Dënimi për drejtësi

Xhemati i një fshati e padisin hoxhën te kadiu.

- Përse e paditni? – pyet kadiu
- Ngase flet gjithnjë të vërtetën! – u përgjigjën xhematlinjtë.
- Po kjo është në rregull, kësi hoxhallarë na duhen, - tha i habitur kadiu.
- Jo, jo... hoxhë të këtillë ne nuk dëshirojmë. Nëse nuk na beson, atëherë thirre dhe bisedo me të, edhe ti do të bindesh se është e pamundur të durohet. – thanë xhematlinjtë.
- Mirë, në rregull! – tha kadiu dhe urdhëroi ta thërrasin hoxhën.
Kadiu me një sy ishte i verbër. Kur erdhi koha, hoxha u paraqit në gjykatore dhe e përshëndeti me selam kadiun.
- Alejkum Selam! Merhaba hoxhë - i tha kadiu.
- Merhaba qorr! – u përgjigj hoxha, krejtësisht i qetë.
Kur dëgjoi kadiu çka i tha hoxha, u hidhërua dhe urdhëroi ta largojnë menjëherë hoxhën nga fshati.



Përgatiti: Dr. Ali Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.