Tri fjal te embla ne momentet e veshtira

Një çift pas 11 viteve martese ishin bërë me djalë. Ai, për ta ishte drita e syve.

Kur djali filloi të ecë, sillej nëpër shtëpi dhe prekte çdo gjë që shikonte.
Një mëngjes i ati e vërejti një shishe të hapur me ilaçe mbi tavolinë dhe i kërkoi gruas që ta largonte. Gruaja e zënë në kuzhinë harroi plotësisht atë që ia kërkoi i shoqi.
Djali e vërejti shishen dhe filloi të luaj me të. Duke luajtur filloi t’i nxirrte ilaçet nga shishja, dhe një nga një i gëlltit të gjitha. Nga doza e madhe qe kishte marrë, ai u helmua dhe ra pa ndjenja. Kur e pa e ëma e kapi dhe urgjentisht e dërgoi ne spital, por për fat të keq, për djalin ishte tepër vonë sepse me të mbërritur në spital djali vdes.
Nëna ishte shokuar, e në të njëjtën kohë edhe e tmerruar nga mendimi se si do t’i dilte përpara të shoqit.
Kur babai i shqetësuar vjen në spital, e shikon djalin e vdekur, dhe i afrohet të shoqes dhe i shqipton vetëm tri fjalë.
Si mendoni çfarë i thotë ???
"TË DUA E DASHUR", ishin fjalët e burrit.
Një reagim krejt i papritur ...
Fëmija vdiq. Ai se kthen dot më në jetë. Por, nuk kishte pse ta fajësonte të shoqen.
Ai e dinte se sikur të ishte më i kujdesshëm dhe ta largonte shishen e gjithë kjo s’do të kishte ndodhur.
Prandaj, s'kishte pse të kërkonte fajtorin. Në anën tjetër, edhe ajo e kishte humbur fëmijën e saj të vetëm.
Ajo çfarë ajo kishte nevojë në ato momente ishte ngushëllimi nga bashkëshorti i saj dhe këtë ai ia dha.
“Ndonjëherë në harxhojmë kohë duke kërkuar fajtorin, në familje, në punë, dhe me njerëzit që ne i njohim dhe me këtë ne humbasim ngrohtësinë në marrëdhëniet njerëzore duke mos i dhënë njëri-tjetrit mbështetje.
Të mos e falni dikë që e doni ndoshta ju duket e lehtë, sepse duke ia hedhur fajin dikujt tjetër ju mendoni se me këtë e largoni një barrë nga vetja juaj, por kjo nuk është aspak e drejtë, e në anën tjetër ju bën të humbisni njerëzit tuaj shumë të çmuar.
Mos e shtoni ankthin, dhimbjet dhe vuajtjet duke mos falur dikë.
Nëse të gjithë do të kishin këtë këndvështrim, kjo botë do të kishte më pak probleme.
Largojini nga vetja gjitha xhelozinë, mosgatishmërinë për të falur, egoizmin, friken dhe ju do të gjeni gjëra që në fakt nuk janë aq të vështira sa ju i mendonit

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.