Hapet Xhamia Çamllëxha (Çaml?ca) në Stamboll

Sot me namazin e mëngjesit është hapur për ibadet xhamia e Çamllëxhasë (Çamlıca) në Stamboll që është xhamia më e madhe e Turqisë.

Ezani i parë në xhaminë që gjendet në kodrën më të lartë të Stambollit, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 2013 dhe që zgjati 6 vjet, u këndua me namazin e mëngjesit.
Interesimi i qytetarëve për namazin e parë në xhami ishte jashtëzakonisht i madh.
Përurimi zyrtar i xhamisë së projektuar si një kompleks, ku mund të falen njëkohësisht 63 mijë persona, do të bëhet gjatë ditëve të ardhshme nga Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan.
Krahas vendit për falje, xhamia Çamllëxha ka edhe 11 mijë metra katrorë për muze, 3 mijë e 500 metra katrorë për galeri të arteve, 3 mijë metra katrorë për bibliotekë, sallë të konferencave me kapacitet 1 mijë persona, 8 punëtori arti dhe 3 mijë e 500 metra katrorë parking të mbyllur për makina.
Kubeja e xhamisë me diametër 34 metra simbolizon Stambollin.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.