Mrekullia kuranore: Nitrogjeni brenda molekulës së klorofolit

Një student në Fakultetin e Shkencave në Sarajevë, duke lexuar Kur'anin, ka vërejtur një nga mrekullitë e shumta të Allahut. Ai nuk ka njohuri se dikush para tij ka shkruar apo folur për këtë temë. Por, gjithsesi, për ne mjafton të bindemi se shkenca dita ditës po sjell fakte të reja që dëshmojnë se Kur'ani është libër i zbritur nga Ai, njohuria e të Cilit përfshin gjithçka.

"Hulumtimin" e tij po e sjellim në tërësi:

" Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente. "( El- Bekare , 164) .

Allahu i Madhërishëm, në librin e Tij, në shumë vende përmend shiun, retë, bimët si dëshmi të madhështisë së Tij të madhe. Duke lexuar ajetet, ku mes tjerash ndodhen këto dëshmi shtrohet pyetja, pse Allahu xh.sh. në kaq shumë vende, aq shumë herë përmend bimët e gjelbra dhe shiun, e përmend këtë dhe e krahason me ciklin e jetës së bimëve (ku shiu është i pashmangshëm) me jetën e njerëzve në tokë, i cili në mungesë të shiut zhduket dhe venitet si një bimë.

Sigurisht, asgjë në librin e Allahut nuk është përmendur rastësisht dhe asgjë nga libri i Allahut nuk është gënjeshtër, çdo ajet është i vërtetë dhe e vërteta gjithmonë mund të dëshmohet, edhe për të vërtetën ekzistojnë shpjegime të qarta. Kështu një numër i madh i ajeteve, në sajë të zhvillimit të shpejtë të shkencës, e sidomos në shekullin e fundit, janë dëshmuar dhe elaboruar shkencërisht përmes shumë librave të cilat rrëzojnë tezën e shqiptuar se "ekziston konflikti mes religjionit dhe shkencës", dhe se "religjioni, respektivisht, shpalljet hyjnore dhe shkenca nuk mund të shkojnë së bashku" Këto bindje dhe të ngjashme nga "shkencëtarët " materialiste të cilët i mbyllin sytë e tyre para të vërtetës bëhen qesharake dhe të dëshpëruara.

Edhe një tjetër, në serinë e dëshmive të autenticitetit të fjalës së Allahut është procesi i fotosintezës . Mbijetesa e qenieve të gjalla varet nga aktivitetet e botës bimore, në dy aspekte. E para, bimët janë organizma të vetëm të aftë që energjinë në dispozicion të rrezatimit diellor ta shndërrojnë të domosdoshme për jetë. E dyta, gjatë këtij procesi, lirohet oksigjeni, i cili është gjithashtu kusht i jetës i të gjitha bimëve dhe kafshëve. Procesi i tillë në të cilin energjia e dritës shndërrohetnë atë kimike dhe akumulohet në formën e komponimeve organike quhet fotosintezë. Besohet se të gjitha komponimet organike dhe i gjithë oksigjeni, i cili ekziston sot, vijnë nga fotosinteza.

Të gjitha organizmat që janë në gjendje ta kryejnë fotosintezën përmbajnë organela të veçanta në të cilat gjenden pigmentet fotosintetike. Fotosintezën e kryejnë kloroplastet, të cilat përmbajnë pigmente klorofili. Këto janë pigmente jeshile, ku në strukturën kimike të tyre marrin pjesë, katër unaza pirrole të lidhura në unazën porfirike, në qendrën e të cilit është atomi Mg, i lidhur me lidhje të koordinuara për azot (N) të pirrolit. Klorofili është estar i acidit të klorofilit dy karboksilik. Të gjitha këto të përmendura mund të shihen në foto.

http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1556021913.jpg

Por, ajo që është interesante, e që ka të bëjë me strukturën e klorofilit është nitrogjeni/azoti (N), i cili është komponent i detyrueshëm i molekulës së klorofilit, pa të cilin nuk ka pothuajse asnjë sintezë të substancave organike. Prandaj, pa këtë komponent, lirisht mund të themi se i tërë procesi i fotosintezës rrezikohet. Nitrogjeni është i vetmi element i cili nuk vjen në minerale (shkëmbinj) nga të cilat formohet toka. Azoti në forma të ndryshme nga ajri (retë) vjen në tokë, kryesisht ne formën e nitrateve dhe amoniakut nga të reshurat. Në mungesë të azotit aktiviteti fotosintetik, ashtu siç tashmë e kemi thënë, rrezikohet ose zvogëlohet.

Këtu vijmë deri te përfundimi se në shiun, të cilin Allahu xh.sh. e lëshon nga mëshira e Tij në tokë për ta ringjallur, gjendet nitrogjeni, ose më mirë të themi, një komponentë shumë i rëndësishëm në strukturën e klorofilit, i cili ndër të tjera është përgjegjës për gjelbërimin e bimëve për të cilin i Plotfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi pas shpjegimeve të parashtruara thotë: "A nuk e di se Allahu e lëshoi shiun prej qiellit, e toka agon e gjelbëruar, vërtet, Allahu është i kujdesshëm, mirënjohës." (El-Haxh, 63).

Twitter Digg Delicious Stumbleupon Technorati
Index ->

Komentet

No Comments!

Komento këtë artikull:

* Emri
* E-mail adresa juaj 1
* Your Comment 2

shkronja të mbetura.

 

Shkruaj kodin:

Captcha

 

* Fusha duhet të plotësohet patjetër


1. E-mail adresa juaj nuk do të publikohet, dhe do të jetë e dukshme vetëm për administratorët e faqës.


2. e posedon të drejtën e redaktimit, modifikimit dhe fshirjes së komenteve që kanë përmbajtje ofenduese, që fyejnë dikë dhe që nuk i përmbahen temës së artikullit. Gjatë komenteve gjithashtu nuk lejohet reklamimi i ndonjë ueb-faqe.