Promovohet vepra “Ilmihal i zgjeruar”

Në amfiteatrin e Fakultetit të Studimeve Islame është promovuar vepra “Ilmihal i zgjeruar” i autorëve ;Ali Zajmi, Resul Rexhepi dhe Jusuf Zimeri e cila është përgatitur, mbikëqyrur e realizuar nga Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës (BIRK), Komuniteti Mysliman Shqiptar (KMSH) dhe Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut (BFI e RMV-së).

Në këtë eveniment mori pjesë kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava, kryetari i KMSH-së, Bujar ef. Spahiu, reisi i BFI të RMV-së, Sulejman ef. Rexhepi, përfaqësues nga Bashkësia islame shqiptare nga Zvicra dhe Gjermania,përfaqësues të Këshillave të BI të Kosovës dashamirës të fjalës së shkruar, profesor, përfaqësues të jetës politike, kulturore, studiues shkencor etj.

Fjalën përshëndetëse e mbajti myftiu Naim ef. Tërnava, kryetari i KMSH-së, Bujar ef. Spahiu, reisi i BFI të RMV-së, Sulejman ef. Rexhepi, fjalën promovuese e mbajti kryeimami i BIRK-ut Sabri ef. Bajgora, kurse fjalë falënderuese e mbajti Resul ef Rexhepi

Në fjalën e tij myftiu Tërnava me tjerash tha se kam kënaqësinë që sot në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në emër të institucioneve dhe organeve të saja, si dhe në emrin tim personal, t’ju përshëndes e t’ju shprehi mirëseardhje në këtë aktivitet tonin, i cili organizohet në vigjilje të muajit të madhuar të Ramazanit, organizim ky që për sebep ka daljen në dritë të veprës “Ilmihal i zgjeruar”, projekt ky i ideuar, i realizuar e i finalizuar nga tri bashkësitë fetare islame shqiptare.

“Rëndësia e kësaj vepre të cilën po e promovojmë sot, është e veçantë, jo për faktin se tek ne kanë munguar ilmihalë e doracakë për njohuritë bazike fetare, por si projekt dhe finalizim i përbashkët i bashkësive tona fetare, rikthen projektin e ulemasë sonë të cilët në fillet e literaturës islame në gjuhën shqipe, kur shkruanin e botonin, kishin për synim lexuesin e përbashkët të të gjitha trojeve tona, por që, siç dihet, një projekt i tillë nuk u realizuar dot për shkak të rrethanave shoqërore-politike e historike nëpër të cilat kaluam si popull dhe si vend”-theksoi Tërnava/bislame/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

"Disiplinë dhe rregull" - Visar ef. Koshi