Promovohet kompleti i veprës “Islami nëpërmjet haditheve 1-7”

Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës u bë promovimi i kompletit të veprës “Islami nëpërmjet haditheve 1-7”, projekt ky i iniciuar, përgatitur e redaktuar nga studiuesit më të njohur të shkencës së hadithit të DIJANET-it të Republikës së Turqisë.

Në këtë eveniment kulturor mori pjesë myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ambasadori i Turqisë në Kosovës, Ça?ri Sakar, atasheu për çështje fetare në Ambasadën turke në Prishtinë, z. Nevzat Sabri Arkin, personalitete të jetës kulturore, politike, profesor, imamë dhe nëpunës të Bashkësisë Islame,pedagogë, nxënës e student.

Një fjalë rasti për ta përshendetur këtë ngjarje kulturore e mbajti kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava i cili mes tjerash theksoi se Veprën të cilën po e promovojmë sot, fillimisht është menduar që t’u shërbej lexuesve dhe besimtarëve turqisht folës, mirëpo, kur u pa se kjo vepër u prit shumë mirë, u vlerësua nga kritika dhe pati jehonë dhe prezantim të suksesshëm në Turqi, DIJANETI, në bashkëpunim me bashkësitë fetare të rajonit, pra edhe me Bashkësinë Islame të Kosovës, vendosi që ta përkthej dhe ta botoj edhe në gjuhën shqipe, duke i ofruar kështu lexuesit shqiptar, e mbi të gjitha studiuesve, pastaj imamëve e studentëve tanë një vepër kapitale dhe vëllimore nga fusha e hadithit.S’ka dyshim se botimi i kësaj vepre për literaturën islame në gjuhën shqipe ka një domethënie të veçantë, sepse pas botimit të përkthimeve të Kuranit dhe “Sahihul Buhariut” në shqip, lirisht mund të thuhet se disiplinat islame tek ne nuk kanë realizuar ndonjë vepër të përmasave të tilla, e aq më pakë nga fusha e hadithit. Më lejon të theksoj edhe këtë se bashkëpunimi ynë me Dijanetin e Turqisë është i shumanshëm dhe në disa fusha, ku kemi realizuar një sërë projektesh madhore, në mesin e tyre pa dyshim bënë pjesë edhe botimi i veprës “Islami përmes haditheve” të cilën po e promovojmë sot.







Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.