Djaloshi autik bëhet hafiz i Kuranit dhe mëson gjuhë të huaja

Përkundër faktit se vuan nga autizmi, djaloshi 16 vjeçar nga Turqia, Ozan Memish, ka memorizuar Kuranin, gjë për të cilën myftinia e Samsunit i ka dhënë diplomë për suksesin në provimin e hifzit.

Për shkak të pengesave në të folur, në moshën dy vjeçare Ozani ishte dërguar për kontroll mjekësor, ku mjekët kishin konstatuar autizmin. Sot, ai ndjek një shkollë speciale, për çka ndihmohet nga nëna e tij Vede Turan.

Që në moshë të hershme Ozani ka shfaqur interesin për memorizimin e Kuranit, thotë nëna e tij Veda. Dhe në janar të këtij viti kaloi me sukses provimin e hafzit.

Gjatë ndjekjes së procesit arsimor në shkollën për rehabilitim, ai ka mësuar edhe si të përdorë kompjuterin.

“Që në moshën nëntë vjeçare Ozani mësoi përmendësh Kuranin. Fëmija im tregon interes të madh edhe për mësimin e gjuhëve të huaja të cilën e bën përmes internetit", tha nëna e tij.

“Ozani nuk është i sëmurë, por është një fëmijë i veçantë, sepse për sukseset që i arrin ai gëzohen gjithë rrethi i tij. Ai kalon shumë kohë në xhami. Si fëmijë, dy herë ka humbur dhe të dy herët e gjetëm në xhami. Falë myftiut, Ozan ndjek edhe mësimin në një klasë të veçantë", rrëfen Veda Turan.

Dëshira e madhe e Ozanit është të studiojë shkencat islame dhe të jetë frymëzim për të rinjtë që përballen me vështirësi në zhvillim.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.