Shpjegimi dhe argumentimi i Ikametit

Ikameti është synet sikurse Ezani

Ikameti është sikurse Ezani, ka 15 fjale, veçse ikametit, pas fjalëve "Haje alel felah", i shtohen: 2 herë kadëkametis salah dhe kështu bëhen 17 fjale tek Hanefitë. Në shkollën shafiite dhe hambelite Ikameti ka vetëm 11 fjale, 2 herë Allahu ekber dhe 2 herë kad kametis-salah, të tjerat fjalë lexohen nga një herë. Ndërkaq, tek malikite Ikameti ka 10 fjalë. Në dallim nga hanefitë, shafiitë dhe hambelitë fjalët Kad kametis-salah i lexojnë vetëm një herë.
Ne librin "Sherhu Muhtesar Et-tahavij hi Fikhil Hanefij lil Imam Ebi Bekr Err-rrazi El Xhes-sas" Ebu Xha'fer thotë: "Ikameti është sikurse ezani njësoj, veçse ikametit i shtohen në fund, pas fjalëve Haje alel felah: Kade kametis Salatu, Kade kametis Salatu. Kjo trajtë e ikametit argumentohet në rrëfimin e Abdullah bin Zejdit, të cilit iu dëftua në ëndërr forma e ezanit dhe e ikametit, dhe gjithashtu tregimi i Suvejd bin Gafle-s, i cili transmeton: "E kam dëgjuar Bilallin duke e thirrur ezanin me nga dy fjalë, dhe ikametin me nga dy fjalë gjithashtu".
Transmeton Hamadi nga Ibrahimi nga Esvedi,e ky i fundit tregon se Bilalli ezanin dhe ikametin i thërriste me nga dy fjalë.
Argumentimi i radhës nga shkolla hanefite për formën e ikametit nga dy fjale, vijon: Është transmetuar nga ashabet se ikameti mësohej sikurse ezani, dhe transmetohet se Pejgamberi a.s. ia ka mësuar Ebu Mahdhures Ikametin me 17 fjale. (Hadithi ndodhet ne koleksionin e Tirmidhiut dhe është i saktë -sahih.)
Ndërsa tri shkollat tjera formën e ikametit e argumentojnë me nga një fjalë në transmetimin e Abdullah ibn Omerit, i cili ka thënë: Ezani në kohen e Pejgamberit a.s. ishte nga dy fjalë, kurse ikameti nga një fjalë perveçse në kiamet shtoheshin fjalët: kad kametis-salah 2 herë. (Imam Ahmedi ne Musned)

Dispozita e Ikametit

Ikameti është synet muek-kede(i fortë) për meshkuj e jo edhe për femra për çdo namaz farz, qoftë ky namaz në kohën e vet ose i mbetur. Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin për të, ka thënë: "Nëse tre veta falen në një fshat apo në shkretëtirë dhe nuk thërrasin ikametin, me ta merret shejtani. Duhet të jemi të bashkuar, se ujku ha bagëtinë që është e vetmuar, larg të tjerave".
Ikametin e ka në kompetencë imami. Myezini nuk mund ta bëjë ikametin pa qenë i pranishëm imami, vetëm nëse ky i fundit i ka dhënë leje.
Ikameti është synet sikurse Ezani. Ikameti nuk vlen për femra, sikurse ezani, edhe nëse falen me xhemat. Kështu mendojnë hanefite, kurse tek shafiite ikameti, nëse falen
vetëm femra, lejohet (është edukative). Ikameti i femrës në prani të xhematit meshkuj, nuk lejohet me konsensusin e të gjithë dijetareve.

Ç’është synet për Ezanin dhe Ikametin?

- Nga syneti është që fjalët në ezan të kenë distancë (pauzë) të shkurtër në mes tyre, në dallim nga ikameti, që fjalët nga dy është e preferuar të ngjiten në mes tyre dhe ikameti të lexohet me zë më të ulet se ezani.
- Te respektohet renditja, nëse rastësisht është tejkaluar ndonjë fjalë, të rikthehet e të lexohet fjala e lënë.
-Drejtimi nga Kibla, veçse tek fjalët Hajeales salah preferohet drejtimi në të djathtë, dhe drejtimi në të majtë - tek fjalët Hajealel felah.
-Distanca në mes të Ezanit dhe Ikametit, për arsye se ngjitja e ezanit me ikamet është mekruh (veprim i urrejtur). Qëllimi i ezanit është informimi i besimtareve për t'u përgatitur, pastruar e veshur, marrja e abdesit etj. Dhe përgjigjja për namaz, ndërsa ikameti është vetëm përgatitje për të nisur farzin e namazit.
Preferohet të ketë një pauzë, qoftë edhe të shkurtër, në mes të ezanit dhe ikametit, bazuar në hadithin e Pejgamberit a.s.: "Në mes të çdo ezani dhe ikameti ka namaz". (Muslimi)
Është e parapëlqyeshme të ngadalësohet ezani dhe të përshpejtohet ikameti. Ndjekja e myezinit dhe atij që bën ikametin, duke ia përsëritur fjalët pa zë. Kur të arrije myezini tek fjalët Haje ale sala ngrihet imami dhe xhemati; Kur të thotë myezini kade kametis sala merret tekbiri; Gjatë thirrjes së ezanit dhe ikametit nuk flitet; Ezani dhe ikameti thirren duke qenë në gjendje të pastër; Urrehen ezani dhe ikameti i xhunubit; Ezani dhe kiameti duhen kënduar në gjuhen arabe.
- Kur jemi te namazi i akshamit tek ne, sidomos në Kosove, Maqedoni e Shqipëri, e mendoj edhe në mërgatë, nëpër xhami aplikohet ngjitja e ezanit me ikamet, që në Sheriatin islam konsiderohet gabim. Ka mospajtim tek hanefitë se sa duhet pritur pas ezanit të akshamit për të nisur ikametin. Ebu Hanife mendon se duhet pritur aq sa të lexohen tri ajete të shkurtra ose një ajet i gjatë. Mendimi tjetër është - sa pauzohet në mes dy hytbeve, por se duhet pritur, për këtë nuk ka asnjë diskutim.

_________________________________
Ahkamul lbadat,dr. Kamil Musa f.118., Edilctul Hanefije minel Ehadith En-nebcvije alel Mesail Elfikhije, autor: Eshcjh Elmuhadith Elmufesir Muhamed Abdullah bin Muslim Elbehlevi f. 132,E1 Muhtar lilfetava ala Medh-hebil Imam EI A'dham Ebi Hanife En- nu'man, autor: Mahmud El Mevsilij f.l 10, "Sherhu Muhlesar Et-lahavij fil Fikhil Hanefij lil Imam ebi Beker Err-rrazi El Xhes-sas f. 552" Minhaxh El muslim Ebu Beker el Xhezairi f.264



Ibrahim Beqiri
Dituria Islame nr. 274

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. Islam Gjakova.net e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.