Vildane Zeqiri merr pjesë në garat e Kuranit për hafëze në Jordani

Nga data 09 deri më 14 mars, në Mbretërinë Hashimite të Jordanit, u mbajt edicioni i 14 i Garave Ndërkombëtare të Kuranit për femra. Bashkësia Islame e Kosovës për herë të parë në këto gara u përfaqësua nga një hafëze, e ajo ishte znj. Vildane Zeqiri.

Vildane Zeqiri shprehet e nderuar dhe e privilegjuar për përfaqësimin e Bashkësisë Islame të Kosovës në këto gara. “Falënderoj fillimisht Allahun fuqiplotë për të gjitha mirësitë dhe sukseset, e pastaj një falënderim të veçantë ua dedikojë të gjithë atyre që ishin shtytës e mbështetës për të arritur deri te ky synim, e një falënderim të veçantë ia dedikojë edhe Fakultetit të Studimeve Islame, të cilët më kanë mbështetur në çdo moment. Për mua ka qenë nder dhe privilegj të jem prezantuese e Bashkësisë Islame të Kosovës në këto gara, në të cilat morën pjesë 40 shtete garuese nga e gjithë bota. Ndjehem e gëzuar për pjesëmarrjen për herë të parë të Kosovës në këto gara, sepse tashmë të gjithë pjesëmarrësit kanë sadopak njohuri rreth Kosovës dhe popullit të saj.”
Përfaqësuesja e Kosovës, znj. Vildane Zeqiri, në këto gara u dekorua me një mirënjohje, të cilën ia dhuroi kryetari i Vakëfit, Abdunasir abu Basar, i cili shprehu mirënjohje dhe falënderim të veçantë për pjesëmarrjen e Kosovës në këto gara.
Vendin e parë në këto gara e zuri Sudani, të dytin Filipinet, ndërsa të tretin Turqia./bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.