Pesë këshilla të dobishme

Transmeton Ebu Hurejre, r.a, se Pejgamberi s.a.v.s. një herë kishte pyetur:

"Kush dëshiron të marrë nga unë këto fjalë, të punoj me to dhe të udhëzoj dikë për t’i praktikuar"? Ebu Hurejre r.a. tha: "Unë, o i Dërguari i Allahut! " Pejgamberi s.a.v.s. pastaj më mori për dore dhe më tha:
• Ruaju nga harami, do të jesh më i devotshmi.
• Bëhu i kënaqur me caktimin e Allahut xh.sh., do të jesh më i fuqishme.
• Bëhu i mirë ndaj fqinjit tënd, do të jesh besimtar.
• Dëshiro për të tjerët atë që dëshiron për vete do të jesh musliman.
• Mos qesh së tepërmi, sepse të qeshurit e tepruar e vdes zemrën.
Me këto pesë gjëra arrijmë pesë tjera.
E para nga këto gjëra është përkushtimi – devotshmëria dhe kjo arrihet me ruajtjen nga harami. Kush dëshiron të jetë i devotshëm dhe të arrij shkallën e devotshmërisë duhet të largohet nga kryerja e mëkateve. Me sigurinë më të madhe mund të themi se nuk ka përkushtim – devotshmëri, nëse njeriu nuk largohet nga kryerja e mëkateve.
Kjo mund të kuptohet nga hadithi i Pejgamberit s.a.v.s. ku thotë: "Nuk ka punë më të mençur sesa të menduarit, e as devotshmëri më të mirë se të ndaluarit nga ajo që është haram (e ndaluar) dhe nuk ka origjinë – prejardhje më të mirë se nga morali i bukur." Organ i përkushtimit është zemra, dhe çdo mëkat që bënë njeriu lënë një gjurmë drejtë për së drejti në zemër.
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Kur një besimtarë bën një gabim në zemrën e tij rezulton një njollë e zezë. Kur pendohet dhe ndalet nga kryerja e mëkateve, do të zhduket njolla e zezë. E nëse i kthehet prapë mëkateve ajo prapë kthehet në zemrën e tij dhe sa herë që bënë mëkat ajo prapë shfaqet, gjithnjë gjersa zemra të nxihet krejtësisht. Kjo nxirje e zemrës është përmend në Kur'an në ajetin vijues: "Jo, nuk është ashtu! Por, të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan. "(El-Mutaffifin: 14).
Të kujtojmë ajetin kur’anor në të cilin Allahu thotë: "Në qoftë se ju largoheni nga mëkatet e mëdha, nga ato që ju janë ndaluar, Ne do t’ua falim mëkatet tuaja të vogla dhe do t’iu dërgojmë në një vend të mrekullueshëm."
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Largohuni nga shtatë mëkatet e madhe, mëkate shkatërruese! E cilat janë ato mëkate e pyetën sahabët? I Dërguari i Allahut iu përgjigj: “T’i bësh Allahut shok (shirk), sihiret (magjia), vrasja – mbytja pa të drejtë - e paligjshme, kamata – fajdeja - interesi, me hëngër mallin – pronën e jetimit, me ik nga fushëbeteja (me ia kthye shpinën armikut) dhe shpifja për një grua besimtare të ndershme. "(Muttefekun alejhi)
Pejgamberi s.a.v.s. na paralajmëron duke na tërhequr vërejtjen, kur thotë: "Ruhuni nga mëkatet e vogla, të pa njohura. Sepse, me të vërtetë, ato të do të grumbullohen deri sa ta hedhin njeriun në humnerë"!
Transmetohet nga Ibn Sa'ad Xhenadeti: "Kur Pejgamberi s.a.v.s. u kthye nga Hunejni, u gjendem në një zonë ku nuk kishte asgjë, ndërkohë që Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Mblidhni ..., kush gjen diçka, le ta sjellë, kush gjen ndonjë kockë, asht, ose ndonjë rrem le ta sjellë"! Nuk kaloi as më shumë se një orë dhe ne kemi tubuar një grumbull të madh, dhe Pejgamberi s.a.v.s. tha: "A po e shihni këtë? Kështu mblidhen, grumbullohen mëkatet tek njeriu, ashtu sikur ju që i keni mbledhur këto, ndaj, keni frikë Allahun xh.sh., dhe mos bëni mëkate të vogla apo të mëdha, sepse të gjitha ato regjistrohen."
Në një hadith të ngjashëm Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Kurrë mos i nënvlerësoni dhe as mos i nënçmoni mëkatet e vogla, sepse shembulli i atyre që e bëjnë këtë është si shembulli i njerëzve të cilët kanë kaluar natën në një luginë dhe secili prej tyre ka sjell nga një degë, dhe më pas kanë ndezur zjarrin dhe kanë përgatit ushqimin. Kur një person i nënvlerëson dhe i nënçmon mëkatet, me të vërtetë ato mëkate e çojnë në shkatërrim. "
Gjatë Haxhit lamtumirës Pejgamberi s.a.v.s. duke folur rreth rregullave të moralit tha: "O njerëz, shejtani i ka humbur të gjitha shpresat për të qenë i adhuruar në token tuaj, por në qoftë se ju i nënshtroheni në atë që është e ndaluar, në atë që në veprimtarinë tuaj e konsideroni si të parëndësishme , atëherë ruajuni nga ajo që ai mund të bëjë me besimin tuaj."

Besimtari i mirë, i ka të mësuara të gjitha këto hadithe, është i kujdesshëm dhe ruhet nga mëkatet e madh, e të qarta, poashtu edhe nga mëkatet e vogla, në dukje të imta. Edhe pse mëkati në sytë e besimtarit duket i vogël, ai është i madh dhe shkatërrimtar për të.
Ibn Masud, r.a., ka thënë: "Besimtarit mëkati i tij i duket si një shkëmb i madh që qëndron mbi kokën e tij, ashtu që vetëm sa nuk është shkëputur dhe ta godas kokën e tij, mosbesimtarit dhe mëkatarit mëkati i tij i duket si mushkonjë e cila i ka ra në hundën e tij dhe ai e ka larguar me dorën e tij”!
Allah thotë: " E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë”. (Zelzele:8)
Për shkak të këtyre fjalëve të Allahut xh.sh., ne nuk duhet të nënvlerësojmë vlerën e asnjë vepre të mirë, sikur që nuk guxojmë ta injorojmë dëmin e asnjë mëkati të vogël. Puna e mire, edhe në qoftë sa grimca e atomit do ta ketë peshën e vet te Allahu xh.sh, e pesha e sajë është e shumëfishuar sepse Allahu xh.sh., në Kur'an thotë: “Ai që vjen me një vepër të mirë, atij i takojnë dhjetë sevape – shpërblime, duke iu dhjetëfishuar”.

Gjithashtu, vepra e keqe edhe nëse është sa një grimcë e atomit do ta ketë peshën e vet te Allahu xh.sh., përderisa ato vepra të vogla grumbullohen, mund të çojnë njeriun në shkatërrim. Për këtë Pejgamberi ynë s.a.v.s. na ka këshilluar që të përmbahemi nga të gjitha punët e ndaluara, dhe do të jemi të devotshëm, do të arrijmë grada dhe shpërblime që u takojnë të devotshmëve. Njëri nga shpërblimet që u takon të devotshmëve është që Allahu xh.sh., ta dojë robin e Tij të devotshëm.
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Bëhu i devotshëm dhe i përkushtuar ndaj Allahut xh.sh., dhe Allahu xh.sh., do të dojë ".
Ndaj, të ruhemi nga çdo mëkat në mënyrë të barabartë, e mos t’i klasifikojmë mëkatet në të vogla dhe të mëdha, sepse çdo mëkat për ne është i dëmshëm, kurse dijetarët e parë Islam na kanë këshilluar: "Mos shikoni madhësinë apo mos e injoroni mëkatin, por keni në konsideratë madhështinë e Atij ndaj të cilit e bëni mëkatin !"

I lutemi Allahut xh.sh. që të na mbrojë nga të gjitha mëkatet, që të na falë gabimet tona dhe të na bëjë prej robërve të devotshëm dhe besnik ndaj tij.
Amin.



Përshtati: Esat Rexha

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.