Gjashtë këshilla të dobishme

Një herë një njeri shkoi te dijetari dhe kërkoi këshillë nga ai. Dijetari i tha: “Po të t’i bësh këto gjashtë gjëra asnjë njeri nuk mund të të bëj keq ty”.

- Kur të bësh gjynah mos ha nga risku i Atij (Allahut)! A është e drejtë të hash nga riskun i Tij e pastaj të bësh padrejtësi?

- Po deshe ta kundërshtosh Atë, dil jashtë mbretërisë së Tij! A është e drejtë të jetosh në mbretërinë e Tij e më pas ta kundërshtosh Atë.

- Po deshe ta kundërshtosh Atë, mos bëj gjynahe në vende ku mund të të shohë Ai! Bëj gjynahe aty ku nuk të sheh dot! Nuk është e drejtë të jetosh në mbretërinë e Tij, të hash nga risku i Tij dhe të bësh gjynahe aty ku mund të të shoh Ai.

- Kur të vijë meleku që merr shpirtra, kërkoi atij leje derisa të bësh teube (pendohesh)! Atë melek nuk mund ta dëbosh dot, prandaj bëj teube para se të vij ai! Koha e duhur për të bërë teube është ky moment, sepse meleku që merr shpirtra vjen papritur.

- Kur të vijnë në varr dy melekët, Munkeri dhe Nekiri, për të të marrë në pyetje, dëboi ato që të mos marrin në pyetje! Njeriu që kërkoi këshillë tha: “Kjo gjë është e pamundur”. E dijetari tha: “Atëherë përgatiti që tani përgjigjet e pyetjeve të tyre”.

- Në Ditën e Kiametit kur Allahu xh.sh. të urdhërojë: “Ata që kanë bërë gjynahe të hyjnë në Xhehennem!” ti mos prano të shkosh! Burri tha: “Po atje nuk do të ma dëgjojnë fjalën”, pas kësaj njeriu e kuptoi menjëherë se çfarë donte t’i shpjegonte dijetari, menjëherë bëri teube dhe nuk doli nga fjala derisa ndërroi jetë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi