Ndërron jetë hafëzja më e vjetër në Maqedoni

Sot, në moshën 80 vjeçare ka ndërruar jetë një ndër hafëzet më të vjetra në Maqedoni, Fethije Aliu nga qyteti i Shkupit, e njohur ndryshe si “Hafëz Ablla” në mesin e popullit ose “Hoxha Hanëm” në mesin e nxënësve të saj, raporton Anadolu Agency.

Namazi i xhenazes (ceremonia mortore) do të falet në kohën e iqindisë në xhaminë në Hasanbeg, ndërsa varrimi i të ndjerës do të bëhet në varrezat e Kamnikut.

Fethije Aliju, e lindur në vitin 1939, në moshën 9 vjeçare është bërë hafize, ndërsa në moshën 14-15 vjeçare është marrë me mësimin e nxënësve.

“Hoxha Hanëm”, pjesëtare e njërës nga familjet me rrënjë shkupjane, ka dhënë kontribut të rëndësishëm në vazhdimin e traditës së memorizimit të Kur’anit, duke nxjerrë dhjetra hafëz dhe duke u mësuar leximin e Kur’anit mbi 3 mijë nxënësve.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.