Leximi i ajetit Kursij

Ajeti 255, i sures el-Bekare, madhështinë e se cilës e ka vërtetuar edhe Profeti ynë (a.s.), është shprehja më e përmbledhur që tregon Madhështinë e Allahut Teala. Ajetu'l-Kursij...

"Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin), përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd, pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas njerëzve, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveç se aq sa Ai dëshiron. Kursi-u i Tij, shtrihet mbi qiejt dhe Token dhe Ai nuk e ka të rendë t'i ruaje ato. Ai është i Larti, Madhështori!" (el-Bekare, 255.)

Në Ajetu'l-Kursij, i cili përbëhet nga dhjetë fjali, deklarohet në mënyrë të përmbledhur besimi i teuhidit(1), duke na bere te ditur njësinë e Allahut, gjallërinë dhe përjetësinë e Tij, të qenit larg prej dobësive njerëzore, si gjumi apo hutimi, menaxhimin e gjithësisë nga ana e Tij, domosdoshmërinë e lejes së Tij për të ndërhyrë tek Ai, dijen e Tij, që përfshin gjithçka, pa fillim dhe pa fund, shtrirjen e fuqisë së Tij, që përfshin gjithçka, në qiej e në tokë dhe Madhështinë e Tij.


Kuptimi i fjalës "kursij", e cila përmendet në ajet, nuk është "froni"që njohim në, por është diçka që i shkon për shtat vetëm Madhështisë së Allahut Teala dhe përbërjen e tij nuk e di tjetërkush, përveç Tij.

Hajj: Në fjalor shpjegohet me fjalën i gjallë. Kjo është një nga cilësitë e larta të Allahut dhe do të thotë se qenia e Tij është e vazhdueshme dhe e pandërprerë, pa fillim dhe pa fund.

Kajjum: Do të thotë se Allahu është Ai që i menaxhon dhe u kërkon llogari të gjitha krijesave.

Sine: Do të thotë dremitje. Ne këtë ajet, pjesa mohore "la", që gjendet midis fjalëve "sine" dhe "neum", të cilat përkthehen:"Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi!" i përfshin të dyja këto fjalë.
Pra, në çështjen e menaxhimit dhe kontrollit të gjithçkaje që ekziston, nuk mund të flitet për gabim, shkujdesje, mërzitje dhe ngathtësi të Allahut Teala.
Këto dobësi, që u takojnë vetëm krijesave, nuk mund t'i atribuohen Atij, sepse Ai është cilësuar me veti të përsosura dhe është i pastër nga çdo e metë.
Aliu (r.a.), na tregon një kujtim të tij, në lidhje me përdorimin e emrave të Allahut "hajj dhe kajjum", në lutje: "Në ditën e luftës së Bedrit, po shihja se çfarë do të bënte i Dërguari i Allahut (a.s.). Papritur, ai u ul në sexhde dhe filloi të thoshte "Ja haju, ja Kajjum!". Iu afrova dhe iu largova disa herë, por ai vazhdonte të thoshte të njëjtat gjëra. Ai vazhdoi t'i thoshte këto fjalë, derisa arriti fitorja."
Në veprën Ruhu'l Bejan, na jepen shembuj se, ashtu siç kërkoi Resulallahu (a.s.), ndihmë prej Allahut, me emrat e Tij "Ja haju, ja Kajjum!" është e mundur që, nëse lutesh me sinqeritet të plotë, duke përdorur ndonjë emër apo cilësi të Allahut, ndihma hyjnore do të vijë patjetër.
Në lidhje me mirësitë e Ajetu'l Kursij, në hadithe të ndryshme, Profeti ynë (a.s.), ka thënë: "Ajetu'l Kursij është ajeti më madhështor i Kuranit Kerim(2).
Ai qe lexon Ajetu'l Kursij para se të flejë, Allahu do ta ruajë dhe nuk do ta lejojë shejtanin t'i afrohet atij(3).
Në këtë ajet gjendet emri më madhështor i Allahut(4) dhe Ajetu'l Kursij, është zotëria i të gjithë ajeteve të Kuranit Kerim(5)."
Në një hadith tjetër, Profeti (a.s), thotë: "Atij që e lexon Ajetu'l Kursij, Allahu i dërgon një melek, i cili shkruan veprën e tij të mire. Shejtani e braktis për tridhjetë ditë shtëpinë ku lexohet Ajetu'l Kursij. Në atë shtëpi, për dyzet ditë nuk mund të hyje as magjia dhe as magjistari".
Gjithashtu, Profeti (a.s.), i ka kërkuar Aliut (r.a.), që këto t'ua mësojë fëmijëve, familjes dhe komshinjve te vet.
Në vendin tonë është bërë zakon që tesbihët, që bëhen pas namazeve farz, të fillojnë me Ajetu'l Kursij. Ky zakon është shumë i rëndësishëm për nga ana e zbatimit në bashkësi të një këshille profetike, e cila është nxjerrë nga këshillat që i ka dhëne Profeti (a.s.), Aliut (r.a.).
Gjithashtu, zakoni i leximit të Ajetu'l Kursij pas namazeve, na ndihmon që në çdo hap të jetës, të mbajmë gjallë vetëdijen që, para se t'i mbështetemi apo t'i besojmë ndonjë të vdekshmi si puna jonë, të mendojmë se ndodhemi nën vëzhgimin e Allahut Teala, ta kujtojmë Atë, t'i besojmë Atij, të presim ndihmë prej Tij, të strehohemi tek Ai dhe, sido që të jetë puna, të mundohemi të fitojmë kënaqësinë e Tij.
Zbatimi me korrektësi i këtij zakoni, duke qenë të vetëdijshëm se Allahu Teala vëzhgon çdo gjendje tonën, është edhe fillimi i çdo pune të mirë, por edhe
pengesë ndaj çdo vepre të keqe. Dhe për ta përvetësuar sa më mirë, kemi nevojë ta lexojmë duke menduar edhe kuptimin e tij.


Dredhitë e Iblisit

Zoti ynë, që është Erhamu'r-Rahimin, në suren el- Bekare, pasi thotë: "Mos ndiqni gjurmët e shejtanit, sepse ai është armiku juaj i hapët", na paralajmëron se "Ai ju nxit vetëm në të këqija, në vepra të turpshme dhe të flisni për Allahun gjera që nuk i dini.(6)
Në këtë ajet, ajo që kërkohet të thuhet me "nxitjet dhe vesveset e shejtanit", është shtyrja e fshehtë në vepra të këqija, që i bën ai nefsit të njeriut. Gjerat për të cilat shejtani e nxit njeriun, i kemi përmbledhur në gjashte pika:
Pikësëpari, shejtani e fton njeriun për në kufur (mohim), për ne shirk (t'i bëjë shok Allahut) dhe në armiqësi ndaj të Dërguarit të Allahut (a.s.). Nëse nuk arrin të këtë sukses në këto, e thërret njeriun në bid'atet më të dashura për te, prej të këqijave dhe gjynaheve.
Pastaj, e thërret në gjynahet e mëdha. Por, nëse nuk ka sukses edhe në këtë, e thërret në gjynahet e vogla.
Profeti ynë (a.s.), ka thënë: "Po ju paralajmëroj nga moskokëçarja ndaj gjunaheve”.
Nëse nuk arrin të këtë sukses në asnjë prej dredhive që përmendëm më sipër, nxit në bërjen e gjërave, që janë mubah (prej të cilave nuk merr as sevap dhe as gjynah), duke të privuar prej sevapeve. Por, nëse nuk arrin të këtë sukses as në këtë dredhi, nxit në punët që kanë më pak shpërblime, me qellim që të pengojë në punët më të virtytshme.
Sipas asaj që thuhet në Ruhu'l Bejan, "Allahu Teala e ka krijuar shejtanin për t'i ndarë njerëzit e mirë nga njerëzit e këqij. Ndërsa shejtani, pasi u merr peng organet, u jep të shijojnë diçka. Pas kësaj, gjymtyrët, nuk dëgjojnë as këshillat, kur u thonë se kjo botë është e pavlefshme dhe as nuk i vënë veshin e as nuk shohin të këqijat e saj."
Për të mos u mashtruar nga kurthet e tij tinëzare, duhet të njohim dredhitë e iblisit dhe të jemi gjithmonë të përgatitur.


1. Besimi ne një Zot te vetëm.
2. Muslim, Musafirin, 258.
3. Buhari,Vekalet, 10.
4. Musned,VI,461.
5. Tirmidhi, Fedailu'l-Kur'an, 2.
6. El-Bekare, 169.



Xhafer Durmush

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.