Preshi i egër (arab. kunaz nebti basal e-Ifrit) Allium ampelopras

Preshi i bardhë

Në hadithin apokrif (të imagjinuar) thuhet se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thënë: "Kush ha presh të egër para se të flejë, do të jetë i liruar nga fryrja në bark, por meleqtë do të largohen nga ai për shkak të kundërmimit të keq, të cilin e prodhon ai deri në mëngjes". (Treguar në El-Vasili).

Ekzistojnë dy lloje preshi të egër: preshi i egër (arab. kurraz nebti), dhe preshi i zakonshëm (Allium porrum; arab. kurraz mea'ruf), i njohur gjithashtu si kurraz rumi ose kurraz shami. (1)

Duke u rritur në Azinë Qendrore, preshi i egër (lat. Allium apeloprassum) (qepujka), e njohur gjithashtu si presh i bardhë, kultivohet për shkak të qepujkave që rrethon kapsulën e purpurtë dhe secila ka deri në dyzet thelpinj.

Preshi i egër është i nxehtë dhe i thatë. Tretet ngadalë dhe ka pasoja të ngjashme si të hudhrës së zakonshme kur përdoret si shtesë (plotësues). Ngrënia e preshit të egër të zier ose pirja e ujit të tij ndihmon në shërimin e furunkulëve dhe hemorroideve. Bërja e pluhurit prej farave të preshit të egër, përzierja e tij me rrëshirë ose me katranin e drurit (rrëshirë që gjendet në drurët gjethembajtës) dhe mbushja e dhëmbëve të prishur me këtë, do të lehtësojë nxjerrjen e tyre ose, bile, do ta copëtojë atë në grimca. Këtë procedurë duhet ta bëjë mjeku me përvojë. Ajo do ta zvogëlojë dhembjen e dhëmbit, ndërsa ekspozimi i hemorroideve të infektuara do të zvogëlojë dhembjen e hemorroideve dhe do të ndihmojë shërimin e tyre. Ngrënia e preshit të egër është e dëmshme për dhëmbë dhe për mishin e dhëmbëve dhe, ngjashëm me hudhrën, shkakton dhembje koke, mundime të sistemit nervor gjatë natës, e turbullon të parit dhe shkakton kundërmim të rëndë. Preshi i egër përdoret gjithashtu si diuretik (mjet për urinim të shtuar) dhe ndihmon ciklin menstrual, stimulon prodhimin e spermës dhe nxit epshin seksual.

Preshi barishtor (lat. Allium ampeloprassum) i grupit të qepëve është i ngjashëm me qepën. Bima prodhon kapsulën rreth 3.5 cm, të butë dhe të trashë. Për dallim nga qepa, preshi nuk krijon qepujkë. Bimët qërohen gradualisht, duke punuar tokën rreth bazës së tyre, për ta mbajtur pjesën e bardhë e të butë që përdoret për ushqim. Kultivimi i preshit është i ngjashëm me atë të qepës. Farat e preshit mbillen drejtpërdrejt në tokë ose si rasat.



1. Rumi = Shami, d.m.th. Siria, në veri të Hixhazit arab. Të dy fjalët, Rumi dhe Shami, tregojnë Sirinë e sotme, sepse ajo dikur ishte pjesë e perandorisë Romake.



MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Përktheu nga boshnjakishtja
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.