Dhjetë gjëra të padobishme

Ekzistojnë dhjetë gjëra të cilat kanë dështuar, që atij që i posedon nuk i bëjnë dobi:

• Dituria me të cilën nuk vepron sipas saj;
• Vepra e cila nuk është në përputhje me sunetin e Pejgamberit s.a.v.s. dhe në të cilën nuk ka sinqeritet;
• Pasuria e cila nuk harxhohet, ashtu që me të nuk do ketë dobi pronari i saj dhe as që do ta çoj ajo pasuri kah të mirat e Ahiretit;
• Zemra e cila nuk ushqen dashuri ndaj Allahut xh.sh., nuk përmallohet për Të dhe për banimin në afërsi të Tij;
• Trupi, i cili nuk i përkulet Allahut xh.sh. dhe nuk i shërben fesë së Tij;
• Dashuria, me të cilën nuk tregohet devotshmëria ndaj Allahut të Madhëruar dhe kryerja e urdhrave të Tij;
• Të menduarit për atë që nuk ka dobi;
• Shërbimi ndaj ndonjë personi i cili nuk të çon në afërsi të Allahut të Madhëruar dhe nuk të sjell të mira të kësaj bote;
• Frika apo shpresa nga ai i cili është nen autoritetin e Allahut dhe në dorën e Tij, që nuk mund ti sjell as dëm e as dobi vetes së tij, që nuk e ka në dorë as jetën, e as vdekjen dhe as momentin e ringjalljes.

Shkatërrimi më i madh nga të gjithë këto që i përmendëm është humbja e kohës dhe katandisja e zemrës. Katandisja e zemrës fillon me dhënien përparësi botës së përkohshme ndaj botës së përhershme dhe humbjes së kohës duke shpresuar në jetëgjatësi.
Çdo e keqe fshihet pas ndjekjes së epsheve dhe shpresës në jetëgjatësi, përderisa çdo sukses është i lidhur me ndjekjen e udhëzimit të qartë dhe me përgatitjen për ditën e kthimit tek Allahu i Gjithëdijshëm.
Nga Allahu arrin përkrahja dhe ndihma.
Me të vërtetë është për t’u çuditur, kur njeriu ka ndonjë nevojë ai tërë dëshirën dhe brengën e tij e drejton kah Allahu i Gjithëfuqishëm, që Ai, i Lartësuari kërkon t’ia mbrojë zemrën e tij nga vdekja e injorancës dhe e hutisë dhe që ta shëroi nga sëmundja e epsheve dhe e dyshimeve. Ndaj, kur vdes zemra, njeriu nuk e heton se është duke bërë mëkat.



Burimi: Libri Thesari i diturisë - Ibn Kajjimi f.350
Përktheu:Esat Rexha

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Hallo Admin Site ?s No Safe ! e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.