Betimi në emër të Allahut dhe ndalimi i betimit që nuk bëhet në emër të Tij (2)

Dispozitat e hadithit dhe mendimet e dijetarëve

Së pari: Në këto hadithe theksohet se: kush betohet që do ta bëjë një gjë, ose se do ta lërë, dhe më vonë i bëhet e qartë se veprimi dhe realizimi i kundërt ishin më të mirë për të, e ka detyrim (vaxhib) ta shpaguajë betimin, e pastaj ta bëjë atë që është më mirë. Në hadith duket se shprehja është në mënyrën urdhërore, dhe si e tillë edhe duhet të konsiderohet: "Shpaguaje betimin tënd dhe bëje atë që është më mirë!”
Por, shumica e dijetarëve këtë shprehje e kanë marrë si të pëlqyer (mustehab) e jo detyrim (vaxhib), pra, nëse ajo për të cilën betohet nuk ishte mëkat. Mirëpo, nëse vepra do të ishte mëkat, pra, sikur të betohej se nuk do ta falte më namazin, se do t’i ndërpriste vizitat e të afërmve, se do ta mbyste ndokënd, atëherë do ta kishte detyrim (vaxhib) ta thyente dhe ta shpaguante betimin.(24)
Së dyti: Tekstet e haditheve tregojnë se është detyrim (vaxhib) t’i jepet përparësi shpagimit të thyerjes së betimit. Kjo del shumë e qartë në tekstin e hadithit, sepse pjesëza thumme - pastaj, tregon radhitje - ettertib.
Sa i përket transmetimit me pjesëzën lidhore ”vav”, ky transmetim konsiderohet i përgjithshëm, dhe njëherit specifikohet me transmetimin që u përmend më herët - hamlen lil mutlaki alel mukajidi, por edhe është e pëlqyeshme, sepse mund të vonohet shpagimi për thyerjen e betimit dhe nuk është detyrim (vaxhib) që ai të kryhet para se të jetë kryer vepra.(25)
Së treti: A duhet t`i jepet përparësi shpagimit për thyerjen e betimit?

Lidhur me këtë dijetarët nuk kanë mendim të njëjtë, por kanë mospajtime, si vijon:

Shumica e dijetarëve sahabë, një grup tabiinësh, Evzaiu, Maliku, Ahmedi, Is`haku, si dhe shumica e fukahave, përveç jotradicionalistëve, thonë se lejohet t`i jepet përparësi shpagimit të thyerjes së betimit. Sufjan Thevriju thotë: "Mua më pëlqen më tepër shpagimi pas thyerjes së betimit, por sikur shpagimi të bëhej para thyerjes së tij, do të ishte vlefshëm." Si të pëlqyeshme këtë e konsideronin edhe Shafiu, Maliku dhe El Evzaiju.(26)
Shafiu lidhur me këtë çështje ka dhënë sqarime. Ai ka lejuar që shpagimi për thyerje të betimit të ketë përparësi, nëse bëhet me ushqim. veshmbathje, lirim të robërve, por lejohet t`i jepet përparësi edhe me agjërim, ngase agjërimi është adhurim trupor. mirëpo nuk lejohet t`i jepet përparësi para kohës së tij, siç është rasti me namazin dhe me agjërimin e Ramazanit.(27)
El Hanefije, El Hadevije, disa prej malikive, Davud Dhahirije, dhe një transmetim nga Maliku, thonë: "Nuk lejohet t`i jepet përparësi shpagimit (kefaretit) para se të thyhet betimi, sepse shkak për detyrim (vaxhib) tek El Hadevije, për t`i dhënë përparësi shpagimit është bashkimi i disa betimeve dhe thyerjeve, se shpagimi nuk është i vlefshëm para se të ketë shkak për ndalim. Ndërsa te hanefitë shkak shpagimi është thyerja e betimit.(28)

Argumentet e shumicës së dijetarëve

Ata argumentojnë me transmetimet që përmbajnë pjesëzën thumme - ”pastaj”.
Gjithashtu, arsyetohet se ndryshimi i shprehjeve në hadithe nuk tregon se iu dha përparësi njërës prej dy gjërave. Hadithet tregojnë se betari është i ngarkuar me dy gjëra, dhe nëse i realizon të dyja, do të këtë vepruar sipas urdhrit.
Gjithashtu, argumentohet se për miratimin e betimit lejohet el-istithnau - përjashtimi, me shprehjen lnshaellahu - "Nëse Allahu dëshiron”, kurse përjashtimi konsiderohet Vetëm fjalë (shprehje). Nëse do të lejohej
shpagimi, që është veprim me pasuri ose me trup, betimi do të kishte përparësi më shumë se shpagimi dhe do të ishte më se i domosdoshëm.

Argumentet e hane?ve

Imam Et-Tahivij, duke u mbështetur në drejtimin hanefi, i argumenton me thënien e Allahut xh.sh.: "Ky është shpagim i thyerjes së betimeve tuaja, kur betoheni”. (El Maide, 89).
Ajeti ka për qëllim kur të betoheni dhe t`i thyeni ato. Gjithashtu, argumentohet se shpagimi pas thyerjes së betimit është farz, ndërsa para thyerjes është çështje e Vullnetit, por ajo që është e Vullnetit nuk e plotëson (zëvendëson) farzin.

Diskutimeve dhe argumenteve të hane?ve u janë përgjigjur si vijon:

Paramendimi në ajetin e Kuranit "Kur betoheni dhe e thyeni betimin (pendohuni)”, nuk merret si argument, sepse, sikur që parashikohet thyerja, ashtu parashikohet edhe shpagimi. Prandaj asnjërës nuk mund t`i jepet përparësi në parashikim. Përgjigjja për argumentin e dytë, pra se shpagimi
para thyerjes së betimit, është çështje vullneti. Dihet se shpagimi (kefareti) është detyrim (vaxhib) kur thyhet betimi, ose kur do të thyhet. Ajo çka është e vullnetit këtu nuk e ka zëvendësuar farzin, sepse farzi është shpagimi, si dhe askush nuk do t`i jepte përparësi shpagimit para thyerjes (shkeljes) së betimit, megjithëse mund ta ketë bërë krahasimin me shpejtimin e parakohshëm të zeqatit. Tekstet e haditheve bazë dhe të tjerat tregojnë se argumentet e shumicës së dijetarëve për përparësinë e shpagimit në rast thyerjeje të betimit, janë avancues, ashtu siç lejohet të shtyhet për më vonë shpagimi për thyerje të betimit.(29)
Së katërti: Thënia e Pejgamberit a.s. "Bëje atë që është më mirë,” tregon se thyerja e betimit është më e vlefshme sesa këmbëngulja për të, nëse në thyerje ka interes të lejueshëm, e që ka të bëjë me bamirësinë në betim dhe me mosthyerjen e tij.(30)
Së pesti: Hadithi Vë në pah se puna për atë që do të ishte më mirë, dhe thyerja e betimit nuk e zhvlerësojnë shpagimin, dhe kjo duke u bazuar në thënien e Pejgamberit a.s.: "Shpaguaje betimin!”.
N ë hadithin e Adij bin Hatimit nuk vihet në pah shpagimi, kështu që, shikuar së jashtmi, duket mashtrim.
Pejgamberi a.s. thotë: "Kush betohet për diçka, por tjetërkund e sheh më mirë, le të bëjë atë që është më mirë dhe le ta braktisë betimin e tij!”(31)
Kurse, në një transmetim tjetër thuhet: "Kush betohet për diçka, por tjetërkund e sheh më të pastër (për veprim), le të bëjë atë që është më mirë"(32)
Muslimi e nxori këtë hadith nëpër dy rrugë nga Adij bin Hatim, megjithëse në asnjërën nuk përmendet shpagimi. Nga Adij bin Hatim ai e nxori me një rrugë tjetër, po me këtë tekst: "Nëse ndonjëri prej jush betohet, mirëpo tjetrën e sheh më të mirë se ajo, le ta shpaguajë dhe le ta bëjë atë që është më e mirë!”(33)
Ky transmetim përputhet me të tjerët që vijnë nga sahabët. Sa i përket transmetimit të Iahja bin Ubejdilahut, nga Ebu Hurejra, se Pejgamberi a.s. paska thënë: "Kush betohet për diçka, mirëpo sheh se tjetra është më e mirë se ajo (për veprim), le ta bëjë atë që është më e mirë, pra ajo është shpagimi!" Ky transmetim është i shkallës shumë të dobët, por kjo dobësi vjen nga Jahja.(34)
Hadithet që i transmeton Amër bin Shuajbi, nga i ati dhe nga gjyshi i tij, në të cilët shpagimi nuk zihet aspak në gojë, janë të papranueshëm për betim për dy shkaqe:
Transmetuesit që morën nga Amri janë kontradiktorë, dhe më tepër janë të shkallëve që nuk mund të shërbejnë për argumentim, sepse hadithi i tij është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me hadithet autentike në të cilët theksohet shpagimi i thyerjes së betimit. (fund)


_____________
(24) Nejlul Evtar, V. 8, f. 248. El Hidaje, V. 5, f. 56.
(25) Subulu Selam, V. 4, f. 103. Sahihu Muslim bi sherh en-Nevevij, V. 11, f. 109.
(26) El Mugnij, V. 8, f. 713. Tuhfetul ahvedhij, V. 5, f. 138.
(27) El Muhedh-dheb, V. 2, f. 141.
(28) Shiko burimet e mëhershme. Bidajetul Muxhtehid, V. 1, f. 420. El Hidaje, V. 2, f. 56.
(29) Sunen Ebi Davud, V. 3, f. 311.
(30) El Hidaje, v. 2, f. 56. Tuhfetul Ahvedhi, V. 5. f. 129. Nejlul evtar, V. 8, f. 248.
(31) Sahihu Muslim, V. 3, f. 1273, nr. 16.
(32) Po aty, v. 3, f. 1272, nr. 15.
(33) Po aty, nr. 17. (34) Sunen ebi Davud, V. 3, f. 310.



Prof. Ass. Dr. Musa Vila

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.