Myftiu Tërnava vizitoi kryetarin e KMSH-së Bujar Spahiu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpuntorë vizitoi Kryetarin i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu

Myftiu Tërnava, e uroi Kryetarin Spahiu për zgjedhjen e tij në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar, dhe i shprehu atij gatishmërinë e institucionit që ai përfaqëson për ta vazhduar më tej frymën e mirë të bashkëpunimit në shërbim të fesë Islame.
Nga ana e tij, Kryetari i KMSH-së, z. Spahiu, pasi i falënderoi të pranishmit për vizitën dhe urimet, i siguroi ata se nën drejtimin e tij, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të jetë gjithmonë pranë besimtarëve myslimanë shqiptarë që jetojnë përtej kufijve. Po ashtu ai nënvizoi se marrëdhënia e mirë që i ka karakterizuar deri më sot të dy bashkësitë do të konkretizohet më tej në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
Bashkëbisedimi ndërmjet tyre u përqendrua në marrëdhënien dhe bashkëpunimet e deritanishme ndërmjet dy institucioneve. Më tej ata u fokusuan në aktualitetin e besimtarëve myslimanë brenda dhe jashtë kufijve të trojeve Shqiptare.
Pjesë e diskutimeve të tyre u bënë edhe zhvillimet sociale, kulturore dhe humanitare të të dy vendeve./bislame/

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Hallo Admin Site ?s No Safe ! e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.