Qytetarët e Stokholmit formojnë një rreth përreth xhamisë ditën e xhuma

Qytetarët e kryeqytetit suedez, për t'ju mundësuar muslimanëve t’i kryejnë lutjet e së premtes, kanë formuar rrethin përrreth xhamisë në Stokholm dhe kështu kanë qëndruar deri në fund të lutjeve.

Reagimet ndaj sulmit terrorist të javës së kaluar në dy xhamitë në qytetin e Zelandës së Re Christchurch, që vranë të paktën 50 muslimanë, po vazhdojnë në mbarë botën.
Të premten, para xhamisë në Stokholm, janë mbledhur qytetarë të shumtë duke formuar një rreth përreth xhamisë për t'ju mundësuar besimtarëve muslimanë të kryejnë namazin e xhumasë të qetë.
Ministrja e Kulturës së këtij vendi, Amanda Lind, ishte nëmesine qytetarëve që ishin solidarizuar me muslimanët në ditën e së premtes.
"Jam shumë e lumtur për faktin se sot janë mbledhur kaq shumë njerëz”
Ajo gjithashtu vuri në dukje se qëllimi i takimit të sotëm është të shprehë një qëndrim kundër sulmeve terroriste në Zelandën e Re, por gjithashtu kundër të gjitha formave të dhunës, racizmit dhe islamofobisë.
"Ne po luftojmë çdo sulm ndaj shoqërisë", tha Lind.
Qytetarët e Stokholmit nuk u larguan derisa besimtarët musliman i përfunduan lutjet e së premtes. Pas përfundimit, përfaqësuesit e Bashkësisë Islame bashkëqytetarëve të tyre u ofruan nga një kafe, ujë dhe hurma, dhe i falënderuan për mbështetjen e tyre.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Hallo Admin Site ?s No Safe ! e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.