Akademi përkujtimore me rastin e kalimin në ahiret të hoxhës Kasim ef.Gërguri

Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në amfiteatrin e FSI-së në Prishtinë u mbajt akademi përkujtimore me rastin e kalimin në ahiret të Kasim ef. Gërgurit (1970-2019).

Në këtë ngjarje mori pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, familjarë, dekani i FSI-së, prof.dr. Fahrush Rexhepi, drejtori i Medresesë Jakup ef. Çunaku, përfaqësues të jetës politike e kulturore, bashkëpunëtorë, përfaqësues të Këshillave të BI të Kosovës, studentë, shokë etj.

Në fjalën e tij duke iu drejtuar të pranishmëve Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava i cili e kishte mjaft të vështirë të flasë për nxënësin, studentin dhe kolegun e punës, drejtorin për financa Kasim ef. Gërgurin. Edhe kjo fjalë e imja sot këtu para jush, për mua është pjesë e atyre sprovave të mëdha që në një rrethanë tjetër, kurrë nuk do ta kisha përzgjedhur dhe nuk do të isha pajtuar, pra që ta kujtojë e nderoj nxënësin, mikun, kolegun dhe bashkëpunëtorin tim të vyer Kasim efendi Gërgurin, i cili me caktimin e Allahut xh.sh. më datën 15 mars 2019 kaloi në Ahiret, duke na lënë neve të mërzitur e të pikëlluar dhe duke lënë një zbrazëti e boshllëk në mesin tonë. Mirëpo, caktimit të Allahut ne i themi vetëm amin dhe atë e pranojmë me plotë besim, nënshtrim dhe durim e sabër të thellë, sepse me urdhrin dhe caktimin e Allahut besimtari duhet të pajtohet plotësisht. Kasim efendiun e kam njohur, kam përcjellë sukseset dhe punën e tij dhe e kam vlerësuar këtu e tri dekada e gjysmë më parë, pra saktësisht që nga viti 1985, si nxënës në medrese dhe deri në ditët kur ai u nda fizikisht nga ne. Dhe kjo njohje e jona u takon tri periudhave të ndryshme: Kasimin si nxënës, si studentë dhe si koleg e bashkëpunëtor. Në detyrën e drejtorit të financave, Kasim efediu një kontribut të çmuar ka dhënë edhe për avancimin e programeve profesione në fushën e financave, trajnimeve dhe përgatitjen e stafit jo vetëm këtu në qendër, po në të gjithë Këshillat e BI dhe në institucionet tjera që veprojnë në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai qe i afërt më bashkëpunëtorët, modest me të tjerët, parimor në punë e mbi të gjitha korrektë e bashkëpunues me të gjithë.

“Ajo që e ka bërë të veçantë Kasim efendiun duhet të them që ka qenë institucionalist i përkushtuar, që do të thotë i ka dashur e respektuar institucionet, është angazhuar për to. Shpeshherë e thoshte me bindje, Ne shyqyr Zotit kemi krijuar institucionet tona, këto duhet respektuar. Madje edhe në derset e ligjërimit e tij gjithherë vëmendje të posaçme u kushtonte forcimit të institucioneve si në kuadër të BIK ashtu edhe të institucioneve publike e shtetërore të vendit.

Si pedagog, bashkëpunëtor e bashkudhëtar i Kasim efendiu me bindje e them se përkushtimi, urtësia e besnikëria ishin virtytet kryesore të Kasim efendiut”-tha veç tjerash myftiu Tërnava.Për Kasim ef. Gërgurin për kohën sa ishte nxënës në Medresene Alaudin foli kujdestari i tij Prof Ruzhdi Shabani i cili theksoi se është shumë e vështirë të flasësh për nxënësin tim Kasim ef. “Ndoshta do të kisha dëshiruar që Kasim ef. të ishte sot në vendin tim dhe ai të fliste për profesorin e tij por ja që caktimin e Zotit askush nuk mund ta ndryshojë. E kam pas nxënës ashtu siç i pata të tjerët por ai ishte shamë i dashur korrekt, fytyrëqeshur. Me shokët ishte shumë I afërt dhe sado që të flasim për virtyte tija, forcën dhe anët pozitive që kishte, është pak por unë lus Zotin që ta shpërblej me shpërblimin e Tija më të mira”-tha ai.

Kasim ef. ishte personalitet që ka respektuar shokët dhe kolegët dhe në emër të tyre para të pranishmëve mori fjalën Bahri ef. Sejdiu i cili ishte një ndër shokët më të afërm të rahmetliut. Ai evokoi momente dhe shoqërinë që e kishin që nga viti, parë në Medrese, pastaj gjatë shërbimit ushtarak s si dhe jetën studentore që e kishin kaluar në Aman të Jordanisë si dhe më pas në Kosovë si nëpunës i BIRK-ut dhe ai dallohej me karakterin e tij intelektual deh e donte institucionin dhe vijën zyrtare institucionale. “ Ai do të na mungojë të gjithëve në institucionin tonë të BIRK-ut, seminaret deh takimet tona dhe në shkrimet nga sfera e akaidit dhe familjes në përgjithësi” tha Sejdiu. Në këtë akademi mori fjalën e bashkëluftëtari i Kasim ef. komandant Mensur Kasumi, i cili çmoi guximin dhe trimërinë e rahmetliut gjatë luftës së fundit të UCK-së i cili ishte pjesëtar i saj. ‘Njeriu i parë që mu ka bashkangjitur në luftë ka qenë hoxha i nderum Kasim efendiun mehoxhallarë të tjerë. E kam dashtë dhe respektuar shumë sepse na ka dhanë moral, këshillu, dhe ka ndenjur me mua në bunker një javë pa lëvizur aspak dhe çdo qastë e luste Zotin që të dy të jemi në mesin e dëshmorëve. Por deshi Zotin që jetojmë edhe më, dhe vdekja e tij sot na pikëllon shumë dhe  e krahasoj me veprimtar të mëdhenj të cështjes kombëtare dhe fetare të shqiptarisë e kësi burra rrallë lindin. Në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti i biri i rahmetliut Enes Gërguri i cili falënderoi myftiun Tërnava dhe BIRK-un për organizimin e kësaj akademie përkujtimore dhe Zoti ju shpërbleftë të gjithëve. Duanë e hatmes të cilën e kanë kënduar kolegët e punës për shpirt të rahmetliut e bëri Agim ef. Hyseni./bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Hallo Admin Site ?s No Safe ! e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.