Gjuha nga mjalti dhe gjuha nga uthulla

Ishin dy njerëz, fqinjë i njëri-tjetrit me dyqan. Njëri shiste mjaltë e tjetri shiste uthull.

Për çudi ai që shiste uthull kishte shumë myshteri dhe mblidheshin shumë njerëz në dyqanin e tij!

Pronari i dyqanit me mjaltë në vete tha ndoshta çmimi i lartë i mjaltit është sebep i ikjes së njerëzve prej meje.

E mori dhe e zbriti çmimin e mjaltit, derisa e barazoi me atë të uthullës! Mirëpo, edhe përskaj lirimit dhe zbritjes së çmimit, nuk iu afrua askush dyqanit të tij!

Shkoi te pronari i dyqanit me uthull dhe i tha:

- Pse njerëzit tubohen kaq shumë te ti, edhe pse ti shet uthull, dhe shija e saj është e thartë dhe era e saj e keqe, kurse unë shes mjaltë dhe askush nuk vjen te unë?!

Iu përgjigj:

- Unë shes uthull me gjuhë nga mjalti, kurse ti shet mjaltë me gjuhë nga uthulla!

“Zemrat gjithmonë mundesh t’i përfitosh me fjalë të mira dhe me sjellje të mirë ndaj tjetrit!”.



Nga arabishtja: Irfan Jahiui

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.