Përse lëkura thahet?

Shëndetit të lëkurës i përshtatet gjendja e mirë e tërë organizmit, mungesa e stresit, ushqimi i rregullt, me shumë vitamina dhe minerale dhe përkujdesi i rregullt.

Shkaku më i shpeshtë i tharjes së lëkurës është mungesa e seleniumit të cilin e prodhojnë gjëndrat yndyrore, andaj vjen deri te ngrehja, zbokthi dhe paraqitja e rrudhave që në rini.

Mungesa e vitaminave elementare në organizëm, marrja e pamjaftueshme e lëngjeve, gjithashtu rezulton me tharjen dhe dehidratimin e lëkurës. Mirëmbajtja jo e rregullt dhe jopastrimi për çdo ditë i lëkurës së fytyrës, shkakton mbylljen e poreve dhe aknet.

Elasticiteti natyral dhe rezistenca e lëkurës mund të jetë e rrezikuar nën ndikimin e erës dhe ajrit të nxehtë, duhanit, alkoolit, diellit dhe shfrytëzimi i preparateve kozmetike jokualitative.

Me kusht që ndryshimet në lëkurë nuk janë shkaktuar si manifestim i stresit, lëkurën mund ta mbajmë me sukses nën kontroll ose ta shërojmë plotësisht.

Shëndetit të lëkurës i kontribuon gjendja e mirë e tërë organizmit, mungesa e stresit, ushqimi i rregullt përplot vitamina dhe përkujdesi i rregullt.

Nga vitaminat që janë me rëndësi për lëkurë do t’i përmendim disa:
Vitamina A - ka në karrotë, majdanoz, kajsi dhe perime të gjelbra. Mungesa e këtij vitamina mund të shkaktojë ndryshime në lëkurë dhe dobësi të organizmit.
Vitamina B6 - ka në lakër, grunaje, patate dhe banane. Mungesa e këtij vitamina shkakton ndryshime në lëkurë dhe dobësi të organizmit.
Vitamina C - gjendet në perimet e gjelbra, patate, kivi, limon, spec dhe kaça. I domosdoshëm është për metabolizmin e qelizave, mbylljen e plagëve, eshtrave, krijon kolagjenin dhe mbrojtjen e organizmit.
Vitamina E - gjendet në vajin e ullirit, perime, arra, bajame, lajthia, grunaje dhe kikiriku.
Vitamina F - burim natyror janë: elbi, kikiriku, grunajat, farat e lulediellit. Mungesa e kësaj vitamine shkakton akne, ekzeme, fundërrimin e kolesterinës dhe problem me shëndetin e lëkurës dhe flokëve.

Edhe një këshillë për fund: Rritni marrjen e zinkut në organizëm. Ushqimet që kanë shumë zink janë: grunajat, kërpudhat, soja, spinaqi dhe rrushi. Zinku ndihmon në mbajtjen e baraspeshës së kolagjenit dhe elastinës në lëkurë.




Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.