Sulmohen dy xhami në Zelandë të Re

Shumë persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmit me armë ndaj atyre që falnin namazin e xhumasë në një xhami në qytetin ChristChurch të Zelandës së Re.

Mësohet se zjarri i hapur ndaj xhamisë në zonën e Hagley Park në qytetin ChristChurch u transmetua drejtpërsëdrejti në media sociale nga një prej sulmuesve.
Bëhet e ditur se gjatë ngjarjes, në xhami gjendeshin 200 veta për të falur namazin e xhumasë.
3 meshkuj dhe 1 femër u arrestuan në lidhje me këtë sulm.
Kryeministrja Jacinda Ardern në një postim të bërë në median sociale shkroi: “Kjo është një nga ditët më të errëta të vendit tonë”.
Sipas lajmeve në mediat lokale, një dëshmitar i quajtur, Len Peneha tha se një burrë i veshur me të zeza hyri në xhaminë Al Noor dhe pas zjarrit të hapur ndaj atyre që ishin aty për obligimet fetare, pati rrëmujë dhe kur hyri për t’u dhënë ndihmë atyre që ishin në xhami, pa se “gjithandej kishte njerëz të vrarë”.
Mediat lokale bënë të ditur se sipas përcaktimeve të para kishte 30 të vrarë.
Pas sulmit shkollat u shpallën pushim dhe ndërkohë që nga populli u kërkua të qëndrojnë larg xhamive, këtyre të fundit u dha direktivë për të mbyllur dyert./ trt

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Hallo Admin Site ?s No Safe ! e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.