Mrekullitë e abdesit

“Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kurani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet”. (en Nexhm: 34)

Shumë myslimanë nuk i kushtojnë rëndësi marrjes së abdesit në mënyrën e duhur.

Me “mënyrën e duhur” kemi për qëllim kujdesin e hollësishëm, për se na ka porositur Muhamedi a.s. Njerëzit me këtë veprim, jo vetëm që humbin rastin të marrin shpërblim më të madh për përsosjen e abdesit, por ata gjithashtu humbin mundësinë e artë për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e tyre në përgjithësi.
Katërmbëdhjetë shekuj më parë Muhamedi a.s. na ka porositur për 26 lëvizje të larjes që duhet të zbatohen pesë herë në ditë, që gjithsej janë 130 lëvizje gjatë ditës, për të na dhuruar shëndet optimal. All-llahu xh.sh. thotë: “O ju që besuat!Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla? fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në të dy zogjtë. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës,ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyni (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk dëshiron (me obligim për abdes e larje) t’ju sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë (prej mëkateve), t’ju plotësojë të mirën e Tij ndaj jush e që ta falënderoni”. (el Miade: 6).
Kështu, abdesi përfshin larjen e duarve, krahëve deri në bërryla, fytyrës, gojës, hundëve, dhe nyjave të këmbëve, që të gjitha këto nga tri herë. Anën e brendshme e të jashtme të veshëve, si dhe pjesën e sipërme të kokës që duhet të fërkohet një herë.
Duke e bërë këtë pesë herë në ditë, myslimani jo vetëm që i pastron këto pjesë vitale të trupit nga pluhuri e papastërtia, por gjithashtu i zbut dhe i freskon.
Është mjaft interesant fakti që Muhamedi a.s. gjithashtu na ka nxitur për të marrë abdes para se të biem në gjumë. I njëjti veprim inkurajohet nga ekspertët e Jogës, të cilët thonë që pastrimi i motorit të rëndësishëm dhe organeve ndijore, siç janë duart, krahët, sytë, këmbët e goja me ujë të pastër pa ra shkuarjes në shtrat e relakson trupin, dhe në këtë mënyrë e përgatit për një gjumë të thellë.
Në një artikull titulluar “Ritualet islame dhe efekti i tyre në shëndetin e njeriut”, Dr. Magomed Magomedov, asistent në departamentin e Higjienës së Përgjithshme të Njeriut dhe Ekologjisë në Akademinë Mjekësore Shtetërore në Dagestan, flet se si e stimulon abdesi shumë ritmin e trupit dhe në mënyrë të veçantë Pikat Aktive Biologjike (BAS), njësoj ideja për terapinë refleksive kineze.
Tani e dimë që njeriu është një sistem kompleks i fushave elektromagnetike, meridianëve, ritmeve biologjike e kështu me radhë. Organet e brendshme të njeriut, si rregull, përfaqësojnë jo më pak se një tërësi të sofistifikuar bioenergjie.
Ato të gjitha kanë lidhje të qëndrueshme bilaterale me lëkurën, e cila përmban pika të veçanta, funksionet e të cilave u ngjajnë butonave të “kontrollit” dhe “kuvertave të rimbushjes” përgjegjës për çdo organ të veçantë. Këto pika biologjikisht quhen pika aktive biologjike (BAS).
Derisa nxjerr në pah ngjashmëritë në mes abdesit dhe shkencës së terapisë refleksive kineze, në artikullin e tij magjepsës, Dr. Magomedov tregon që një njeri, për t’u bërë mjeshtër i terapisë refleksive, duhet të ndjekë një kurs për 1520 vjet, gjithë këtë kohë për mësimin e thjeshtë të metodave të abdesit. Terapia refleksive, thotë ai, kryesisht përdoret për shërimin e sëmundjeve dhe shumë rrallë për parandalimin, sa kohë që abdesi ka shumë dobi parandaluese. Gjithashtu ekziston edhe një anë negative për terapinë refleksive, thotë ai, e që nuk e gjejmë tek abdesi. Ajo anë negative është ekspozimi i pacientit ndaj traumave, meqë mjekët përdorin të djegurit. Dr. Magomedov thotë: “Shumica e BAS-eve më të rëndësishme pastrohen gjatë ritualit islam. Nuk është mjeku, i cili ka studiuar për shumë vite, që e bën këtë, por çdo mysliman e bën ashtu siç i ka mësuar Muhamedi a.s. Veç kësaj, falja e pesë kohëve të namazit e obligon myslimanin të marrë masa parandaluese kundër sëmundjeve, që më përpara”.
Sipas Dr, Magomedovit, mjekësia kineze thotë që ka më shumë se 700 BAS-e,
dhe 66 prej tyre kanë reflekse të shpejta të terapisë, që quhen pika të ashpra (apo agresive a të vjetra). Nga këto 66 pika, 61 prej tyre gjenden në pjesët që duhet të pastrohen gjatë abdesit. Kështu, abdesi bëhet një lloj trajtimi kompleks, që përfshin hidromasazhin e BAS-eve, si dhe stimulimin e tyre termik e fizik. BAS-et në dukje (që pastrohen gjatë abdesit) “rimbushin” organet, siç janë zorrët, barku dhe fshikëza e urinës, që, veç kësaj, ka efekt pozitiv në sistemin nervor e riprodhues, thotë Dr. Magomedov në studimin e tij, duke shtuar që BAS-i përgjegjës për sistemin e eshtrave, zorrët, sistemin nervor, pjesën e mesit, barkun, pankreasin, fshikëzën e tëmthit, gjëndrën tiroide, pleksusin dhe organet e tjera, gjenden
në këmbën e djathtë, një pjesë tjetër që pastrohet nga abdesi.
Ndërsa këmba e majtë ka BAS-et përgjegjëse për punën e gjëndrës së hipofizës, të trurit që rregullon funksionimin dhe zhvillimin e gjëndrave endokrine.
Në kërmillin e veshit gjenden me qindra BAS-e, që “harmonizojnë punën e po thuajse të të gjitha organeve, ulin shtypjen e lartë të gjakut dhe zvogëlojnë dhimbjet e dhëmbit e të fytit.
Një aspekt tjetër për të cilin na tregon ai, është që hadithet e Muhamedit a.s. kanë theksuar rëndësinë e fërkimit dhe përdorimit të shtypjes gjatë abdesit, që është diçka që ka shpjegim shkencor.
Dr. Magomedov thotë që studimet e tij janë bazuar në besimin e tij solemn që myslimanët që falin pesë namazet di tore,jo vetëm që kanë një “efekt të pa diskutueshëm shpirtëror”, por gjithashtu kanë “edhe efekt shërues fizik”. Hulumtimet e bëra në ish Bashkimin Sovjetik në lidhje me BAS-et, janë vlerësuar të padenja, sepse ata besonin që “njeriu nuk është menduar të ketë as shpirt apo energji trupore, sepse e kundërta mund të binte në kundërshtim me ideologjinë materialiste (ateiste) të asaj kohe”, thotë Dr. Magomedov.
Nga një perspektivë mjekësore joalternative, Muhtar Salim, në librin e tij “Namazi:Sport për trupin e shpirtin” flet për faktin se si shëndeti përfiton nga çdo aspekt i abdesit. Abdesi, thotë ai, ndihmon në parandalimin e kancerit të lëkurës. Ky është shpjegimi i tij: pjesët që pastrohen gjatë abdesit janë pjesët e trupit që më së shumti janë të prirura t’i nënshtrohen ndotjes,qoftë ajo ndotje nga sekretimet e brendshme të trupit në sipërfaqen e lë kurës, siç janë djersët, apo qoftë e jashtme. Abdesi largon këtë ndotje pesë herë në ditë, dhe kështu e ruan shtresën e jashtme të lëkurës, e cila, siç dihet, i ndihmon qelizat poshtë të funksionojnë si duhet. Gjithashtu, pastrimi me ujë ndihmon në forcimin e enëve të gjakut, si edhe të nervave e gjëndrave që gjenden afër sipërfaqes së lëkurës, dhe kështu i ndihmon ato të kryejnë funksionet e tyre me efekt.
Salimi shton që studimi ka treguar që një prej arsyeve kryesore që shkakton kancerin e lëkurës, është sepse lëkura u ekspozohet kemikalieve, veçanërisht petrokemikalieve, dhe se mënyra më e mirë për të parandaluar kancerin e lë kurës,
është mënjanimi i vazhdueshëm i këtyre kemikaleve. Arsyeja e qartë pas pastrimit të gojës gjatë abdesit, thotë Salimi, është largimi i grimcave të ushqimit, që mund të shkaktojnë probleme për dhëmbët. Gjithashtu pas kësaj qëndron edhe arsyeja se pse është inkurajuar përdorimi i misvakut (brushës) para marrjes së abdesit. Kur dikush i pastron hundët, ai me këtë veprim merr një masë parandaluese shëndetësore, pasi kësodore hiqen mikrobet që gjenden në vrimat e hundës, dhe
nuk kalojnë në sistemin e frymëmarrjes.
Sipas një studimi të bërë nga një ekip i mjekëve të Universitetit të Aleksandrisë, hadithi i Muhamedit a.s., i cili nxit pastrimin e hundëve gjatë abdesit, duke futur ujin në vrimat e hundëve dhe pastaj duke e nxjerrë jashtë, ndikon pozitivisht në shtresën e brendshme të vrimave të hundës.
Përsëritja e pastrimit të fytyrës i forcon qelizat e lëkurës së fytyrës dhe ndihmon në parandalimin e paraqitjes së rrudhave të hershme, si dhe ka efekt pastrues brenda syve, që parandalon infeksionet e tyre, thotë Salimi.
Pastrimi i veshëve ndihmon për largimin e dyllit, i cili mund të shkaktojë infeksione të veshit si dhe mund të dëmtojë veshin e brendshëm, i cili përfundimisht shkakton mungesë ekuilibri trupor.
Uji i rrjedhshëm dhe pastrimi i gishtërinjve të këmbës e mban shputën të butë, e cila në kohën moderne shumicën e kohës gjendet brenda këpucëve. Kryesisht, shton ai, abdesi ka efekt ushtrues në të gjithë muskujt e përfshirë.
Myslimanët porositen të marrin abdes jo vetëm para namazit apo shkuarjes në shtrat për të fjetur, por gjithashtu para hyrjes në xhami, thirrjes së ezanit, mbajtjes së hytbes dhe para leximit të Kuranit. Gjithashtu myslimanët porositen të marrin abdes kur janë të zemëruar. Njeriu kurrë nuk duhet t’i vlerësojë gjërat në dukje, dhe duhet të ketë besim të fortë që pas çdo gjëje që Allahu xh.sh. e ka urdhëruar, qëndron ndonjë urtësi, të cilën mund apo nuk mund ta dimë. Allahu xh.sh. thotë: “...dhe ata thanë: “Iu përgjigjëm (thirrjes) dhe respektuam (urdhrin). Kërkojmë faljen tënde, o Zoti ynë! Vetëm tek Ti është ardhmëria jonë”. (el Bekare: 285).



Përktheu nga anglishtja: Fuad Morina

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.