Mrekullia e Krijuesit: Merimanga kërcyese

Të gjithë e dimë se merimangat i thurin rrjetat e tyre për t’i kapur insektet.

Por, merimanga kërcyese, ndryshe nga merimangat tjera, kërcen mbi viktimën e saj. Ajo, me aftësi të lartë, kërcen dhe kap viktimën e saj. Duke kërcyer pas mizës, mund ta kapë edhe nëse ajo është duke fluturuar në ajër gjysmë metra mbi te.

Kjo merimangë ia del ta bëj një kërcim të tillë përmes tetë këmbëve të saj të cilat funksionojnë në principin e shtypjes hidraulike, kështu që shumë shpejtë mund t’i afrohet viktimës dhe ta kapë me nofullat e saj të forta. Ky kërcim zakonisht bëhet në një mjedis me shumë bimë. Merimanga, në një mjedis të tillë, duhet ta llogaritë këndin më të mirë për një kërcim të suksesshëm, pastaj ta përshtat shpejtësinë dhe kahjen e viktimës së saj.

Është mjaft interesante edhe mënyra se si mbrohet pasi ta ketë kapur gjahun. Kjo merimangë e vë në rrezik jetën e vet, sepse gjatë kërcimit për ta kapur gjahun, ajo hidhet në ajër dhe shumë lehtë mund të bie në tokë nga një lartësi e madhe (kjo merimangë zakonisht jeton në pemë të larta). Por, zakonisht kësaj merimange kjo nuk i ndodh. Rrjeta që merimanga e punon para kërcimit, të cilin e kapë për degë, e mbron nga rënia në tokë duke ia mundësuar lëkundjen në ajër. Kjo fije është aq e fortë sa që e mbanë merimangën dhe viktimën e saj.

Helmi të cilin e injekton në trupin e viktimës dhe transformimi i indeve në gjendje të lëngët është vetia tjetër interesante e kësaj merimange. Ushqimi i merimangës nuk është asgjë tjetër veçse indet e viktimës së tij.

Është e sigurt se vetitë e kësaj merimange nuk janë rastësi. Për të jetuar, duhet të posedon shkathtësinë e kërcimit, në të njëjtën kohë të dinë ta punoj rrjetën për t’u mbrojtur nga rënia. Nëse s’do të kishte mundësi të kërcente, do të mbetej e uritur dhe do të vdiste. Nëse s’do të kishte mundësi ta punonte rrjetin, ose nëse ajo nuk do të ishte e fuqishme, mundësia për të mbijetuar do të ishte e vogël. Kështu kjo merimangë duhet të ketë një strukturë trupore të aftë për kërcim dhe sistemin për punimin e rrjetit shumë të fortë për ta mbajtur atë dhe viktimën e saj.

Prandaj, merimanga nuk është vetëm mekanizëm i cili kërcen dhe prodhon fije të rrjetit, por organizëm i gjallë i cili me të gjitha vetitë e saj të përsosura ekziston nga fillimi. Zhvillimi i këtyre vetive nuk mund të anashkalohet. P.sh. a mund ta paramendoni merimangën pa sistem të plotë të tretjes?


Shikimi i saj - 360 shkallë rreth vetit

Aftësia e pamjes është vetia tjetër interesante e merimangës kërcyese. Shumë organizma të gjallë, përfshirë këtu edhe njeriun mund të shohin vetëm një pjesë të caktuar të hapësirës me dy sytë e tyre dhe nuk janë në gjendje të shohin pas vetit.

Por, shikimi i merimangës kërcyese është krejtësisht ndryshe, ajo mund të sheh në të gjitha anët rreth vetes, përfshirë edhe gjërat që i ka pas vetit, me katër palë sy të vendosura në maje të kokës. Dy sytë e saj janë të avancuar përpara nga mesi i kokës të cilat i ngjajnë epruvetës. Këta dy sy, në zgavrat e tyre, mund të sillen në anën e majte dhe te djathtë, pastaj poshtë e lartë. Katër sytë e tjerë, që gjenden ne pjesët e jashtme të kokës, nuk e kanë pamjen e plotë, por mund të vërejnë çdo lëvizje rreth tyre. Aftësia e syve të merimangës kërcyese që të shikojnë në mënyrë të pavarur i ndihmon perceptimin shumë të shpejtë të objektit. Është çudi e madhe që merimanga kërcyese ka tetë sy dhe shikim prej 360 shkallëve, derisa organizmat tjerë kryesisht i posedojnë nga dy.

Është e sigurt se ky insekt nuk ka mundësi që vetvetiu të “kuptoj” se të gjitha këto do të jenë të dobishme për te dhe m’u për këtë ka prodhuar gjashtë sy shtesë, apo të jemi më preciz, këto sy lindën rastësisht. Por, është e qartë se ky organizëm me të gjitha këto veti është krijuar nga Krijuesi absolut.


Teknika e maskimit

Merimanga kërcyese posedon një teknikë të përsosur të maskimit. Ky lloj merimange i ngjason shumë milingonave dhe vetë ato mendojnë se është njëra prej tyre.

Dallimi i vetëm mes tyre është në numrin e këmbëve. Merimangë ka tetë këmbë, derisa milingonat kanë vetëm gjashtë. Për ta larguar këtë “mangësi” të cilin ato shumë lehtë mund ta vërejnë, merimanga i shtrin dy këmbët e saj të para duke i ngritur lartë. Në këtë formë këmbët e saj duken si antenat e milingonës. Por, forma e maskimit nuk mbetet me kaq. Këtij insekti, gjithashtu i nevojitet edhe forma e syve që do ta bëjë të ngjashëm me milingonën. Sytë e saj nuk janë të mëdhenj dhe njolla e saj e mbylltë nuk është si ajo e milingonave. Por, ajo posedon një veti e cila e ndihmon ta zgjidh këtë problem. Merimanga ka dy njolla të mëdha në dy anët e kokës së saj dhe ato dy njolla i ngjajnë syve të milingonës.

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.