Ndërroi jetë drejtori i financave në Kryesinë e BIK, Kasim ef. Gërguri

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në moshën 49 vjeçare, ka ndërruar jetë drejtori i financave në Kryesinë e BI të Kosovës, Kasim ef. Gërguri.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, në orën 15:00, në vendlindjen e rahmetliut në fshatin Bardh i Madh (Bellaçevc i Madh) në varrezat e xhamisë në Lagjen e Gërgurëve.

Kasim Gërguri (1970-2019).
(Biografi)
Lindi më 1970 në fshatin Bardh i Madh (Bellaçevc i Madh) të komunës së Fushë Kosovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë (1988). Studimet i mbaroi në Fakultetin e Sheriait në Aman të Jordanisë (1997). Menjëherë pas përfundimit të studimeve është angazhuar në detyrën e imamit, hatibit e mualimit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Ndërsa më 1998 emërohet arkëtar në Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës, detyrë të cilën e kreu deri më 2004, kur emërohet drejtor financiar në Kryesinë e BI të Kosovës, ku punoj deri më tash.
Kasim efendiu ka qenë bashkëpunëtor i periodikut islam të BI, ka të botuar një sërë studimesh e kontributesh në fushën e akaidit në revistat “Dituria Islame”, “Edukata Islame”, “Takvimi”, etj. Po ashtu rahmetliu ka marrë pjesë në një sërë konferencash e sesionesh shkencore të organizuara nga BI dhe institucionet simotra. Më 2016 botoi veprën “Akaidi sipas Imam Maturidiut” një studim me vlerë për shkencën e akaidit te ne.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Hallo Admin Site ?s No Safe ! e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.