Hudhra (arab. sum) Allium sativum, Porum sativum

Hudhra përdoret si mëlmesë e ushqimit dhe për mbytjen e bacileve pasi lëngu i saj përmban vajin antibiotik alisin.

Në përmbledhjen e saktë (sahih) të haditheve është shënuar që dikush i kishte ofruar të Dërguarit të All-llahut , s.a.v.s., një enë me hudhra. Duke u kthyer, i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ia dha Ebu Ejjub el-Ensariut, i cili e shprehu mendimin e tij: "O, Pejgamber i All-llahut , s.a.v.s., nëse ti i urren hudhrat, përse m'i jep mua?" I Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., iu përgjigj: "Unë bisedoj me Atë, me të cilin ti nuk mund të bisedosh".(1) Në hadithin që e transmeton imam Buhariu, Enesi ka shënuar që i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thënë: "Kushdo që e ha këtë bimë, nuk do të duhej të afrohet në xhamitë tona".(2) Një një hadith tjetër, Aliu , r.a., ka thënë: "I Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka këshilluar ngrënien e hudhrave të ziera në mënyrë që të zvogëlohet duhma e rëndë e saj".(3)

Hudhra është bimë e rrumbullakët e familjes së zambakut (lat. Liliaceae) dhe është e nxehtë dhe e thatë në shkallë të katërt. Hudhra forcon nxehtësinë dhe thatësinë trupore. Ajo mund të hahet e njomë, e zier, e pjekur ose e skuqur. Ngrënia e hudhrës është e dobishme për të sëmurët me simptoma të ftohjes dhe për ata që kanë këlbazë të tepërt si sekrecion të trupit. Hudhra parandalon paralizën e gjysmës së trupit (hemiparesis) dhe shtangimin (mpirjen) tek personat që kanë prirje që të sëmuren nga këto sëmundje. Ngrënia e hudhrës e thanë spermën, hap vendet e mbyllura në organizëm, mënjanon gazrat, ndihmon tajtitjen e urinës, rregullon punën (peristaltikën) e zorrëve, lehtëson dhembjet e fshehta dhe vepron si kundërhelm në të gjitha kafshimet helmuese dhe plagët e ftohta. Melhemi i hudhrës është i dobishëm kundër kafshimit të gjarprit, thumbimit të akrepit, thumbimit të insekteve dhe ndihmon në përthithjen e helmit të tyre.

Hudhra ngrit temperaturën natyrore të trupit, zvogëlon këlbazën, zvogëlon fryrjen e barkut, pastron fytin dhe është shumë higjienike. Ngrënia e hudhrës ndihmon gjithashtu në nxjerrjen e ujit të trupit dhe në lehtësimin e kollës kronike. Hudhra ndihmon gjithashtu në rast të dhembjeve në kraharor, të cilat shkaktohen nga simptoma të gripit, dhe mënjanon këlbazën e fytit.

Lyerja e dhëmbëve të prishur me melhemin e hudhrës së shtypur, uthullës, kripës dhe mjaltit lehtëson rënien e tyre duke i thyer në copa të vogla. Vendosja e këtij melhemi në dhëmbin që dhemb, gjithashtu mënjanon dhembjen. Dy gram hudhër e bluar, po t'i përziejmë me ujë të ëmbëlsuar, pastron këlbazën e fytit dhe largon krimbat dhe parazitët e tjerë prej traktit digjestiv. Vënia e melhemit me hudhër të bluar dhe mjaltë në vendet e pezmatuara herpetike përshpejton shërimin e tyre. Por, ngrënia e sasive të mëdha të hudhrës, në mes të tjerash, mund të shkaktojë dhembje koke, dëmton trurin, dobëson të parit, dobëson pasionin për seks, e thanë spermën, shkakton etje, zvogëlon tajtijten e vrerit të verdhë, shkakton duhmë të rëndë. Këtu duhet shtuar se përtypja e gjetheve të rutës pas ngrënies së hudhrës mënjanon kundërmimin e rëndë (Shih gjithashtu: hudhra e egër)

* Hudhra përmban 36.7% materie të thata, 6.76% materie azotike, 26.3% materie joazotike, 1.44% kripëra minerale, ndër to më së shumti kripëra të kalciumit, forsforit, surfullit dhe hekurit. Ajo përmban edhe 10-19 mg vajra eterike dhe fitocide (alicina). Alicina është efikase kundër baktereve dhe viruseve, sidomos kundër tifos së zorrëve, difterisë, kolerës, influencës dhe kërpudhave. Parandalon procesin arteriosklerotik, ul sasinë e kolesterinës në gjak, ul tensionin e lartë të gjakut. Së bashku me mollën, është ilaçi kryesor në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Shkencëtarët në hudhër zbuluan 17 mikroelemente të rëndësishme për organizmin e njeriut. Është konstatuar po ashtu përqindje më e vogël e kancerit në vendet ku hudhra përdoret me shumicë.





1. Buhariu, 2/282; Muslimi, 564.
2. Për të shmangur duhmën jo të këndshme të gojës së tij, (vër. përk.)
3. Muslimi, 567; Ibn Maxhxhe, 1014; Nesai, 2/43; Ahmedi, 1/15.
* Shënim i përkthyesit në gjuhën shqipe.





MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Përktheu nga boshnjakishtja
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.