Begatitë më të mëdha të Allahut

Muhammedi,s.a.v.s. ka thënë: “Kujt i janë dhënë katër gjëra, i janë dhënë të mirat e kësaj dhe botës tjetër, e që janë: gjuha e cila përmend Allahun, zemra e cila falënderon Atë, trupi i cili sprovat i përballon me durim dhe gruaja e cila nuk e tradhton burrin kur është në pyetje pasuria e tij dhe morali i saj!”

Të vërtetën e ka thënë Pejgamberi, s.a.v.s. Këto katër begati janë më të mëdha që Allahu i Madhërishëm ia dhuron njeriut. Këto janë më të mira se pasuria, fama dhe çdo gjë që njeriu kërkon: bagëtia, të lashtat, ari dhe argjendi.

BEGATIA E PARË: GJUHA QË PËRMEND ALLAHUN

Pra, është gjuha e cila gjithnjë dhe në çdo situatë përmend Allahun. Gjuha e cila nuk lodhet nga dhikri dhe është e lagshtë nga përmendja e Allahut të Madhërishëm.
Kur njerëzit merren me dynja dhe fitimet e tyre të kësaj bote, atëherë besimtari me gjuhën e tij përmend Allahun e Madhërishëm. Sepse Allahu i Madhërishëm nuk është i kënaqur që robërit e Tij vetëm ndonjëherë ose pak e përmendin, por thotë:
„O ju që besuat, përkujtoni Allahun sa më shpesh. Dhe madhëroni Atë mëngjes e mbrëmje.“ (El Ahzabë, 41-42)
Hipokritët e përmendin Allahun, por pak dhe rrallë:
„...Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin Allahun.“ (En Nisaë, 142)
Ndërsa, besimtarët gjithnjë e përmendin Allahun:
„Për ata që Allahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë shtrirë...“ (Ali Imran, 191)
Ata e përmendin Allahun në çdo Atë as në paqe as në luftë. Bile edhe kur dy ushtri takohen, në radhët e betejës, besimtarët e përmendin Allahun:
“O ju që besuat, kur të konfrontoheni me ndonjë grup, përqendrohuni dhe përmendni çdo here Allahun…” (El Enfalë, 45)
Ata më së tepërmi e përmendin Allahun në vendet ku lihet kjo, sikur që është tregu etj. siç përmendet në hadith: “Ai i cili përmend Allahun në mesin e atyre që janë indiferent, i ngjan luftëtarit në mesin e dezertorëve.” Përveç kësaj , zemra duhet t’i bashkohet gjuhës, e nëse kjo nuk ndodhë atëherë do të mësohet me këtë, dhe dhikri nuk do të depërtoj deri te zemra.

BEGATIA E DYTË: ZEMRA FALËNDERUESE

Përmendja e Allahut (dhikr) dhe falënderimi i Allahut (shukr) janë gjithmon së bashku, siç thotë Allahu:
“Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime) Unë ju kujtoj juve (me shpërblim). Më falënderoni e mos më mohoni.” (El Bekare, 152)
Në hadithin e Muhammedit, s.a.v.s. thuhet:
“O Zoti im më ndihmo të përkujtoj, të falënderoj dhe të bëj ibadet të bukur.”
Falënderimi është i nevojshëm, ndërsa shkalla e parë është që njeriu të jetë i vetëdijshëm që të gjitha begatitë janë të Allahut. Ky është pranim me zemër siç thotë Kurani fisnik:
“Dhe çdo të mirë që e kemi, ajo është prej Allahut, madje edhe kur ju godet e keqja ju vetëm te Ai e ngrini zërin (me lutje).” (En Nahl, 53)
Zemra falënderuese kupton se Allahu udhëheqë me begatitë dhe disponon me ato, dhe çdo gjë rreth tij, është në realitet begati e Allahut. E begatitë e Tij me të cilat ne kënaqemi janë të panumërta, siç thotë:
„në qoftë se përpiqemi ti numëroni të mirat e Allahut , nuk do të mund të arrini t’i përkufizoni (në numër).“ (Ibrahim, 34)
Besimtari duhet me qenë falënderues në këtë begati sikur ka qenë Sulejmani a.s. falënderues kur ia sollën fronin e Belkisës. Atëherë tha:
„E kur e pa atë (fron) të vendosur pranë tij (Sulejmani) tha : Kjo është nga dhuntia e Zotit tim që të më sprovojë mua se a do ta falënderoj, apo mos do ta përbuzë...“ (En Neml. 40)
Ai e falënderon me shpirt Allahun. Falënderimi e ruan begatinë e tij dhe e forcon, por edhe e shtonë sikur që konfirmon vërseti kuranor:
„Nëse falënderoni do t’ua shtojë të mirat...“ (Ibrahim, 7)
Kjo është gjuha e cila madhëron Allahun dhe e falënderon.

BEGATIA E TRETË: TRUPI I CILI NË SPROVA DURON

Ky është trup i cili në rrugën e Allahut përballon vështirësitë, barrën dhe peripecitë. Ai uritet dhe etësohet për Allahun e Madhërishëm, lufton dhe përpiqet në rrugën e Allahut dhe për Allahun duron. Njeriu nuk mund të ketë sukses në këtë dhe në botën tjetër nëse nuk është i durueshëm. Isai a.s. ka thënë : “Ju nuk do të mund të realizoni atë që dëshironi nëse nuk jeni të durueshëm në atë që nuk dëshironi.” Për këtë Muhammedi, s.a.v.s. ka thenë : “Durimi është dritë.” D.m.th. është dritë që ia ndriçon rrugën njeriut sepse pa te bota do t’i errësohej ndërsa toka sa do që është e gjerë do t’i ngushtohet.
Durimi është çelës i asaj që dëshiron
Dhe çdo gjë e vështirë bëhet e lehtë
Andaj bëhu i durueshëm edhe nëse nata zgjatë
Sepse ndoshta e forta bëhet e butë.
Mos humb shpresën edhe pse lutja zgjatet
Nëse vetit i ndihmon me durim
Ndoshta shpëtimin do ta shohësh
Zbukurohen me durim se nevojën do ta plotësosh
Sepse ai që me ngulm troketë në derë
Njëherë kalon nëpër te.
Durimi është begati. Kujt i jepet i është dhënë thesar i madh. Ali ibn el-Talib r.a. ka thënë: “Durimi është shpatë që nuk topitet dhe kafshë kalëruese e cila nuk rrëzohet.”

BEGATIA E KATËRT: GRUAJA E MIRË

Pra, bashkëshortja e cila nuk e tradhton në moral dhe pasuri. Bashkëshortja e cila ka moral të pastër dhe me kujdes ruan pasurinë e bashkëshortit. Kjo është gruaja e mirë e cila për hir të Allahut, ruan atë që i besohet. Kjo bashkëshorte e bënë burrin të lumtur kur e shikon, e dëgjon kur diçka e urdhëron dhe ruan nderin dhe pasurinë në mungesën e tij.
Në lidhje me këtë Pejgamberi, s.a.v.s. me një rast ka thënë: „Dynjaja është kënaqësi. Ndërsa kënaqësia më e mirë në te është gruaja e mirë.“ Këtë Pejgamberi, s.a.v.s. e kishte shijuar kur u martua me Hatixhën r.a., ai nuk u martua për pasurinë e saj dhe moshën e saj por për pastërtinë e saj. Tek ajo vërejti mirësinë dhe moralin e lartë. Ajo ishte gëzim për te dhe mbështetje gjatë shpalljes. Ajo e qetësonte, ngushëllonte, shpirti i tij gjente prehje tek ajo. I thoshte: „Betohem në Allahun, Ai kurrë nuk do të pikëlloj! Ti gjithnjë kujdesesh për farefisin dhe flet të vërtetën, Ti nderon mysafirin, të varfrin dhe familjen! Ti furnizon të pafuqishmit! Ti gostit mysafirët! Ti përkrah të drejtët!”
Gruaja është thesar i madh. Një i urtë ka thënë: „Gruaja e mirë është pasuri e madhe. Kujt i dhurohet këso gruaje, është si me iu dhurua pasuria e kësaj dhe botës tjetër.“ Një grua e paraardhësve tanë kur dilte burri i saj për tregti i thoshte: „Ruaju nga fitimi haram, se ne mund të durojmë urinë dhe etjen por nuk mund të durojmë Zjarrin përvëlues dhe hidhërimin e Plotfuqishmit.“
Mu për këtë Pejgamberi, s.a.v.s. gruan e mirë e ka cilësuar si begatinë më të madhe në dynja dhe ahiret. Një një hadith thekson: “Katër gjëra përbëjnë lumturi: gruaja e mirë, shtëpia e gjerë, kafsha kalëruese e mirë dhe fqinji i mirë.“
Të gjitha këto janë pjesë e lumturisë që ia lehtësojnë njeriut jetën e mirë. Andaj, besimtar i dashur, kur dëshiron të martohesh mos kërko tek femra anën materiale, as bukurinë dhe famën, por besimin dhe mirësinë.
Lutemi Allahut të Madhërishëm që gjuhët tona të lagen me dhikër, që zemrat tona ta falënderojnë Atë, që trupat tonë të jenë të durueshëm në sprova, dhe të kemi fëmijë të mirë:
“Zoti ynë, na bënë që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit.“ (El Furkan, 74)



Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.