Rrugëtimi i alfabetit shqip (1)

Një ndër çështjet më të rëndësishme të një gjuhe është edhe ajo e shkrimit apo e alfabetit të asaj gjuhe. Autorë të shumtë u morën me studimet mbi alfabetin e shqipes duke pasqyruar kështu mendime të ndryshme rreth asaj se si erdhi deri te një alfabet i përbashkët për të gjithë shqiptarët.

Shumë ngjarje e peripeci rrodhën deri te një alfabet i përbashkët për të gjithë shqiptarët, kështu duke dhënë kontribut të veçantë shumë rilindës. Secili nga ta duke hartuar alfabete me baza të ndryshme siç janë: latine, greke, madje disa siç ishin edhe arbëreshë t e Italisë hartuan alfabetin e tyre që për bazë kishte alfabetin latin të ngjashëm me atë italian, madje disa siç ishte Mjeda me vëllanë e tij hartuan një alfabet që kishte bazë latine por që kishte ngjashmëri me alfabetin kroat, slloven dhe polak e që ishte edhe propozim i shoqërisë ''Agimi'', e cila udhëhiqej nga Ndre Mjeda.
Derisa gjatë Rilindjes nuk u arrit të hartohej një alfabet i përbashkët, filluan të formohen edhe shoqëritë, të cilat hartuan alfabetet e tyre që u përkrahën nga grupe të ndryshme, e ndër shoqëritë kryesore që në atë kohë kishin dhënë kontributet e tyre për alfabet mund të përmendim: shoqërinë Stambolli, shoqërinë "Bashkimi" dhe shoqërinë "Agimi", të cilat propozimet e tyre arritën t'i paraqitnin në Kongresin e Manastirit që të bëhej unifikimi i një alfabeti të përbashkët për të gjithë. Kongresi i Manastirit punimet e veta i filloi me 14 nëntor dhe i përfundoi me 22 nëntor të vitit 1908.

Historiku i shkrimit shqip

Gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra të Gadishullit Ballkanit, por si një gjuhë e shkruar është relativisht e vonë sikurse rumanishtja dhe lituanishtja (Demiraj&Prifti, 2004:7).
Sipas autorit Tomor Osmani, gjuhën shqipe si një gjuhë të shkruar mund ta konsiderojmë me dokumentin e parë eqë është "Formula e Pagëzimit" e vitit 1462 që lidhet me emrin e autorit Pal Engjëlli, e cila në vete përmbante një fjali prej 9 fjalësh në të cilën janë përdorur 14 shkronja që pasqyrojnë 16 tinguj fonema të gjuhës sonë shqipe (Osmani, 2008:32). Menjëherë pas Formulës së Pagëzimit e gjejmë edhe Fjalorin e Arnold Fon Harffit i cili i takonte vitit 1479 të cilin e shkroi me alfabet latin sipas mënyrës gjermane latino - gotik.
Libri i parë që ne njohim deri më sot është "Meshari" i Gjon Buzukut i vitit 1555. Përveç argumenteve me karakter gjuhësor nuk mungojnë edhe dëshmi me karakter historik 'që vërtetojnë se gjuha shqipe ka qenë e shkruar edhe para Buzukut, madje edhe para dokumenteve të para siç i njohim të gjithë. Në dritën e këtyre fakteve mund të përfundojmë se gjuha shqipe ka qenë e shkruar të paktën qysh në shekullin XIII e ndoshta edhe më përpara.
Studiuesi Eqrem Çabej, mbron mendimin se gjuha shqipe ka qenë e shkruar edhe para vitit 1555. Ky autor teorinë e tij e mbështet te zanoret e gjata, të cilat autorët veriorë (Budi, Bardhi, Bogdani) i dallonin nga zanoret e shkurtra duke ua dyzuar shkronjat përkatëse: p.sh. juu, dyy, kaa (j?, d?, k?) (Demiraj & Prifti, 2004:10).
Të gjithë këta në dokumentet e tyre kanë përdorur alfabetin latin të plotësuar me disa shkronja cirilike dhe kanë një rëndësi të madhe historike për gjuhën shqipe, sepse dokumentojnë traditën e hershme të shkrimit shqip.

Alfabetet e përdorura gjatë Rilindjes Kombëtare dhe kontributi i rilindësve për alfabet

Rilindësit tanë dhanë një kontribut të veçantë rreth alfabetit të gjuhës shqipe. Duke qenë të ndërgjegjshëm dhe mendjemprehtë rreth kësaj çështjeje, bënë hapat e parë rreth formimit të një alfabeti të përbashkët, sepse vetëm kështu mund të ruhej dhe të shkruhej gjuha shqipe.

Alfabeti i Naum Veqil-harxhit

Sipas Tomor Osmanit, alfabeti i Naum Veqilharxhit ishte ai i cili do të pasqyronte në një masë të kënaqshme strukturën fonetike të gjuhës shqipe, ai ndoqi parimin një tingull - një shkronjë, por gjithashtu përdori edhe dyshkronjëshat për zh dhe gj. (Osmani, 2008:210). Sipas Osmanit alfabeti i tij kishte 34 shkronja, ndërsa autorët si Shaban Demiraj & Kristaq Prifti, mbrojnë mendimin se alfabeti i Veqilharxhit ka 32 shkronja duke u bazuar në paraqitjen e alfabetit të tij në "Ëvetarin" (Demiraj & Prifti 1978:24). Ai paraqiti me një shenjë shkronjat ç e xh dhe r e rr. Renditja e alfabetit të tij është si vijon, në fillim paraqiten zanoret e më pas bashkëtingëlloret, pra duke bërë një ndarje mes tyre: a, ë, e, i, o, u, y, v, b, g, j, dh, d, th, z, k, q, ll, l, m, n, nj, p, r, s, sh, t, f, h, c, ç, x (Osmani, 2008:213).
Mahir Domi rreth alfabetit të Naumit thoshte se krijimi i një alfabeti të posaçëm pa ndonjë lidhje me alfabetet e përdorura gjer atëherë, për të qenë i pranueshëm nga gjithë shqiptarët, gjeti një pritje të mirë në disa vise të Shqipërisë dhe jashtë saj (Domi, 1972: 16)

Alfabeti i Jeronim de Radës

Në përpjekjen e madhe për nje alfabet të përbashkët u përfshinë edhe arbëreshët e Italisë nën udhëheqjen e Jeronim de Radës.
Arbëreshët e Italisë u munduan që të arrinin ta bënin unifikimin e një alfa beti të përbashkët nën kryesimin e Jeronim De Radës, duke organizuar kongrese gjuhësore në vitet 1895, 1897 dhe 1903 ku u mor vendim që të përdorej alfabeti i de Radës, por që nuk gjeti zbatim në praktikë (Demiraj & Prifti 2004:43). De Rada bëri një punë të madhe për alfabetin e gjuhës shqipe, përpjekjen e tij për zgjidhjen e problemit ai e gjente në karakteret e shkronjave italiane me një shtesë shkronjash greke. ( Kastrati, 1972: 79)
Sipas Xhevat Lloshit, Jeronim de Rada për shkrimin e veprave të tij përdori një alfabet latin sipas variantit italian, por që në të gjenin vend edhe shkronjat greke për tingujt: dh –δ, th – ð, h - χ dhe z - ζ. Studiuesi Fadil Raka, rreth kontributit të arbëreshëve të Italisë rreth unifikimit të alfabetit thotë se edhe pse arritën të organizonin kongrese të ndryshme ata nuk arritën të kishin një alfabet të përbashkët. Sipas tij Kongresi i Manastirit sipas Rakës nga alfabeti i De Radës gjeti zgjidhje të mirë për shkronjat ë, gj dhe nj. (Raka, 2010:22).

Alfabeti i Konstantin Kristiforidhit

Konstantin Kristoforidhi në shkrimin e veprave të tij përdori dy alfabete me baza të ndryshme, për shkrimin e variantit të gegërishtes
përdori alfabetin me bazë latine, ndërsa për variantin e toskërishtes përdori alfabetin me bazë greke. Kristoforidhi në alfabetin me bazë latine i gjithë sistemi ishte latin, me përjashtim të dy shkronjave dh e th që ishin greke. Me dyshkronjësha jepen tingujt -fonemat c, ç, x, xh. Ai gjithashtu përdori edhe shenja diakritike si theksin ? për shkronjat sh, zh, ç, xh - š, ž, t š, dž, theksin e mprehtë (') për shkronjat gj, q, nj - g', k', n'. Nga 36 shkronja që kishte ky alfabet, njëzet e një janë të thjeshta, njëshkronjëshe, katër janë dyshkronjëshe, njëmbëdhjetë janë me shenja diakritike (përfshirë këtu edhe dyshkronjëshat) dhe dy janë greke (Osmani, 2008: 228). Ndërsa në përkthimet që bëri në toskërisht, zbatoi alfabetin grek i cili del në tri variante. Kristoforidhi në alfabetin e tij kishte përdorur shenjat diakritike sidomos presjen për shenjat grafike që i mungonin alfabetin latin si p.sh. 1, n, k, s, r, c, z etj, të cilat dilnin si: ?, ?, k, ?, ?, ?, ?. Kristoforidhi ishte mjaftë preciz në inventarin e fonemave të shqipes sa që përdori 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore (Raka, 2008:39).
Sipas Xhevat Lloshit, alfabeti i Krsitoforidhit kishte 28 shkronja njëshe dhe 16 dyshe. Dyshkronjëshat janë për: gj - gj, q - kj, ks (e panevojshme për shqipen), ksh (e panevojshme për shqipen), l - lj, nj - nj, ng - duke e menduar si një shqiptim të bashkuar, psh - (e panevojshme për shqipen), rr - rr, c - ts, ç - tsh, x - ds, xh - dsh, u -ou.
Në studimin që i bën Mahir Domi alfabetit të Kristoforidhit pohon se në versionin gegërisht e përdorte alfabetin latin të plotësuar me disa germa greke si: δ - dh, - 9 - th, ndërsa në versionin toskërisht alfabetin grek i plotësuar me disa shkronja latine si b, d (Domi, 1972: 22)
Alfabeti i Pashko Vasës
Rilindësi i njohur Pashko Vasa zh-villoi një veprimtari të dendur rreth njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe, saqë në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit botoi broshurën "Alfabeti latin i përshtatur për gjuhën shqipe", (Raka, 2010:59). Pashko Vasa ishte ithtar i përdorimit të alfabetit latin për shkrimin shqip, sepse me të thoshte se shqiptarët mund të lexojnë më lehtë veprat e popujve të ndryshëm evropianë, të cilët përdornin alfabet latin. Vasa po ashtu bënte dallimin edhe mes tingullit e, të cilin e paraq-iste me shenjën diakritike e, dhe tin-gullit ë, të cilin e shënonte me shenjën grafike e. Tingujt që i mungonin latinishtes, por që i kishte gjuha shqipe, Vasa do t'i realizonte me dyshkronjësha, siç vepronin shumë gjuhë me alfabetet e tyre, të cilat kishin për bazë alfabetin latin.
Sipas Jup Kastratit në studimin që i bënë alfabetit të Pashko Vasës, thotë se ngjashmërinë më të madhe të alfabetittë miratuar në Kongresin e Manastirit (1908), e ka me alfabetin e Pashko Vasës, sepse me të ndryshon në vetëm 8 shkronja: zh - c, c - ç, ?- e, e - ë, lh - ll, rh - rr, x - zh, zh - x, ndërsa alfabeti i Stambollit, i “Bashkimit", i "Agimit" kanë ndryshime të mëdha krahasuar me alfabetin e sotëm (Raka, 2010:61).
Në studimin e Tomor Osmanit që i bën alfabetit të Pashko Vasës pohon se alfabeti i tij është i përbërë prej 26 shkronja latine, nëntë shkronja të përbëra. Shkronjat e përbëra janë: dh për dh, gj për gj, nj për nj, lh për ll, rn për rr, sh për sh, th për th, xh për zh dhe zh për c.
Nga këto shkronja shtatë janë të formuara me anë të faringales h, ndërsa dy me qiellzoren j (gj dhe nj), ashtu siç përdoren edhe sot (Osmani, 2008: 241)

Alfabeti i Stambollit (1879)

Alfabeti i Stambollit u ndërtua mbi parimin një shkronjë për çdo tingull, duke përjashtuar kështu sistemin e dyshkronjëshave. Alfabeti i Stambollit paraqitet shumë kompleks, pra edhe i vështirë, nga mënyra se si u plotësuan të njëm-bëdhjetë shkronjat del se:
1. Autorët e këtij alfabeti e kanë zbatuar me përpikëri parimin që për çdo tingull të kishte një shkronjë të veçantë, duke mënjanuar dyshkronjëshat.
2. Në plotësimin e alfabetit latin edhe me disa shkronja greke duket qartë ndikimi i mendimit të Jani Vretos
3. Alfabeti i Stambollit duhet konsideruar fryt i një pune kolektive. (Demiraj & Prifti, 2004: 26)
JuP Kastrati për alfabetin e Stambollit thotë se përkundër meritave të tij, ishte i përzier edhe me karaktere shkronjash të ndryshme: shtatë shkronja sllave, pesë shkronja greke, një shkronjë sllave kokëposhtë (Kastrati, 1972: 78)
Fadil Raka në vështrimin që ia bën alfabetit të Stambollit me syrin kritik pohon se e meta e tij e madhe ishte struktura heterogjene që kishte, e cila u komplikua edhe me shkronjat greke, pastaj alfabeti i Stambollit ndërprente traditën shumëshekullore të përdorimit të alfabetit latin, në këtë alfabet dilte numër i madh shenjash grafike plot 36 sosh në krahasim me 25 shkronjat e alfabetit të sotëm. (Raka, 2008: 97)
Shoqëria Stambolli në Kongresin e Manastirit paraqiti propozimin e tyre, duke ruajtur parimin një tingull - një shkronjë, kështu u përdorën tri shkronja me shenja diakritike, një shkronjë u dyfishua rr, e që në fund ishin 29 shkronja latine ose me shenja diakritike, ndërsa shtatë ishin greke dhe të veçanta. Shoqëria e Stambollit solli këtë propozim: a, b, c, ç, d, δ, ε, e, f, g, g, h, i, j, k, l, λ, m, n, n, o, f, g, r, p, s, σ, t, 9,u, v, x, x, y, z, z.Komisioni nuk e pranoi alfabetin si të tillë, por i bëri disa ndryshime nga ky alfabet, u morën 20 shkronja me atë vlerë fonetike: a, b, d, e, f, h, i,j, l, m, n, o, p, r, s, t, u, v, z, y, ndërsa tri shkronjave u dhanë vlerë fonetike tjetër, si: c, q, x. (Osmani, 2008: 533)

Përpjekjet për një alfabet të përbashkët

Një ngjarje si Kongresi i Alfabetit të Shqipes u përgatit nga rrjedha e historisë, në të cilën çështja e gjuhës së shkruar u bë pjesë e ndërgjegjes kombëtare si parakusht dhe sfond i luftës për pavarësi. Vendimet që do të merreshin në atë Kongres nuk ishin thjesht vetëm shkronja që do të përdoreshin më tej, por ishte një orientim që do të mbetej i përhershëm si tipar shques i profilit të kombit (Lloshi, 2008:21).
Sipas Tomor Osmanit për zgjidhjen e çështjes së alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe ishin dy alternativat e mundshme: e para, të mblidhej një kongres a mbled-hje për t'i dhënë fund këtij problemi. E dyta, kjo çështje mund të zgjidhej me marrëveshje që mund të arrihej në mes tri alfabeteve ekzistuese, si ai i Stambollit, ai i "Bashkimit" dhe i "Agimit" (Osmani, 2008: 502)
Mahir Domi pohonte se njësimi i alfabetit ishte edhe një shfaqje e bashkimit kombëtar, e forcimit të unitetit të popullit në luftën e tij çlirimtare. U morën edhe iniciativa për të arritur në njësimin e dëshiruar të alfabetit, kështu u hodh mendimi për të thirrur një mbledhje të përgjithshme, ku do të përfaqësoheshin organet e shoqëritë e ndryshme (Domi, 1972: 29)
Shaban Demiraj & Krsitaq Prifti pohojnë se njësimi i alfabetit të gjuhës shqipe do të ndihmonte lëvrimin e mëtejshëm të gjuhës por edhe në konsolidimin e unitetit kombëtar dhe të bashkimit politik të popullit shqiptar. Ai ndër të tjerat thotë se rilindësit me të drejtë e konsideronin mungesën e një alfabeti të njëjtë për të gjithë shqiptarët, jo vetëm si një problem kulturor por edhe një shenjë dasie që pengonte bash-kimin e shqiptarëve. (Demiraj & Prifti, 2004: 68)
Mirëpo, me gjithë këto përpjekje, çështja e alfabetit mbeti e pazgjidhur edhe më tej deri në Kongresin e Manastirit.



Bajram Zeqiri
DituriaIslame 331

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.