Pazari i madh i Shkodrës, 5 Xhamit dhe Mejtepet

Një nga qytetet më të njohura, por edhe më të vjetër të Shqipërisë është Shkodra. Në këtë shkrim do paraqes disa të dhëna mbi Pazarin e madh të Shkodrës.

Pazari i madh i Shkodrës ka qenë i shtrirë poshtë Kalasë së Rozafës dhe nga ana e Liqenit të Shkodrës deri tek lumi Buna me një gjatësi prej rreth 2 km.



Në pazar mund të merrnin pjesë mbi 30 mijë persona. Përveç tregtisë nga toka, tregtarët Shkodran bënin tregti edhe nga deti pasi në breg të Liqenit apo lumit Buna ankoroheshin anijet tregtare dhe jo vetëm.
Për shkak të tregtisë së madhe në zonën e Urës së Bunës u ngrit edhe Zyra Doganore.



Pazari i madh i Shkodrës kishte rreth 30 sokakë (1) ku çdo sokak kishte tregtarë të veçantë të ndarë sipas zejeve.

Sokakët më të njohur ishin;

Sokaku i Parrucës
Sokaku i Tophanes
Sokaku i Molit (porti)
Sokaku i Peshkut
Sokaku i Skeles

Përveç sheshit të madh dhe Kryepazarit, Pazari i Shkodrës kishte edhe Bezistenin. Aty ruheshin mallrat e çmueshme. Bezisteni ishte i rrethuar dhe i mbyllur(2), kjo për shkak të objekteve të vjetra, të floririt, xhevahire etj. Bezisteni ka pasur rreth 40 dyqane dhe aty dy katëshe.(3)

Pazari i Madh i Shkodrës kishte pesë xhami, ku përmendi;

1. Xhamia e Karahysenit (4),
2. Xhamia e Sulejman Pashës,
3. Xhamia e Hynqarit (për më shumë kliko këtu: (https://gezim-kopani.blogspot.com/2018/06/xhamia-e-hynqarit-shkoder.html )
4. Xhamia e Shatërvanit ose siç njihet ndryshe xhamia e Teqesë.
5. Mesxhidi i Sheshit te Teqesë.

Përveç xhamive, në Pazarin e madh të Shkodrës mësohet të ketë pasur edhe pesë Mejtepe.
Vlen të theksohet se ndër dyqanet më të njohur kanë qenë: dyqani i shitësve të peshkut, dyqani i kasapëve, etj. Përveç dyqaneve tregtare Pazari i madh i Shkodrës kishte; Bujtina (hane), 5 xhami, kafen, berberhane etj. Qoftë ditën apo natën Pazari i madh i Shkodrës ruhej nga roje.(5)



Pazari i madh i Shkodrës ka qenë Pazari më i madh në Ballkan. Për shkak të bukurisë, organizimit, vendndodhjes Pazari i madh i Shkodrës radhitej pas atij të Stambollit. (6)
Në Pazarin e madh të Shkodrës merrnin pjesë për tregti , tregtarë nga gjithë trevat Shqiptare (7), Kosova, Mali i Zi, Serbia etj.
Disa thonë se Pazari i Shkodrës u ndërtua para Perandorisë Osmane, ndërsa disa të tjerë thonë u ndërtua gjatë kohës së Perandorisë Osmane dhe u administrua nga Bushatlitë.



Pasi u largua Perandoria Osmane nga Shkodra, Pazari i Madh i Shkodrës u vu në shënjestër të pushtuesit duke e grabitur dhe shkatërruar atë. Të parët që e bënë këtë ishin malazezët në vitin 1913, të cilët pasi plaçkitën mallin, dogjën 250 dyqane, disa të tjerë thonë se u dogjën 1500 dyqane.
Pazari i Madh i Shkodrës u shkatërrua totalisht në vitin 1944 nga sistemi komunist. Sikur të mos mjaftonte kjo, u ndalua lundrimi në lumin Buna dhe dalja në det.


_____________
1. Thuhet se fjala Sokak vjen nga arabishtja, (suke = pazar).
2. Bezisteni ka pasur katër porta të mëdha hyrëse, dhe dy porta te vogla.
3. Ky kompleks u shkatërrua në vitin 1944.
4. Pas vitit 1967 xhamia e Karahysenit u përdor si depo për tharjen e peshkut.
5. Mund të kenë qenë roje që paguheshin nga tregtarët, ose ushtarë, ose policë.
6. Përveç Pazarit të Shkodrës, Pazar shumë i bukur, por edhe i madh ka qenë edhe ai i Prizrenit.
7. Përfshirë këtu edhe tregtar Pukjan.



Përgatiti
Gëzim KOPANI

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.