Dashuria dhe respekti ndaj ashabëve të Pejgamberit a.s.

Përkundër faktit se roli dhe rundësia e këtij brezi të myslimanëve është theksuar në Kuran dhe hadithe, megjithatë ata nuk janë të njohur sa duhet në mesin e myslimanëve...

I. Hyrje

Allahu i madhërishëm, nga urtësia dhe dija e Tij, ka dalluar disa krijesa nga disa të tjera, si në botën njerëzore e engjëllore, ashtu edhe shtazore e bimore. Kurorë e të gjitha krijesave është njeriu, Allahu xh.sh. thotë: "Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur" (Et-Tin, 4).
Krijesat më të ndershme dhe më të vlerësuara i ka afruar afër Vetes. Pejgamberët janë njerëzit më të dashur të Tij, kurse Muhammedi a.s. është më i dashuri prej pejgamberëve dhe të gjithë njerëzve.
Por, Pejgamberi a.s. ka vepruar edhe me shokët (as'habët), të cilët kanë qenë të mirë, të zgjedhur, të moralshëm, të respektuar. As'habët i patën ndihmuar atij në çastet më të vështira të jetës dhe të misionit të tij, si në pranimin dhe përcjelljen e porosive, ashtu edhe në mësimdhënie dhe në zbatimin praktik të fesë. Abdullah ibn Mes'udi lidhur me këtë çështje ka thënë: ''Allahu ka shikuar zemrat e njerëzve dhe ka parë se zemra e Muhammedit a.s. është më e mira, ndaj e ka përzgjedhur për Vete dhe e ka bërë përcjellës të udhëzimit të Tij. Pastaj ka shikuar zemrat e njerëzve pas Muhammedit a.s. dhe ka parë se zemrat e shokëve (as'habëve) të tij janë më të mirat, ndaj i ka bërë ndihmues për atë, kurse të cilët do të sakrifikohen në rrugën e fesë së tij. Prandaj ajo që është e mirë në sytë e myslimanëve është e mirë edhe te Allahu, ndërsa ajo që është e keqe, edhe tek Allahu është e keqe."(1)
Allahu xh.sh. e ka respektuar të përzgjedhurin e Tij, duke i bërë të bekuar edhe pasardhësit e tij:
"Ju jeni populli më i mirë se të gjithë të tjerët që janë shfaqur ndonjëherë." (Ali Imran, 110.)
Ndër treguesit e dashurisë sonë ndaj Pejgamberit a.s. është dëshira jonë që t'i njohim edhe shokët, as'habët e tij më të ngushtë, të cilët Allahu xh.sh. i ka përzgjedhur dhe përgatitur për këtë rol. Ata qenë ndihmues të sinqertë në të kuptuarit e porosisë hyjnore dhe në përcjelljen dhe zbatimin e saj te njerëzit.
Përkundër faktit se roli dhe rëndësia e këtij brezi të myslimanëve është theksuar në Kuran dhe hadithe, megjithatë ata nuk janë të njohur sa duhet në mesin e myslimanëve, ose janë të njohur pjesërisht. Prandaj, edhe është detyrë e të gjithë neve që të mësojmë më tepër për ta dhe të bindemi se uniteti dhe përkushtimi për njëri-tjetrin, në emër të Allahut, e përbën suksesin kryesor të tyre deri në ditët tona.
Për fat të keq, disa sekte apo individë me ndikim politik, edhe më herët, por edhe sot, i shpjegojnë njëanshëm disa ngjarje historike nga koha e as'habëve dhe me këtë e rindezin fitilin e përçarjeve e zënkave, madje edhe të konflikteve të hapura ndërmyslimane. Gjendja aktuale në botën myslimane, sidomos në botën arabe dhe arabfolëse, është shembulli më i keq i të kuptuarit të gabueshëm të Islamit, Kurani, Pejgamberit a.s. dhe jetës së as'habëve. Është detyrë dhe largpamësi t'u shmangemi çasteve të ndijshme dhe të kapemi për gjerat e njohura, duke i afirmuar ato dhe duke i anashkaluar të tjerat, që shkaktojnë acarim të gjendjes dhe element ndarës në Bashkësinë Myslimane.

II, Kush quhet sahab

Shprehja "as'hab", shokë", në fillim përfshinte vetëm ata të cilët komunikonin me të, familjen e Pejgamberit a.s. dhe shokët e ngushtë. Më vonë me shprehjen as'hab kuptoheshin edhe ata të cilët e kanë parë atë, kanë jetuar në kohën e tij sadopak, apo kanë besuar në pejgamberinë e tij dhe me te janë takuar.(2) Si rrjedhim i kësaj, Pejgamberi a.s. ka pasur disa mijë as'habë, ndër ta edhe disa mijë femra.(3) Haxhi i Lamtumirës dhe Hutbja Lamtumirëse janë prova më e mirë se në kuptimin e gjerë as'habë ka pasur mjaft, madje mbase edhe mbi 100 mijë njerëz.
Njëri prej përkufizimeve të gjithëpranuara është edhe mendimi i Ahmed ibn Hanbelit e të cilin mendim e përkrahin edhe Buhariu e Neveviu. Sipas këtij mendimi: "As'hab konsiderohet çdo mysliman i cili e ka parë Pejgamberin e Allahut, qoftë edhe për një çast dhe ka vdekur si mysliman."
Ka edhe mendime të tjera rreth përkufizimit të as'habëve, varësisht kush e thotë atë. Grupet e sunizmit kanë qëndrim të matur e të pranueshëm, ndërsa grupet sektare, japin përkufizime të ndryshme, zakonisht sektare.(4)

III, Rangimi i as'habëve sipas meritave (tabekat'us-sahabeh)

As'habët kanë vlerë të jashtëza-konshrne(5) për myslimanët, por megjithatë mbesin njerëz të zakonshëm e tejet modestë. Në anën tjetër, jo të gjithë njerëzit kanë ndjekur rrugën e shumicës në vlerësimin e as'habëve, kështu që në vlerësimin e as'habëve kanë përdorë kritere jostandarde, përkatësisht kanë përdorë kritere të ngushta, shpeshherë tendencioze, në vlerësimin dhe rangimin e tyre.
Imam Ebu Hanife për katër halifët (as'habët) më të mëdhenj, katër halifët besimdrejtë, thotë:
"Njerëzit më të vlefshëm pas të Dërguarit a.s. janë Ebu Bekr Sidiku, pastaj Umer ibn Hatabi, pastaj Uthrnan ibn Affani, pastaj Alij ibn Ebi Talibi, Zoti qoftë i kënaur me ta.(6) Ebu Hanife vazhdon e thotë: "Sahabët (shokët e Pejgamberit a.s.) nuk i përmendim përveçse për të mirë."(7)
Edhe Imam Maturidiu pohon se renditja e halifëve sipas rendit të tij historik është i drejtë dhe i arsyeshëm.(8)
Imam Nesefiu, nxenesi i Maturdiut, pohon: "Për shokët e të Dërguarit të Zotit (As'habët) duhet folur vetëm mirë."(9)
Është detyrë e myslimanëve t'i duan dhe t'i respektojnë as'habët. Kjo nënkupton se kur përmenden ata, ne duhet të flasim pozitivisht dhe me pietet për ta.
I këtij mendimi është edhe Imam Tahaviu: "Dhe i duam as'habët e Pejgamberit a.s., por nuk e teprojmë me dashurinë ndaj tyre dhe nuk ndahemi nga asnjëri prej tyre; nuk e urrejmë asnjërin prej tyre dhe nuk i përmendim me të pavërteta, nuk i përmendim ndryshe vetëm për të mirë. Dashuria ndaj tyre - respektimi i tyre është besim, është fe dhe është mirësi, kurse urrejtja ndaj tyre është kufr, hipokrizi dhe zullum."(10)
Mendohet se më të mirë ndër as'habët, siç cekën edhe kolosët e akaidit islam më lart, janë:
1. Ebu Bekri r.a., Omeri r.a., Osmani r.a., Aliu r.a. e tjerë, të cilët e pranuan Islamin në Mekë;
2. Pjesëmarrësit e zotimit në Dar'un-Nedve, me rastin kur Omeri r.a. e pranoi Islamin dhe e dërgoi Pejgamberin a.s. në tubimin e Dar'un-Nedves, ku një grup mekasish e pranuan Islamin dhe u zotuan për bindje e bashkëpunim;
3. Muhaxhirët që ikën në Abisini, për t'u kthyer në çastin e parë të mundshëm;
4. Pjesëmarrësit në zotimin e Akabes Një e Dy.
5. Muhaxhirët e parë që arritën në Medinë, derisa Muhammedi a.s. ishte në Kuba dhe derisa u ndërtua xhamia;
6. Pjesëmarrësit e Betejës së Bedrit, mbi 300 sosh;
7. Besimtarët tjerë që erdhën në Medinë mes kohës së Betejës së Bedrit dhe Marrëveshjes së Hudejbijes etj.(11)

III. 1. Dashuria dhe respekti ndaj as'habëve

Është detyrë e myslimanëve t'i duan dhe t'i respektojnë as'habët. Kjo nënkupton se kur përmenden ata, ne duhet të flasim pozitivisht dhe me pietet për ta. Mendimi ynë duhet të jetë se ata janë brezi më i mirë i myslimanëve nga fillimi e deri në fund të kësaj jete. Kjo dashuri dhe respekt konsiston në faktin se ata janë baza e të kuptuarit të Islamit dhe e shpjegimit të tij. Kjo gjithashtu nënkupton mbrojtjen nga risitë, mashtrimet dhe përçarjet. Kur ata sulmohen nga kundërshtarët, duhet t'i mbrojmë, sepse sulmi ndaj tyre është sulm ndaj tërë godinës islame.

III. 2. Raporti i shëndoshë ndaj tyre me gjuhë dhe zemër

Edhe gjuha jonë edhe zemra jonë duhet të jenë në mbrojtje të as'habëve. Ata janë lidhja burimore mes Pejgamberit a.s. dhe brezave të ardhshëm. Çdo paqartësi duhet kërkuar në mësimet dhe këshillat e tyre.
Kurani porosit: "Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: "Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën, me besim dhe mos lejo në zemrat farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!" (El-Hashr, 10).
Muhammedi a.s. porositë: "Mos i blasfemoni shokët e mi! Për Zotin, sikur dikush prej jush të ndajë flori sa kodra e Uhudit, nuk do ta arrijë as gjysmën e asaj që ata e kanë bërë."(12)

III. 3. Burimet islame si kriter për vlerësimin e as'habëve

Ndër bazat e besimit të ehli sunetit dhe xhemati t bën pjesë edhe pranimi i çdo gjëje që urdhërohet me Kuran dhe Sunet. Gjithashtu edhe ixhmai (konsensusi) është kriter i lartë për vlerësimin e as'habëve. Të gjithë pjesëtarëve të Betejës së Bedrit Muhammedi a.s. u tha: "Veproni ç'të dëshironi, unë tashmë jua kam falur!"(13)
Gjithashtu Muhammedi a.s. ka thënë: "Ju përbej në Allahun që të jeni të mirë ndaj familjes sime, Ju përbej në Allahun që të jeni të mirë ndaj familjes sime"(14)

III. 4. Ikja nga polemika rreth zënkave që ndodhën mes tyre

Njëri ndër obligimet besimore është që të ruhemi nga polemikat e kota e sidomos nga polemikat mes as'habëve, duke favorizuar disa as'habë e duke nënçmuar disa të tjerë. Është mendim unanim i dijetarëve të ehli-sunetit se pjesëmarrja në polemika rreth ndodhive mes as'habëve është e ndaluar. Më tepër duhet të flasim në pajtimet mes tyre sesa për ndarjet e tyre, të cilat në fund të fundit janë pro-dukt i studimeve dhe mendimit të lirë të tyre e jo produkt i urrejtjes së tyre, siç është karakteristikë e kohëve të fundit.
Në tërë këtë ngjarje anës së keqe i kanë ndihmuar edhe grupe të caktuara sektare, nga brenda dhe jashtë Bashkësisë Myslimane. Të tillët kanë shkaktuar incidente, kanë trilluar ide e mendime, kanë vepruar herë në interes të kësaj ane e herë të asaj ane dhe në këtë mënyrë kanë shkaktuar klimë të përshtatshme për çarje e copëtime të reja.
As'habët kanë aq shumë merita dhe punë të mira sa nuk do të kishim kohë të merremi me punët e këqija. Ne duhet të marrim anën pozitive e jo teprimet, qoftë kur ofendohen ata, qoftë kur lavdërohen ata. Po të kishte dominuar e keqja, myslimanët e parë nuk do të kishin fituar. Po të kishte dominuar negativja, myslimanët e parë nuk do të shtriheshin në të katër anët e botës, ndërsa banorët e atyre vendeve për një kohë shumë të shpejtë e pranonin fenë e re, pikërisht për shkak të anës në ndritshme. Emrat si Ebu Bekri dhe Omeri r.a., Osmani dhe Aliu r.a., Hamza, Xha'feri, Mu'adhi, Zejdi, gratë e Pejgamberit a.s., vajzat e tij, pastaj Ebu Derda', Selman Farisiu, Halid b. Velidi, El-Abbasi, Abdullah b. Amri e tjerë janë emra të lartë.(15)

lV. Dashuria dhe respekti ndaj as'habëve është obligim

As'habët janë brezi më i lavdëruar dhe më i përzgjedhur ndër myslimanët. Ata janë myslimanët më të mirë pas Muhammedit a.s.(16) Ne duhet t'i respektojmë dhe t'i duam. Dashuria ndaj tyre është obligim për myslimanët dhe shenjë e afërsisë me Allahun. Urrejtja dhe përbuzja ndaj tyre është shenjë e mashtrimit dhe besimit tonë me disa pikëpyetje. Çdo nënçmim ndaj tyre është edhe nënçmim ndaj fesë, sepse ishin bartësit kryesorë të fesë në kohën më delikate për Islamin. Për një çerek shekulli ata e përhapën fenë islame sinqerisht dhe fuqishëm në pjesën më të madhe të botës së njohur atëherë. Dashuria ndaj tyre është edhe investim për Botën Tjetër, sepse Abdullah ibn Mes'udi thotë për njeriun që erdhi te Muhammedi a.s. dhe e pyeti:
"O Pejgamber i Zotit, ç'thua për njeriun që e do popullin e vet, por që nuk i është bashkangjitur Atij?" Muhammedi a.s. tha: "Njeriu është me atë që e do."(17)
Fakti se as'habët i donte shumica dërrmuese e botës myslimane lë hapësirë se kishte edhe nga ata që nuk i donin, apo kishin mendime jo të mira për ta. Këta urrejtës e blasfemues të as'habëve qortoheshin nga dijetarët, e nëse qortimi nuk reflektonte dhe nuk kishte përmirësime në shpifjet e mallkimet e tyre, shteti merrte masa dhe i kamxhikonte, i burgoste e madje edhe i vriste, nëse aktiviteti i tyre kalonte kufijtë e mendimit ndryshe dhe rrezikonte sigurinë e fesë dhe të vendit.(18)

V. Termi alu ve'l-as'habu

Tradita që flet për as'habët dhe faktin se ata u shoqëruan ngushtë me Pejgmaberin a.s. nënkupton edhe alu'l-bejtin (ehl'ul-bej-tin), më të afërmit e Pejgamberit a.s., njëkohësisht as'habë, sepse u takuan me të, bashkëpunuan me të, dëgjuan prej tij etj. Ata që erdhën pas tij janë elh'ul-bejti, por këta nuk janë as'habë. Besimtarët rregullisht i bekojnë ata (alu'l-bejtin dhe ehl'ul-bejtin) pas namazi apo në raste të ndryshme të jetës. Të respektuar janë edhe ata që në kohët e hershme kontribuan me luftën e tyre, me sakrifikimin material, me dijen e tyre apo në mënyra të ndryshme. Mbajtja e lidhjeve me ata në formë kujtese na ruan nga harresa dhe zbehja ndaj njerëzve më meritorë për Islamin dhe historinë myslimane.

VI. Marrëdhëniet e as' habëve ndaj ehli-bejtit dhe e kundërta

Marrëdhëniet mes as'habëve dhe Pejgamberit a.s. dhe familjes së tij qenë të mira. Ato ishin të lidhura edhe me miqësi, afarizëm e lidhje tjera. Kështu për shembull, Muhammedi a.s. e mori për grua hazreti Aishen r.a., të bijën e Ebu Bekrit r.a., pastaj Hafsen r.a., të bijën e Omerit r.a. Por, Muhammedi a.s. i martoi edhe vajzat e tij për Osmanin r.a., së pari Rukajen, e pas vdekjes së saj edhe Ummu Kulthumin. Vajzën e tij Fatimenë r.a. e martoi për Aliun r.a.(19)

VII. Ngjitja e emrave sipas as'habëve

As'habët e njohur e respektonin njëri tjetrin, në paqe dhe luftë, në punë dhe në kohë pushimi. Më së shpeshti shoqëroheshin mes veti. Por, si shenjë respekti e dashurie, të përjetësimit të shoqërisë mes tyre, edhe fëmijët i emëronin me emra të njëri-tjetrit. Aliu r.a., ndër të tjerë, kishte edhe bijtë e tij me emrat Ebu Bekr, Omer e Osman. Edhe Hasani r.a. i kishte dhënë emrin djalit të tij Ebu Bekr, kurse djalit tjetër Omer. Husejni r.a. ia dha emrin Omer djalit të tij. Kështu ka vazhduar për breza të tërë. Edhe pse gjest i vogël, megjithatë ka treguar respektin e mirënjohjen për kontributin e as'habëve për Islamin dhe myslimanët. Edhe sot emrat Ebu B e kr, Omer, Osman e Ali ngjiten më së shumti për hir të halifëve besimdrejtë dhe punës së tyre të shkëlqyeshme.(20)

VIII. Përfundim

Rëndësia dhe roli i as'habëve në historinë islame është i pazëvendësueshëm. Për këtë arsye, në të gjitha fazat e historisë islame as'habët janë respektuar jashtëzakonisht shumë. Kontributi i tyre u manifestua në të gjitha fushat e jetës: politike, ekonomike, fetare, kulturore. Ata me punën e tyre të përshpirtshme dhe botërore u bënë pjesëmarrës në formimin e njërit prej qytetërimeve më të rëndësishme njerëzore. Edhe burimet islame e kanë respektuar këtë brez të vyeshëm, prej nga edhe brezat e rinj kanë vazhduar të ndjekin pararendësit e tyre. Vetëm përmendja e ndonjë as'habi zgjon emocione dhe përgjegjësi pozitive ndër besimtarë.
Përkundër kësaj, mendoj se roli dhe kontributi i tyre nuk është studiuar sa duhet. Në studimet kushtuar atyre më tepër janë prekur aspektet emocionale, të mirësjelljes, altruizmit, solidaritetit, e më pak ato të vendosjes së bazave të politikës, shtetformimit, ekonomisë, pluralizmit fetar, politikës sociale. Më tepër janë studiuar zënkat e natyrës sektare sesa zhvillimi i gjithëmbarshëm fetar dhe politik. Më tepër janë studiuar si përcjellës të shkencës së gjetur e më pak si krijues të shkencës burimore. Madje, mendoj se në këto aspekte, të arsimit, kulturës, shkencës, kontributi i tyre është edhe më i madh se në cilëndo fushë tjetër.


_________________
1. Ahmed ibn Hanbel, Musned, Kajro, pa vit botimi, nr. 3600.
2. Nerkez Smailagic, Leksikon islama, Sarajevë, 1990, fq. 132-133.
3. Cyril Glasse, Enciklopedija islama, Sarajevë, 2006, fq. 57.
4. Rreth përkufizimeve të shumta të shprehjes "as'bab", shih: https://en.wikipedia.org/wiki/Sahabah (Qasja më: 28. 12. 2016)
5. Një ndër veprat më të plota për as'habët nga autorët e njohur është ajo e: Imam Xbelaluddin Es-Sujuti, Tarih'ul-hulefo; botimi I, Bejrut, 1417/h 1997.
6. Imam Ebu Hanifeb, Fikh'ul-ekber - Thelbi i besimit islam, Prizren, 2005, fq. 63-64.
7. Imam Ebu Hanifeh, po aty, fq. 63.
8. Imam El-Maturidi, jeta, vepra dhe mësimi, Prishtinë, 2003, fq. 91-92.
9. Besimi islam sipas Imam En-Nesejiut, Prizren, 2003, fq. 45 dhe fus-notat: 61, 62 dhe 63.
10. Shejh Vehbi Sulejman Gavoçi, Nyja e besimit sipas Imam Tahauiut, Shkup, 2015, fq. 144-145.
11. Imam Ibn Haxher El-Askalani, El-Isabtu ji temjizi's-sababeh, Kajro, 1328/h. ose betime tjera. Krhs. :http://zuhdijaadilovic.com/category/naucni-radovi/. (Qasja më: 28.12.2016).
12. Ibn Betall, Sharh Ibn Batall ala Sahih'il-Buharij, Bejrut, 2003, hadithi: 3673.
13. El-Buhari, Sahih, 4890.
14. Shih:http://zuhdijaadilovic.com/category/naucni-radovi/. (Qasja më: 28. 12. 2016).
15. Edh-Dhehebi, Sijer a'lam'innubela', Bejrut, pa vit botimi, 10192.
16. A. Ferid, El-Feoaid'ul-bedi'a, Kajro, pa vit botimi, fq 5.
17. El-Buhari, Sabih, 5817; Muslim, Sahih, 2963.
18. Sipas: Nerkez Smailagic, po aty, fq. 132.
19. Ali ibn Hamed Et- Temimi, El-Aiu vel-as'hab - el-mehabbetu ue'l-kareba (Ehli-bejt i ashaba i ljubavi i srodstvu), Sarajevë, 2010, Iq. 7-52.
20. Shih: http://zuhdijaadilovic.com/category/naucni-radovi/. (Qasja më: 28. 12.2016)

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.