Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava

Ai fillimisht falënderoi anëtarët e Kryesisë për kontributin që janë duke dhënë në të mirë të fesë dhe popullit tonë. Myftiu Tërnava këtë mbledhje e filloi duke përmendur kalimin në ahiret të drejtorit të Financave në Kryesinë e BIRK-ut, Kasim ef. Gërgurit, për të cilin më pas kënduan një Fatiha dhe bënë lutje që Zoti ta ketë marrë me mëshirën e Tij dhe ta gradojë me xhenet.



Mbledhja më pas vazhdoi me pikat e rendit të ditës, e që ishin: Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Kryesisë për vitin 2018, shqyrtimi dhe miratimi i pasqyrës financiare për vitin 2018, shqyrtimi dhe miratimi i raportit të firmës audituese për veprimtaritë financiare të Kryesisë për vitin 2018, përgatitja e mbledhjes së rregullt të Kuvendit të BI-së së Kosovës, shqyrtimi i lëndëve dhe marrja e vendimeve nga kompetencat e Kryesisë, si dhe pika të ndryshme.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.