nga e keqja dhe të bukurën nga e shëmtuara. Aftësia e tij është mendja dhe vullneti i tij. Vullneti apo aftësia për të dalluar të mirën nga e keqja është dhurata apo dhuntia më e madhe që Allahu xh.sh. i dha njeriut. Po ashtu mund të themi se mendja dhe vullneti janë dhuntitë që ngrenë lartë vlerën e njeriut, e dallojnë atë nga krijesa të tjera, e bëjnë që të ketë ndërgjegje njerëzore dhe fetare. Vullneti është zgjedhja e njeriut atëherë kur njeriu është në gjendje ti kryej veprimet të bukura dhe të shëmtuara. Sipas disa dijetarëve, vullneti është “amanet” që iu është dhuruar njeriut nga Allahu xh.sh. ashtu sikurse është e përshkruar në Kur’an. (Ahzab, 72)
Sipas kësaj, e gjithë ndërgjegjja njerëzore dhe ajo fetare është e lidhur me vullnetin e njeriut. Vullneti është një amanet i lartë, që e bën njeriun të jetë përgjegjës, prandaj edhe e lartëson vlerën e njeriut.
Për këtë shkak prandaj, është obligim fetar që mendja të jetë mekanizëm kontrolluese e vullnetit të njeriut. Prandaj sipas konsensusit të dijetarëve islam çdo materie që ndikon në mendjen dhe vullnetin e njeriut në mënyrë negative edhe nëse materia nuk është dehëse është e ndaluara haram.
Njeriu është krijuar në mënyrë të përshtatshëm për keqësim apo për të gabuar. Sepse njeriu që nga krijimi i tij është rrethuar me disa të metat, gabimet, harresat dhe mashtrimet. Këto të metat prandaj janë shkaktarët për keqësimin dhe gabimet e njeriut. Po ashtu as një njeri nuk ka shpëtuar nga dobësitë rrëshqitjet të mundshmet njerëzore. Mirëpo këto veprimet nuk janë të pranueshëm si keqbërëse, përderisa nuk bëhen vazhdimisht dhe me vetëdije. Si e kundërta e kësaj kur mëkatet e vogla bëhen zakon veprimi, atëherë hyjnë në dispozitën e mëkateve të mëdha: kështu pra në bazat e cilësisë së sjelljeve të njeriut është cekur vesi apo zakoni keqbërës i tij.
Islami nuk miraton as një vepër e cila krijon lidhje patjetërsueshme përdorimi. Po më tepër bile edhe adhurimet kur bëhen në formë zakoni i humbet vlera e tyre. Sepse vullneti dhe qëllimi janë mjete ndihmëse për të kuptuar rrëndësin e veprave të njeriut. Kur vullneti mbetet pa alternativ atëherë zhvlerësohet rëndësia e veprave. Pejgamberi a.s. paralajmëroi për fatkeqësinë përfundimtare të këtyre zakoneve ku thotë: Ai që është alkoolist në këtë botë dhe nuk pendohet, në botën tjetër nuk do të provoj nga pijet e xhenetit. (Muslim, Eshribe, 73.)
Në një hadith tjetër Pejgamberi a.s. konsumuesit e alkoolit i krahason me idhujtarët a paganët për se thotë: Alkoolisti (Pijaneci) është sikur idhujtarët.(?bn Maxhe, Eshribe, 3).
Sikurse paganët që kishin bërë traditë apo zakon adhurimin e idhujve, prej të cilëve nuk kanë as dëm e as dobi, që është një zakon që nuk përputhet me mendjen dhe as me logjikën e njeriut. Në këtë aspekt, pra, edhe alkoolistët janë njësoj sikurse idhujtarët që kishin bërë zakon a traditë konsumimin e alkoolit duke e dëmtuar vetveten.
Si shembull tipik për këtë është lideri i bandës Hassan Sabbah, i cili grupin e vet e kishte emërtuar “Hashashijjun” (Hashashinjët) në kalanë e Alamutit i cili ishte edhe predikuesit e fraksionit Ismaili. Ai, duke e përdorur hashashin apo edhe materiet tjera narkotike dhe narkomanisë, që krijojnë lidhje përdorimi, bëri që me anë të këtyre materieve, t’u dobësonte njerëzve fuqinë e vullnetit duke predikuar ideologjinë e skllavërisë, për ti bërë robër. Është e njohur se në disa fe të Lindjes që prej shumë kohësh përdoret hashashi po edhe materieje tjera, që krijojnë lidhje përdorimi apo edhe materiet që e bëjnë njeriun të dëfrehet vetëm e vetëm që të jenë të ndikuar nën besimin e tyre apo për t’i stimuluar në një jetë mistike të rrejshme. Megjithatë, metoda dhe materiet të njëjta edhe sot në perëndim përdoren për qëllime të njëjta, vetëm se sot përdorën nëpër organizime apo festime më të dalluar nga e kaluara; që ka për qëllimi të ndikojnë popullin sa më shumë. Këto janë metoda që përdoren sot, dhe rezultati i këtyre është se sot në botë ndodhin ngjarjet të tmerrshme, shkatërrime të ndryshme, vetëvrasjet masive.

3. Mbrojtja e Shpirtit

Sipas Islamit, të gjithë njerëzit janë të krijuar të pastër për nga natyra.. Kështu Allahu xh.sh. në një Hadith kudsij thotë: Unë robërit të mi i kam krijuar të pastër nga mëkatet; Kurse shejtanët më vonë i devijon ata nga besimet e tyre. (Muslim, Xhenet, 63)
Njerëzit janë të krijuar pa mëkate fare. Për këtë shkak pra, në jurisprudencën islame çdo njeri është në gjendje të pa fajësisë, që quhet beraat-i dhimme (të pa fajshëm përderisa të mos ketë argument për fajësinë). Prandaj kërkimi për sigurimin e shpirtit është e drejtë njerëzore. Njeriu, ashtu sikur nuk bën diçka për të rrezikuar vetveten, gjithashtu nuk bën diçka për ta rrezikuar as shpirtin e tjetrit. Prandaj Pejgamberi a.s. u përkushtua shumë në sigurinë e shpirtit dhe të pasurisë, për se në një hadith thotë kështu: Është e ndaluar që të dëmtohet dikush apo të kundërshtojë dëmin me dëm. (Ahmet b. Hanbel, 1, 313)
Alkooli dhe pijet dehëse janë shkaktarët për përkrahjen e ekstremizmit dhe agresivitet; shohim shpesh se ngatërresat në shumicën e rasteve përfundojnë me plagosjet a vrasjet. Shkurtimisht, them se, përveçse rrezikojnë vetveten, po ashtu rrezikojnë edhe të tjerët.
Konsumues të alkoolit dhe të materieve dehëse dobësojnë vullnetin e tyre dhe bëhen më agresiv. Po edhe dalëngadalë e helmojnë trupin e tyre me këto lloj materiet. Kurse Allahu xh.sh në Kur’an na ndalon që ta dëmtojmë trupin dhe shpirtin ku na thotë: “Mos e mbytni veten tuaj. Vërtet, All-llahu është i mëshirshëm për ju”. (Nisa, 29)
Është e vërtetë se alkooli është faktor kryesor për shumë sëmundjet. Kurse droga nuk ia mundëson njeriut as për tu sëmurë. Ndërsa Pejgamberi a.s. në një hadith tregon se:Ai i cili pinë helm dhe e mbytë vetveten, me helm në dorë do të qëndroj në zjarr të xhehenemit duke e mbytur vetën përgjithmonë. (Buhari, Tëbb, 56)
Jemi dëshmitarë të përditshëm të shembujve tipikë ndaj plagëve dhe mbytjeve që vijnë nga alkooli dhe droga. Është e ditur se ndalesa e alkoolit ka ardhur pas disa grindjeve dhe përleshjeve që kishin ndodhur gjatë kohës së Pejgamberit a.s.. Tregon Sa’d b. Ebi Vakkas r.a. se: “Para se të vinte ndalesa e alkoolit, jemi tubuar në shtëpinë e njërit prej ensarëve për të ngrënë ushqim. Gjatë ushqimit kemi pirë pijet alkoolike dhe kemi mbetur nën ndikimin e alkoolit, ensarët thanë se ne jemi më të virtytshëm, të ndershëm. Kurse kurejshitët filluan të mburreshin duke thënë: “Jo ne jemi më të virtytshëm”. Kështu pati filluar një përleshje e përbashkët dhe njëri ma theu hundën. Ja pra pas kësaj ngjarjeje zbriti ajeti i ndalimit të alkoolit”. (Bejhaki, Sunen, 8, 285).

4. Mbrojtja e Pasurisë

Pejgamberi a.s e ka ndaluar israfin (harxhim pa llogari) të mallit. (Buhari, Zekat, 18) Israfi është haram. Pasoj tjetër e dëmtimit të njeriut nga alkooli, droga dhe materiet narkotike është edhe shpenzimi i mallit pa nevojë e ku nuk duhet. Është e ndaluar të bëhet zakon shpenzimi i mallit në veprime të ndyra apo bërja e israfit. Kështu Pejgamberi a.s thotë: Në ditën e gjykimit njeri pa tjetër se do të pyetet; për jetën ku e ka kaluar, rininë ku e ka harxhuar, për diturinë çka ka bërë me të, dhe për pasurin se si e ka fituar dhe ku e ka harxhuar. (Tirmidhi, Kiamet, 1).

5. Mbrojtja e Nderit/Familjes

Një prej të drejtave themelore të njeriut është mbrojtja e nderit. Allahu xh.sh. njeriut ia tërheq vërejtje për mbrojtjen e familjes nga ana shpirtërore, duke thënë: O ju që besuat, rune veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. (Tahrim, 66/6)
Është shumë me rrëndësi që fëmijët të mbrohen nga dëmet që mund t’i kërcënojnë dhe që të edukohen në një frymë të pastër, me qëllim që të zhvillohen brezat të shëndetshëm. Mbrojtja e nderit mund të trajtohet nga dy këndvështrime. Konsumuesit të alkoolit, drogës dhe materieve të ngjashme e kanë vështirë që ti kryejnë përgjegjësi që kanë ndaj familjarëve të tyre. Bile ndonjëherë ata mund ta dëmtojnë fëmijën, bashkëshorten apo familjarë të tyre Përveç kësaj ata mund të jenë shkaktarë edhe për disa cilësi negative të fëmijës së porsalindur duke i trashëguar dukurit të tij tek fëmija. Sipas disa hulumtimeve nëse prindërit janë konsumues të alkoolit apo drogës kjo lidhshmëria e tyre ndaj këtyre materieve ka shumë gjasa që të kalon edhe tek fëmija, kështu që nga një konsumues të këtyre materive mund të kalon edhe tek pasardhës të tjerë.
Për të mbrojtur nderin duhet që të njihen prindërit dhe të mos përzihet soji/prejardhja e tyre. Kurse imoraliteti apo mëkatet të tjera janë shkaktarë për përzierjen e origjinës. Imoraliteti është një prej mëkateve të mëdha. Imoraliteti është një vepër që të gjithë njerëz të moralshëm e shohin si një prej veprave të shëmtuar. Si shkaktar kryesor për përhapjen e këtyre veprave të neveritshmëve janë pa dyshim shprehia e përdorimit të alkooli dhe drogës.
Materiet dehëse nuk janë të ndaluar vetëm për shkaqet të dëmtimit të njeriut në pasuri. Njëkohësisht është marr para sysh edhe dëmi shpirtëror i tyre. Përveç kësaj nuk themi se alkooli është i ndaluar për shkak se është vetë i dëmshëm apo duke i vështruar përfundimet e tija. Themi se është e ndaluar për shkak se Allahu xh.sh. i quajti në Kur’an “ndyrësirë dhe punët e shejtanit”, Allahu xh.sh. thotë: O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. (Maide, 5/90)
Kështu që mëkatet janë të ndaluar për shkak se në natyrshmërinë e tyre janë të dëmshme, përfundimi i tyre është i keq, i dëmshëm për qenien njerëzore edhe për shkak të dëmit të tyre janë të ndaluara nga Allahu xh.sh. Një vepër e ndaluar për shkak se do ta dëmton njeriun si në këtë botë po ashtu edhe në botën tjetër dhe për ta parandaluar këtë ekziston edhe gjoba ndaj mëkatit vepruesit. Prandaj edhe gjoba apo dënimi përcaktohet sipas mëkatit, dënimet ndryshohen sipas mëkatit. Islami për shkak se çështjet i ka caktuar në mënyrë ontologjike, prandaj mëkatet janë më të pranueshëm nga njerëz. Njerëzit mund të kenë mendime të ndryshme për një gjë se a është e mirë apo e ligë, mirëpo kur një vepër përcaktohen nga shpallja hyjnore atëherë as një njeri nuk ka të drejt që të bëjë as një ndërhyrje.
Pejgamberi a.s. gjatë praktikimit të dispozitave të sheriatit është sjellë i mëshirshëm ndaj njerëzit, atë që nuk e ka praktikuar për familjen e tij nuk e ka praktikuar as për besimtarët të tjerë. Përpikëria e zbatimit të dispozitave të sheriatit është edhe një rezultat i Pejgamberit a.s. ndaj shokëve të tij, ngase kur ai ndalonte një gjë atëherë të gjithë shokët e tij e zbatonin urdhrin e tij. Është një argument i pejgamberllëkut të Muhamedit a.s., fakti që me një sukses të madh shokët të tij i largoi nga zakonet e liga. Kur është fjala për pijet alkoolike Pejgamberi a.s. pas edukimit të shokëve të tij, kur i urdhëroi rreptësishtë që ta lënë alkoolin ata të gjithë varilet që i patën i derdhën rrugëve ku rrugët e Medinës u mbushën përplot me alkool. (Ahmet b. Hanbel, 3, 181, 182) Po ashtu edhe këta ishin konsumuesit e alkoolit, kurse pasi që u ndalua alkooli aq shumë filluan që ta urrenin saqë alkoolin e krahasuan me mëkatet e mëdha me shirkun. Ndërkaq sahabiu i njohur Ebu Musa r.a. thotë: “Nuk shohë dallim në mes atij që e lë Allahun e’i përkulet një shtylle, dhe të atij që konsumon alkoolin” (Nesai, Eshribe, 42) Siç e pamë, se nëse ndjenjat fetare anojnë nga e dobishmja atëherë është e mundshme që të eliminohen të gjitha të ligat nga zakonet e njeriut.



Doç. Dr. Ajhan Tekinesh
Përktheu dhe përshtati:
Mr.Abdylkadër Durguti
Dituria Islame, nr. 236

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.